Dita e dytë e Shkollës Politike “Idetë e Djathta për Shqipërinë - II”, u fokusua tek përvoja gjermane e angazhimit të rinisë në politikë, tek modeli gjerman i llogaridhënies, modelet e bashkëpunimit me zgjedhësit, sfidat aktuale të qeverisë në Berlin dhe format e organizimit të brendshëm të CDU-së në të gjitha nivelet.
Danny Freymark dhe kolegët e tij parlamentarë nga Berlini, përveç tjerash sollën shembuj se si kjo parti lufton për interesin e qytetarëve, pa paragjykuar bindjet politike apo votën e tyre. Çdo ditë punohet sistematikisht për të kombinuar sa më mirë prezencën në parlament dhe aktivitetin me qytetarët në zonat elektorale.
Shumë domethënës ishte shpjegimi se si e lufton CDU korrupsionin brenda radhëve të saj, kur ai identifikohet me politikanë të caktuar të saj dhe se çfarë rreziku përbën ai për të gjithë partinë, pavarësisht përgjegjësisë ligjore me të cilën përballen individ të caktuar. Të korruptuarit nuk kanë vend në CDU!
Nuk mjafton të thuhet, “përgjegjësia është individuale” dhe personat e korruptuar të jenë pjesë e partisë. Morali politik, kredibiliteti publik i çdo politikani dhe bashkëpunimi i tij në terren me të gjithë faktorët dhe individët, janë premisa për sukses, shkruan Arben çejku, partner ne organizmin e këtij aktiviteti.
Jo shume dakort me Ju Zoterinje të CDU-S sepse Sali Berisha eshte ai që e futi korrupsionin në të gjitha arteriet e Partise Demokratike dhe në gjithe jeten e vendit. Keshtu që pergjegjesi dhe koka e korrupsionit dhe Krimit eshte AI DHE VETEM AI .PO PA HARRUAR DHE HIENEN TJETER ILIR META O METAJ.
Nëse ka thënë, "përgjegjësia është individuale", këtë e ka thënë për Ramën, sepse ai e përdor këtë shprehje për ministrat dhe deputetët e tij.
"Pergjegjesia eshte individuale" e perdor Rama zoti gazetar.
Mal Cari si thote per CDU si parti ,ju a thote po juve si parti ,or koqe katunari ,takimi eshte midis dy partive jo me qeverine ,or trap byrekut i thone byrek e jo kek , Non Grates i dele ne ender dhe gjate dites Rama ,me sa duket po ju del dhe ceceneve ne ender