Berisha: Rama dhe guvernatorja Yuri Kim duan të më rrëmbejnë partinë, sondazhet më nxjerrin fitues të sigurtë

25 Tetor 2022, 09:35Politika TEMA

Berisha: Rama dhe guvernatorja Yuri Kim duan të më rrëmbejnë

Sali Berisha akuzon ambasadoren amerikane në Shqipëri, se po ndihmon Edi Ramën, që të marrë logon e PD-së. Sipas tij, shumica e deputetëve janë me PD-në, kurse një pjesë janë “masha” të qeverisë.

“Ata janë një mashë e tyre. Këtu është qeveria, që me çdo kusht, do që t’i rrëmbejë logon PD-së, pra Edi Rama, ndihmuar në mënyrën më absurde dhe më të papranueshme nga ambasadorja Yuri Kim”, deklaroi Berisha gjatë një intervistë për gazetaren Elona Meço në RTSH.

Berisha thotë se grupimi tjetër në PD mund të garojë si fraksion.

“Statuti ka përcaktimet e veta. Ata janë anëtarë të PD. Në rast se dëshirojnë të bashkohen në këtë fushatë, ata kanë vendin e tyre të pamohueshëm, në rast se dëshirojnë të krijojnë fraksion, ata kanë vendin e tyre. Statuti nuk është Sali Berisha. Statuti është kushtetuta e PD dhe Sali Berisha është i detyruar të zbatojë çdo nen të tij”, tha Berisha.

Sipas tij, opozita tani është bërë tërësisht e besueshme dhe se të gjitha sondazhet janë në favorin e saj. Berisha nënvizon se opozita nuk është më një freskore e regjimit, por janë forca politike që qëndrojnë ballë për ballë, të vendosura për ta mposhtur regjimin.

“Ai (Rama) ka nisur turin e partisë shtet. Ai është turi i fundit i tij. I turpshëm, sepse po mbledh rrogëtarët, shkollat dhe qartë po garon si parti shtet. Nëse u referohemi sondazheve, sondazheve dixhitale, ka një prevalencë të plotë të opozitës mbi Ramën. Në sondazhe të tjera, rënia e tij është e lirë. Dhe po kështu, e lirë, është e rënia e qeverisë së tij” – tha Berisha.

“Nuk ka palë tjetër këtu. Ka qeveri dhe është dhe guvernatorja, Yuri Kim. Grupim tjetër në PD? Jo, ata janë një mashë e tyre. Këtu është qeveria që, me çdo kusht, do që t’i rrëmbejë logon PD-së, pra Edi Rama, ndihmuar në mënyrën më absurde dhe më të papranueshme nga ambasadorja, Yuri Kim. Ata janë anëtarë të PD, por ata që vazhdojnë të bëjnë ata lojë, ata bëhen mashë e Edi Ramës”, tha Berisha.

4 Komente

  1. p
    popull

    Ju qifte kina nenen e drejtues televizionesh qe vazhdoni e i jepni hapsire kesaj kerrrme Serbe,

    Përgjigjjuni
    1. B
      BABALE i PD

      Sipas sondazhit te i Qim Pekes Sandrit te klanit Fevziu Shkullaku ti del fitues haaaaa bisturia po mo psikopat dogje vrave shkaterove vendin kur drejtesia nuk funksionon pse mos te kendosh si gjeli maje plehut ti plehre e hoxhakut enverist pis bj3eri

      Përgjigjjuni
      1. m
        mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

        ca partie ke ti mer kar ti je 25% e votave ,pjesen me hipokrite,negative dhe deshtake te shoqerise shqiptare, njerezit qe skane nxjerre kurre mesim nga pesimet...je ish sigurims prandaj dhe usa me uk te nxorri nongrata je me keq se trafikantet e droges nga krimet qe ke bere

        Përgjigjjuni
        1. A
          Avokati francez i Saliut

          Guvernatorja Kim ta ka fut gishtin ne byth dhe nuk ta nxjerr deri kur vije guvernatori tjeter nga Amerika. Shanset jane qe ai tjetri ta kete gishtin me te gjate pasi Kim eshte me origjine nga Azia. Sali nuk ka shqiptar qe te beson.Edhe ata qe te vijne mbrapa e dine qe je super mashtrues por ju duhen ato therrimet qe ju jep ose premton.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje