Ambasadori i ri, tre prioritetet e diplomacisë amerikane në Shqipëri

28 Maj 2026, 12:20Politika TEMA
Ambasadori i ri, tre prioritetet e diplomacisë amerikane në

Nga Blerina Gjoka


Emërimi i gjeneralit Eric Wendt në senatin amerikan pritet me interes në Tiranë, veçanërisht për prioritetet e shpallura të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe çështjet e sigurisë në kuadër të aleancës në NATO.

Gjenerali-lejtnant në pension, Eric Wendt pritet të miratohet në Senatin Amerikan si ambasadori i ri amerikan për Shqipërinë, thuajse tre vite pas largimit të ambasadores së fundit amerikane, Yuri Kim.

I nominuari i presidentit Donald Trump për këtë detyrë ka ngjallur shumë interes në Tiranë për shkak të profilit të tij dhe marrëdhënieve mes dy vendeve – veçanërisht për pritshmëritë që ka roli i diplomacisë amerikane në politikën e brendshme shqiptare.

Gjatë dëgjesës në Senat, Wendt foli për qasjen që pritet të ndjekë administrata amerikane ndaj Shqipërisë në lidhje me sigurinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe mbështetjen ndaj SPAK-ut. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të interesave ekonomike amerikane në rajon.

Wendt, i cili ka shërbyer si komandant i Forcave të Operacioneve Speciale të NATO-s në Evropë dhe ka bashkëpunuar drejtpërdrejt me Forcat Speciale shqiptare, e përshkroi Shqipërinë si një aleate të rëndësishme të NATO-s. Në këtë kontekst, ai tha se do të punojë që Shqipëria të përmbushë objektivin për rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe të forcojë kapacitetet e sigurisë kibernetike.

Por pjesa që tërhoqi më shumë vëmendjen në Tiranë ishte qëndrimi i tij ndaj Prokurorisë së Posaçme, SPAK- të cilën Wendt e përshkroi si ‘një organizëm i vlefshëm’, ‘i pavarur’ dhe ‘apolitik’.

Analistë të politikës e shohin emërimin e Eric Wend si një sinjal të vazhdimësisë së interesit strategjik amerikan ndaj Shqipërisë, veçanërisht në çështjet e sigurisë, reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit. Ata vlerësojnë gjithashtu se profili i tij ushtarak dhe deklaratat për SPAK-un tregojnë se Uashingtoni synon të ruajë një rol aktiv në zhvillimet politike dhe institucionale të vendit.

Për Afrim Krasniqin, drejtor i Instituti për Studime Politike, ardhja e një ambasadori të ri amerikan pas një vakance të gjatë është një zhvillim me rëndësi politike dhe strategjike për Shqipërinë.

“Është lajm i mirë ardhja e ambasadorit të ri, sepse nominimet e mëparshme nuk arritën të merrnin miratimin dhe Shqipëria kishte mungesë përfaqësimi në një periudhë të rëndësishme,” tha Krasniqi për BIRN.

Sipas tij, Shqipëria mbetet një vend me nevojë të fortë për prezencën amerikane, jo vetëm për shkak të marrëdhënieve historike mes dy vendeve, por edhe për mënyrën sesi SHBA-ja ndërhyn në raport me institucionet dhe prioritetet strategjike.

“Shqipëria ka nevojë jetike për prezencën aktive të SHBA-së. Ndryshe nga Bashkimi Europian, mënyra se si amerikanët operojnë është më konkrete, më e shpejtë dhe më direkte,” u shpreh ai.

Prioritetet e shpallura nga Wendt ai nuk i sheh të ndryshme nga qasja e mëparshme amerikane ndaj Shqipërisë, me fokusin te drejtësia si mbrojtje e ‘investimit’ të tyre në funksion të demokracisë funksionale.

