Bushati i drejtohet Bogdanit: Do ishte mirë po të kandidoje për Tiranën, por s’fiton

25 Tetor 2022, 13:36Politika TEMA

Bushati i drejtohet Bogdanit: Do ishte mirë po të kandidoje për

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati deklaroi se ish-deputeti demokrat, Gerti Bogdani do ishte një kandidaturë e mirë e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës.

Në një intervistë në Euronews Albania, Bushati iu drejtua Bogdanit, se nuk do mund të dilte fitues në Tiranë.

“Për mua, të ishte Gerti kandidat, nuk do fitonte, por do ishte mirë për PD-në”, theksoi Bushati.

Por Bogdani iu kthye duke  i thënë se këtë e vendosin qytetarët.

“Këtë nuk e themi dot, këtë ia lëmë garës. Tirana, sado e vështirë, është një sfidë e bëshme dhe një garë e fitueshme”, replikoi Bogdani.

Presidenti Bajram Begaj caktoi 14 majin 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore të ardhshme.

Lini një Përgjigje