Dialogu strategiik Shqipëri - SHBA, për herë të parë në format gjithëpërfshirës. Prezent dhe Blinken

24 Tetor 2022, 19:00Politika TEMA

Dialogu strategiik Shqipëri - SHBA, për herë të parë

Të martën do të zhvillohet në Washington DC, dialogu i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, për herë të parë në format të zgjeruar,  me përfaqësues nga 8 ministri e struktura të linjës.

Delegacioni shqiptar drejtohet nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ai amerikan nga asistent sekretarja e shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried. Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do t’i bashkohet një pjese të diskutimeve të këtij Dialogu.

Në pëbërje të delegacionit shqiptar  për herë të parë ka përfaqësues në nivel të lartë nga  MEPJ, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financës dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë etj dhe për palën amerikane nga DASH, Departamenti i Mbrojtjes, tregtisë etj.

Departamenti Amerikan i Shtetit do të përfaqësohet nga  ndihmësekretarja e shtetit Donfried,  zv ndihmës sekretar i shtetit Escobar, zv.sekretari i Mbrojtjes etj.

Dialogu synon thellimin dhe zgjerimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA dhe forcimin e bashkëpunimit ne fusha me rëndësi gjeostrategjike si: siguria, mbrojtja kibernetike, bashkëpunimi në kuadër të Këshillit të Sigurimit, energjia, transporti, klima, transformimi digjital etj.

Shkëmbimi i mendimeve dhe qëndrimeve mbi sfidat e përbashkëta në fushën e sigurisë si rezultat i zhvillimeve në arenën ndërkombëtare  gjithashtu do të preken gjatë dialogut.

Dialogu i partneritetit strategiik vjen në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA.

4 Komente

  1. T
    TALAVAJA

    Po treshja Kurti-Osmani-Gervalla do marrin pjese, se ata jane qershia mbi torte.

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben

      Tematiken, strategjine e diskutimeve do ta caktoje Saliu, si i ftuar nderi nga Foltorja (ne fakt, ftesa ishte per Floriana Garon dhe Flamur Noken por Edi Paloka nuk i lejoi ata. Duhet te mar pjese DOKTORRI, tha Paloka, sepse sekretari Blinken ka ca hesape per ti lare DOKTORRIT).

      Përgjigjjuni
      1. S
        Strategu

        Po treshja Kurti-Osmani-Gervalla nga Kosova e ndoshta do të iu bashkangjiten edhe aleatet e tyre të përbetuarit antikombëtar S. Berisha dhe I. Meta - NON GRATA tjerë. Do të takohen në villen Gërmija e Prishtinës dhe nga aty do të shajnë e ulurinë e mallkojnë shtetin amë Shqipërinë me në krye me Kryeministrin E. Rama dhe SHBA shtetin mik më madhin të shqiptarëve bashkë me disa drejtues të saj.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gnt

          Zëvendës ndihmës lehtësues munďësues paraprak fillestar kalimtar lajmëtar i katërt ....

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje