Pse po sjell tërmet politik hapja e dosjeve për ish-zyrtarët e lartë

24 Tetor 2022, 18:10Politika TEMA

Pse po sjell tërmet politik hapja e dosjeve për ish-zyrtarët e

Nga Ylli Pata

Prej 30 vitesh është debatuar e folur shpesh për qënien e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit në politikën e lartë dhe zyrat e shtetit. Në ambjente kafenesh, apo edhe media të ndryshme kanë dalë lista pseudonimesh, apo akuza të ndryshme. Në luftën politike mes palëve brenda PD-së por edhe partive të tjera të së djathtës ka pasur mjaft akuza e sharje për “spiunët”.

Por gjithmonë, ky debat mbeti në nivelin e thashethemeve të pijetoreve, e kurrë nuk pati të paktën një herë, një hap për të çuar në verifikimin e këtyre “listash me pseudonime”, apo akuza që vinin nga qarqet periferike.

Ekzaktësisht kjo zhurmë vetëm ndihmoi statusquonë që në thelb kishte shantazhin e keqpërdorimin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit për të ruajtur pushtetin personal të njeriut që kishte marrë i pari kontrollin mbi këto dosje nga shërbimi sekret. E ky ishte Sali Berisha, i cili pati kontrollin që në fillim nëpërmjet SHIK dhe kreut të tij Bashkim Gazidede, duke krijuar një mekanizëm me distancë sanitare nga çdo ndikim i jashtëm.

E sot, kur Parlamenti miratoi ligjin e hapjes së plotë të dosjeve për politikanët dhe zyrtarëve të lartë, efekti ishte i menjëhershëm.

Në publik kanë nisur të dalin jo thjeshtë emra, por dhe dokumente e faksimile për njerëz shumë shumë të rëndësishëm të kupolës së lartë qeverisëse të Partisë Demokratike.

Nxjerrja e dy emrave të ministrave të qeverisë së parë të PD-së sot në treg, duket se është vetëm fillimi, ngase gjërat mund të percepitojnë.

Kjo qoftë për arsye pragmatike, apo edhe parimore të njerëzve që po bëhen protagonist në këtë kauzë. Megjithatë, nisma e marrë nga gazetari Nebil Çika, i cili drejton një prej shoqatave të të përndjekurve politikë, duket se ka një synim mjaft të qartë politik.

Si në shkrimet e tij, apo edhe në daljet televizive për këtë çështje, Nebil Çika po i mëshon rrëzimit të një fabule që është hapur këto 30 vjet mbi shtresën e ish-të të përndjekurve politikë, që prej kësaj pjese ka më shumë ish-bashkëpunëtorë.

Kjo qasje realisht është e rëndësishme jo vetëm për të pastruar këtë imazh të gënjeshtërt e djallëzor, por edhe për të hapur realisht garën politike brenda PD-së, për atë grup njerëzor që përbën edhe kartën reale morale të së djathtës shqiptare.

Por përveç rolit të kupolës, bomba apo orteku më i madh pritet të shpërthejë në bazën e Partisë Demokratike, pra në strukturat lokale të saj. Ku realisht debate për spiunët dhe dosjet ka 30 vite që bëhet, por asnjëherë zërat nuk kanë marrë të drejtën e qytetarisë që të kenë peshë.

Pasi ndërsa në diktaturë e drejta e fjalës të ndalohej me ligj dhe të dënonin nëse flisje, në 30 vitet e “demokracisë”, nuk u ndalua fjala, por puna është se nuk e merr kush parasysh këtë fjalë, e penalizoheshe në mënyra të ndryshme. Ku kryesorja është largimi nga politika apo nga puna nëse punojë në administratë apo vend të lidhur me politikën.

Ky fenomen natyrisht që nuk është vetëm në PD, porn ë të gjithë politikën shqiptare. Pasi ka shumë që mendojnë ndryshe nga kryetari, por nuk shprehen, sepse e kanë parë që fjala apo mendimi ndryshe nuk i merr kush për bazë. Madj si pasojë mund të kesh gjithnjë e më shumë njerëz që të braktisin për arsye thjesht pragmatiste.

Ndërsa heqja e instrumentit më të frikshëm të pengmarrjes 30 vjeçare në politikë siç janë dosjet, do të sjellë një hapje edhe më të madhe të debatit politik në strukturat e bazës së PD-së, sidomos në bastione të rëndësishme si Shkodra. E ky debat, efektin do ta ketë edhe më të madh jashtë PD-së, pra në shoqëri dhe natyrisht në Partinë Socialiste.

Por nëse mbyllet dhe fillon e komandohen zërat apo aktet mbi spiunët në politikë për motive pragmatiste, atëherë efekti negative do të jetë edhe më i rëndë…

10 Komente

  1. R
    Radio Elbasani

    LLazi, lexova nje artikull ku shkruante qe Abdyl Xhaja kishte qene sigurims. Cfare keni nga arkiva e juaj per kete figure te ndyre te komunitetit tone? Na ke munguar shume LLazi, shpresojme qe tju takojme ne forumet mediatike.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liria

      Ka rene termet demokratik ne shpirterat e shitur te politikaneve te larte, keshtu do te pastrohet shoqeria shqiptare nga ushujzat, kriminelet dhe hajdutet e Sali Berishes.

      Përgjigjjuni
      1. s
        spahia bardhi

        hahahahha dhe Zhelefina e PD spijune i doli emeri, nga 91 deri tani Pd eshte drejtuar nga spijunet Tani disenatorja zhelefin ta fusin kokn tek breket e berishes por eshte kot,kane dal spijunat njeri pas tjeteit

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vranakonti

          Keta spiun qe kane 30 vjete qe jane kapo ne forumet e larta te pushtetit e ne parti te ndryshme do jene edhe 30 vjete te tjera se nuk kemi trima ne drejtesi,por frikacak dhe keshtu qe nuk ka kushe t'i gjykoje e ti denoi. Sali Berisha dhe Ilir Meta si dy udheheqesit e spiuneve do bejne ligjin. Nuk ka kush t'i çoj ne burg ose t'i shkarkojne nga detyrat shteterore apo partiake.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Turi

            Keni Niko peleshin qe ka qene spiun i sigurimit ne gjimnaz

            Përgjigjjuni
            1. S
              Soza

              Transparenca vetëm të mira sjell. Shpresoj që të jetë një mundësi për qarkullimin e elitave dhe nxitjen e të rinjve në politikë.

              Përgjigjjuni
              1. J
                Ja dolën , e pastaj ?!!!

                Ne nga anët tona i themi ;- Pjerdh haleja(politika) , nga pordhët .

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Veterani

                  Ky Nebil Çika i te perndjekurve politike mos bejeckot gam gam po ti orientoje drejt te perndjekurit dhe te mos votojne spiunet e sigurimit dhe komunistet si Sali viçidoli me kompani . Ka 32 vjet qe Sali vicidoli i perdor te perndjekurit politike per interesat e tij personale . Zgjohuni , ngrihuni ,demokrate e punetore nga Tropoja deri ne Vlore dhe i bini fort ketij palaço komunisti anti komunist , i cili eshte me i rrezikshem se çdo komunist .

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Albani i indinjuare.

                    Te nderuare shqipertare te majte dhe te djathte. Njihuni mire me historikun e PD.dhe beni nje analize te drejte dhe te thelle ne te mire te partive politike dhe ne te mire te popullit shqiptar. PD qe ka çuare kombin ne kete derexhe nuk do te zhduket por duhet te gjeje pozicionin e vertete te nje partije politike dhe te rinovohet me te rinj per te krijuare te djathten e vertete shqipetare per nje te ardhme jo te afert. Ky rithemelim dhe rinovim i te djathtes shqipetare mund dhe duhet te zgjase deri ne 50 vjete dhe pastaj te behet gati per te marre pushtetin toidho si e djathta Italiane qe e mori drejtimin e vendit pas 72 vjetesh mbas luftes se dyteboterore. ( A me kuptuate ,kjo nuk eshte qesendi por realitet.)

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      taras bulba

                      Mos prisni kot o manjaker te spiunazhit , jane te gjitha zhurma per te larguar vemendjen nga problemet qe vijojne dhe qe jane shume te medha ..... Sa per dosjet , mos shprsoni se nej dite do hapen , ne radhe te par nuk do gjesh dosje .....pse ckujtoni ju se ndrikulla "penicilina " qe u kamuflua per mbrekulli per vite e vite me radhe ne sistemin e vjeter do vinte ne drejtim te shtetit per vite e vite me radhe dhe do linte dosjet ti gjenin te tjeret dhe ta luftonin ?? Ben vaki ??

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje