Ambasadorja Hohmann: Samiti që do të mbahet në Tiranë tregon rëndësinë e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor

25 Tetor 2022, 14:14Politika TEMA

Ambasadorja Hohmann: Samiti që do të mbahet në Tiranë tregon

Ambasadorja e BE, Christiane Hohmann ka folur për samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë duke thënë se tregon rëndësinë për anëtarësimin e këtyre vendeve në Bashkimin Europian.

Sa i përket nivelit të kriminaliteti de korrupsionit në vend, Hohmann përmend raportin e KE duke thënë se cështje e rëndësishme mbetet lufta kundër korrupsionit.

“Në fakt është hera e parë që samiti BE-Ballkani Perëndimor organizohet jashtë BE dhe vjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo tregon dhe rëndësinë që ka për ne i gjithë rajoni dhe anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Edhe puna që do të bëjnë këto vende drejt BE dhe për faktin që në Shqipëri dot ë vijnë në 6 dhjetor liderët e të gjithë vendeve.

Ju mund të dini se rreth 10 ditë më parë, KE ka botuar raportin vjetor për të gjtihë vendet e rajonit, përfsahirë dhe Shqipërinë. Është raport që përfshin gjendjen e vendit. Për të gjithë ata që janë të interesuar, në raport një pjesë e rëndësishme ka të bëjë me sundimin e ligjit. Raporti është i qartë sa i përket konsolidimit dhe për të luftuar cështje si lufta kundër korrupsionit”, tha Hohmann.


Më 6 dhjetor, liderët e Bashkimit Europian do të vijnë në Tiranë pasi do të mbahet samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor. Në samitin që mbahet për herë të dytë brenda vitit, mes liderëve që pritet të vijnë në kryeqytet janë presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

Samiti vjen në një moment kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur negociatat, ndërsa Kosova pret liberalizimin e vizave dhe Bosnje-Hercegovina pret statusin e vendit kandidat. Nga ana tjetër, Serbisë po i kërkohet më shumë progres në dialogun me Kosovën për të avancuar në procesin e integrimit në BE.

Ballkani Perëndimor ka kërkuar të mos lihet vetëm nga Brukseli përballë krizës energjetike me të cilat po përballet e gjithë bota. Ndërkohë BE ka premtuar se do të përfshijë 6 vendet e BE në projekt e saj për t’iu gjendur pranë në këtë periudhë krize.

Lini një Përgjigje