Precedenti Ilir Metaj, arsyeja përse shqiptarët kanë humbur besimin tek drejtësia

25 Tetor 2022, 09:25Politika TEMA

Precedenti Ilir Metaj, arsyeja përse shqiptarët kanë humbur

Në 2020, pak muaj pas ngritjes së SPAK, 70 për qind e shqiptarëve kishin besim se struktura e re dhe themeli i gjithë reformës në drejtësi do të funksiononte.

Një vit më vonë, megjithëse shumica e qytetarëve ende besonin SPAK-un, shifra ra në 38 për qind. Por, në harkun kohor të 12 muajve shifra është përmbysur. Sot, shumica e qytetarëve shqiptarë nuk kanë besim të Prokuroria e Posaçme.

Sipas sondazhit të Euroneës Albania 42 për qind e shqiptarëve nuk besojnë as që SPAK po bën një punë të mirë, as që është i pakapur politikisht.

Çfarë ndodhi në këtë periudhë? Rënia më e madhe e besimit te SPAK lidhet me dosjet e bujshme që flenë në sirtarët e Arben Krajës dhe të prokurorëve të posaçëm. Pesë prej tyre janë kundër Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Paditë e dorëzuara në seri ndaj ish-Presidentit dhe ish-kryetares së LSI-së nuk e kanë nxitur SPAK-un që të veprojë.

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka shpërndarë tek-tuk ndonjë deklaratë si për të krijuar përshtypjen se vijojnë hetimet. Deklaratat, siç tregon sondazhi nuk kanë bindur qytetarët, që janë njohur nga denoncimet mediatike mbi akuzat për korrupsion, fshehje e mosdeklarim të të ardhurave nga çifti Meta-Kryemadhi.

Meta akuzohet në dy kallëzime të ish-deputetit Halit Valteri për lobim në SHBA me para korrupsioni, të cilat nuk i ka deklaruar në Shqipëri. Bëhet fjalë për shifra që shkojnë deri në 1 milionë euro. Monika Kryemadhi dyshohet se ka fshehur pagesat e kryera në një klinikë estetike në San Marino në vlerë po 1 milionë euro.

Për të gjitha këto denoncime SPAK ka mbetur në vend, me përjashtim të një njoftimi të shpërndarë në muajin gusht ku kërkonte nga gjendja civile inicialet e Ilir Metës, nëse e kishte Meta, apo Metaj. Rezultoi që në fund ishte mbiemri i dytë. Ish-Presidenti ka përdorur mbiemrin Meta gjatë tre dekadave në politikë pa e ndryshuar përmes një akti të njohur ligjërisht. 

I takon SPAK të përcaktojë nëse përgjatë të gjithë urdhërave e vendimeve që Ilir Metaj ka marrë si Kryeministër, ministër, deputet, kryetar Kuvendi e President kanë elementë të akuzës së ‘përvetësimit të funksioneve shtetërore, apo të fasifikimit të dokumentave’.

Gjithsesi, Meta-Kryemadhi janë dosjet më të bujshme që flenë, por jo të vetmet. Dosje të tjera me të cilat SPAK po ecën me shpejtësinë e breshkës janë koncesionet në shëndetësi. Janë katër prej tyre për të cilat është ngritur padi në Prokurorinë e Posaçme, me disa para se SPAK të themelohej. Koncesioni i laboratorëve dhe ai i sterlizimit janë ata për të cilët janë ngritur akuza për korrupsion.(Voxnews.al) 

4 Komente

  1. S
    SBS

    "Rastesisht"?! Mos keni harruar Berishën me trungun familjar dhe politik të tij?! Mediun për Gërdecin, etj etj

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Shtet i degjeneruar, me drejtësi të degjeneruar, me njerëz të degjeneruar, me të ndershmit që nuk mbushin barkun me bukë .

      Përgjigjjuni
      1. V
        Veterani

        Ky Kraja eshte nje top hallve qe mezi pret te mbaroje mandatin , se nuk eshte nga ata burra qe mbajne presionin. Ka pazare te vjetra me Liken ky dhe nuk do te prishe qejf me te , prandaj i zvarrit dhe dosjet e tij . Drejtesine turperohet me te tille juriste .

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cekani

          (KORRUPSIONI) e ashtuquajtura drejtesi SPAKU jane te kapur prej gryke nga politika.Ky vend me korrupsionin me te madh ne Europe nuk rregullohet as per 1000 vjet.Lume politikanet mjere populli.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje