Gazment Bardhi: S'e njoh si kryetar të PD, me Berishën nuk mundet kurrë Rama

25 Tetor 2022, 09:11Politika TEMA

Gazment Bardhi: S'e njoh si kryetar të PD, me Berishën nuk mundet

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi thotë pavarësisht se mendimet e tij nuk përputhen me ato të Sali Berishës për mënyrën si drejtohet PD, kjo nuk i pengon për t’u bashkuar për të fituar zgjedhjet lokale.

Në emisionin Now në Euronews Albania Bardhi u shpreh se qëndrimi i rij për Berishën mbetet i pandryshuar, nuk e njeh si kryetar të PD dhe mendon se me të në krye të PD nuk mundet Edi Rama.

“Ky konflikt që ka nisur në qendër dhe që do të vazhdoj sepse unë kam një mendim ndryshe se si duhet të ishte tani PD. Berisha mendon se ka të drejtë të drejtojë një parti për 32 vite dhe mund të rikthehet përsëri në ’91, në 2021, mendoj se kjo nuk na bën alternativë qeverisëse. 

Nuk ka asnjë çështje për të cilën kam ndryshuar mendim për Berishën, por kjo s’më pengon të hyj në bashkëpunim me një pjesë që mendon ndryshe nga unë në PD për të zgjedhur kandidatë të përbashkët për të mundur Ramën në zgjedhjet lokale”, tha Bardhi.

3 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Kjo Gazja po tregohet si burre dhe jo si disa lapanjoze, ish ministra te Berishes qe nuk dine se ku jane e nuk dine se ç'thone , duke krehur bishtin e tij . Me Berishen ne krye nuk mundet kurre i gjati dhe do ta kemi peshqesh gjate .

    Përgjigjjuni
    1. k
      koli

      Gazka nuk perfaqeson asgje , eshte nje goce e vecuar pa vota...Gazka dhe Alibeu kane pushtet aq sa u jep Rama se vote skane.

      Përgjigjjuni
    2. i
      ilir

      Gazmendja si dylber i kohes se turkut,ptu fare e ndyre as femer as burre.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje