Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të premten se vendet e QUINT-it dhe NATO-ja nuk e mbështesin hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë në këtë kohë.
Ai i bëri këto komente pas një takimi të përfaqësuesve të vendeve të QUINT-it me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë.
“Përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara, së bashku ,me ambasadorin e BE në Kosovë, u takuam sot me kryeministrin Kurti për ta njoftuar se qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim në statusin e tanishëm të Urës së Mitrovicës në këtë kohë”, tha Hovenier për gazetarë pas takimit.
Më 18 korrik, Kurti ka se Qeveria e tij synon hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, dhe që ai veprim nuk është kundër askujt.
“Askush nuk mund të thotë që kjo nuk është një gjë e mirë dhe e drejtë, por ne dëshirojmë që edhe të zbatohet ligji, edhe të respektohet liria e lëvizjes, por edhe të kemi paqe e siguri për të gjithë”, tha Kurti muajin e kaluar.
Bashkimi Evropian, ndërkohë, ka thënë se çështja e hapjes së urës së Ibrit duhet të jetë temë e dialogut me Serbinë.
Kjo është kundërshtuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha të enjten se “një gjë e tillë do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë në vendin tonë”.
“Vuqiçi nuk ka çka pyetet se kur do të hapen urat për qarkullim në Republikën e Kosovës. Dialogu i vetëm që duhet të bëhet, është ai brenda Kosovës, në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë [veçanërisht me NATO-n]”, tha Osmani.
Diskutimet për urën janë aktualizuar në muajt e fundit, pas thirrjeve në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut që ura të hapet tërësisht për qarkullim. Këtë komunë në veri të Kosovës e udhëheq Erden Atiq nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
Kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhad Uglanin, pati thënë se zbatimi i vendimit për çështjen e urës u takon autoriteteve qendrore dhe institucioneve të sigurisë.
Zyrtarë të këtij Kuvendi, madje, patën thënë se hapja e urës është edhe nën juridiksion të Mitrovicës së Jugut dhe të misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, KFOR.
Edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, pati paralajmëruar në maj se ura “do të hapet shpejt”, dhe se po diskutohet me eprorët se si të bëhet kjo.
Faktori ndërkombëtar, në anën tjetër, po kërkon vazhdimisht të ketë koordinim mes të gjitha palëve të prekura që të mos përshkallëzohet situata.
Karabinierët italianë të KFOR-it kanë prani të përhershme mbi urën e Ibrit dhe kryejnë patrullime në rrethinë. Ura vëzhgohet edhe prej pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Shqiptarët në Mitrovicë të Jugut dhe serbët në Mitrovicë të Veriut – me të cilët ka biseduar më parë Radio Evropa e Lirë – janë të ndarë nëse ura duhet të hapet.
Për shqiptarët, hapja e urës do të ishte “gjë e mençur”, ndërsa për serbët vendim që rrit tensionet./REL
Keni shume te drejte. Atje do te kaloje kufirin Serbi - Kosoves.Keshtu keni vendosur Ju dhe ashtu do te behet.Vecse duhet te jeni objektiv ne te gjitha problemet nazionale Mes vendeve.Psh.Vendet e banuara nga ruse ,ti kthehen Rusise.Dhe keshtu lufta mbaron.Jugu i Shqiperise ti jepet Greqise sepse zemerohet Greqia dhe hap lufte ne bazen te ligjit te luftes me Shqiperine.Ja dhe Himaren e bene greke dhe kufirin tani mund te shkojne ne dalje te tynelit te Llogarase.Dhe keshtu,Sic bere me konferencen e Londres ne 1913 do te shpetoni Shqiperine nga zhurma greke e Vorio Epirit.Qendrimi europiane Ka qene vazhdimisht frymezues.Keshtu do te shpetojne bota nga lufta.
Pse Kurti nuk ben referendumin oer bashkim me Shqiperine qe vete e ka premtuar? Ai nuk pyet per Quintin, kundershton perendimin per cdo gje, por me mire do bente te mbante premtimin per bashkim kombetar. Por ai nuk e ben kete sepse nuk e lejon Serbia, dhe nderkohe nuk ka asnje shans te behet ai udheheqes i kombit te bashkuar, sepse ai eshte mashtrues korofillak dhe turpi i gjithe shqiptareve.
Si gjithmone,hapja e ures do kushtezohet me asociacionin.Edhe lindja e diellit dhe perendimi po i Diellit! do kushtezohet me asociaciinin.Kaq te cmendur jane keto ambasadoret qe nuk e kuptojne se: o sot o kurr njerezimi duhet te levizi pa pengesa.Kushtezime behen vetem ndaj kombit tone ne japim toke mijera hektare,ndersa ata na thone ja ju dhame nje gote uj.Poshtersirat ne dem te kombit tone,njerezimi nuk njeh.
Ata te dhane lirine o Flamur osmanlli, dhe ti sillesh si majmun me te! Tru, s'te jep njeri, ose duhet te kalojne mijera e mijera vite qe ti te zbresesh nga pema.
LIRI me PIKETA, sipas recetës së Shkinisë. Një herë e ftoi lejlekun në gosti dhelpra. Lejleku ia ktheu gostinë. E tillë na është liria kineze.