“Reforma në drejtësi është eksperimentuar në Shqipëri kryesisht për shkak të meritës dhe mbështetjes amerikane dhe besoj se mbështetja për SPAK-un do të jetë sërish prioritet, sepse është një produkt ku SHBA-ja ka investuar politikisht dhe institucionalisht,” tha Krasniqi.

Por Krasniqi hedh poshtë pritshmëritë politike në Tiranë për një ndryshim të mundshëm të kursit amerikan në varësi të administratës në Uashington.

“Kjo retorikë në Tiranë për pritshmëri me natyrë partiake nuk mendoj se qëndron. Presidentët amerikanë, qofshin republikanë apo demokratë, kanë pasur pak a shumë të njëjtën axhendë ndaj Shqipërisë. Mund të kenë ndryshuar prioritetet globale, por jo qasja amerikane ndaj një vendi si Shqipëria,” theksoi ai.

Edhe ish-ambasadori Arben Çejku e interpreton emërimin e Wend si vazhdimësi të politikës amerikane në rajon, sidomos në raport me luftën kundër korrupsionit dhe mbështetjen për SPAK-un.

“Mungesa e ambasadorit për tre vite nuk lidhej me një qëndrim të SHBA-ve ndaj Shqipërisë, por me pamundësinë për të kaluar kandidaturat në Senat,” tha Çejku, duke shtuar se ardhja e ambasadorit do t’i japë një shtysë të re interesave amerikane në Shqipëri, përfshirë “mbështetjen për SPAK-un, drejtësinë e re dhe luftën kundër pandëshkueshmërisë në nivele të larta”.

Sipas tij, përmendja e SPAK-ut në senatin amerikan nuk ishte rastësore, por sinjal se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të mbetet në qendër të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Përmendja e SPAK-ut dhe e luftës kundër trafiqeve ndërkombëtare si interesa amerikane tregon se kjo do të mbetet një nga kryefjalët e ambasadorit të ri,”- tha Çejku duke vlerësuar se sfida kryesore për vendin do të jetë ruajtja e ritmit të reformës në drejtësi në një moment kur, sipas tij, ‘ka sinjale për ngadalësim’.

Ai paralajmëroi se normalizimi i bashkëjetesës me korrupsionin dhe krimin do të kishte pasoja serioze për shtetin ligjor.

“Shpresojmë që angazhimi amerikan të vazhdojë për të frenuar çdo përpjekje për ta zbutur këtë luftë dhe për të mos lejuar që shqiptarët të mësohen të bashkëjetojnë me krimin dhe korrupsionin, sepse ky do të ishte fundi i shtetit ligjor dhe i funksionimit të demokracisë,” tha ai.

Çejku vlerëson gjithashtu profilin ushtarak të Wendt në kontekstin e zhvillimeve të sigurisë në rajon dhe rolit të Shqipërisë në NATO.

“Në sfondin e presionit rus dhe të faktorëve të tretë në rajon, ky profil mund të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit ushtarak të Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe në raportet bilaterale me SHBA-në,” përfundon ai.

9 Komente

  1. P
    Padroni

    "Wendt e përshkroi Prokurorisë së Posaçme, SPAK si ‘një organizëm i vlefshëm’, ‘i pavarur’ dhe ‘apolitik’" Keto fjale duhet ti lexoj e ti ngulitet ne true Meros. Mero i sherben sherben me aq me zell padronit te tij, Rames, sa qe denigron karakterin, inteligjencen e llogjiken. Merua eshte ne luft me sistemin e drejtesis. Por ai dhe padroni (Rame) duhet te kuptoj se jane kohe te tjera. Shqiperia eshte e hapur dhe forca e EU dhe SHBA qe Merua/Rame nuk jane ne gjendje ti perballojne.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drejtesi

      Zoti ambasador ardhsh me kembe te mbare. Te presin shume probleme kyce per te zgjidhur, ceshtja e pronave qe po e fut popullin ne hasmeti si shkak I korrupsionit te organeve te Kadastres, bashkise, policise dhe IMT. Kriminaliteti si hallke e forte SPAK te kape peshqit e medhenj qe la Arvizuja, ish ambasadori ametikan tek ne. SPAK te vihet ne pozita pune, te mos fsheh dosjet per politikanet e paprejshem. Jane shume ceshtje penale te nxehta qe nuk kane filluar akoma. Shpresa tek populli vdes e fundit. Mjaft ka vuajtur. Te marin fund njehere e pergjithmone. Ndryshe mos e mbani popullin me shpresa te remember. Nuk kishim nevoje per kete demokraci qe te gjithe politikanet paperjashtim keto 35 vite vodhen sa plasen. Tregojuni vendin ne se jeni Amerika qe duam.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fshatari

        Skllav e bir skllavi. Pret te vij amabasadori i huaj te zgjidhe porbelmet e tua. Dhe ti rrish ne kafene tere diten e te besh muhabet per ambasadoret. Ti nuk je as njeri, se njeriu nga natyra kerkon ti zgjidhe vete problemet e tij. Vetem qente presin tju hedhin ndonje kocke e te lehin atje ku i ushqejne

        Përgjigjjuni
      2. F
        Fshatari

        Krasniqi - “..... Presidentët amerikanë, qofshin republikanë apo demokratë, kanë pasur pak a shumë të njëjtën axhendë ndaj Shqipërisë. ..." Ky ose ben propagande ose eshte nje idiot pa asnje dije nga realiteti. Bota e tere po ndryshon ndersa ky akoma thote ska asnje ndrysim. Ky thote mos u besoni syve e vesheve, por asaj qe them une. Skam cfare te them me shume....

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirana e Re

          Ky ka per te qene vdekjeprures per klanin zeni-saliu-mirela furxhi-mazniku

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pensionisti i Porcelanit

            Gjenerali Wendt do beje nje "Vrime ne uje" ne Shqiperi, se Rusia e ka kreun e agjenture se fshehte kryetar te Opozites, qe i shtrire perdhe te gjithe paraardhesit e tij te Rruga e Elbasanit.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luaj domino

              Pra ti thua qe Berisha qenka i pamposhtur qe nuk pyet per Ameriken persa kohe ka Rusine!!! Dmth shpejt ose vone do vije ne pushtet se Amerika po iken nga Europa kurse Russia ketu eshte. Me mire luaj domino sesa poston budalleqe

              Përgjigjjuni
            2. B
              Benny Blanco Junior

              "Asgjë të re nga fronti i Perëndimit", kjo është shprehja më tipike për lajmin për ambasdorin e ri. Gazeta, keni për detyrë të informoni publikun për të vërtetën. Dëgjesa në Senat me Ambasadorin e ri nuk kishte asgjë të veçantë, më shumë u komentua gjatësia fizike e Ramës dhe gjeneralit(komenti i senatores Shaheen), sesa problematika që duhet të trajtojë përfaqësuesi i aleatit tonë strategjik. Për anhalistët e sipërcituar, duhet t'ju evidentoj se ky oficeri tha "Nga sa kam lexuar, për SPAK"...pra nu i kanë vënë në dispozicion asgjë nga Departamenti i Shtetit, por thjesht çfarë ka lexuar tek Tema. Nga sa duken bathët janë larg pashkët, thotë një shprehje në veri, siç duket dhe ky si gjithë të tjerët, nuk ka sgjë me interes , për sa shprehet para ligjvënësve. Gjthsesi, do shohim redaktimet e Mero, për sa shprehen amerikanët. Ky është link për dëgjitmin në senat. https://www.youtube.com/watch?v=xuQ8dxyf8II

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kot

                Nga pamja nuk me duket ndonje me brum ushtarak hesapi keta jane te kufizuar nga kapaciteti diplomatic,mos prisni ndonje cudi ky do jete se gjithe te tjeret. Habitem me rrote kari aty siper Qe I kerkonte qiqra ne he'll. Sa me shume te rrije Saliu gjalle aq me shume rrota kari do kete ky vend.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje