“Bisedimet nëpër kafenetë e Tiranës, për të fituar kohë”, Oketa: Ja si zgjidhet problemi i PD-së

24 Tetor 2022, 22:10Politika TEMA

“Bisedimet nëpër kafenetë e Tiranës, për të

Anëtari i PD, Gazmend Oketa, ishte i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, nga ku foli për situatën në opozitë, ndërsa këtë të hënë u përcaktua edhe 14 maji si data e zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Teksa komentoi bisedimet mes Palokës dhe Bardhit, ai u shpreh se ato më shumë janë për të fituar kohë nga palët sesa për të zgjidhur problemin.

“Nëse do të bëhej fjalë për negociata, atëherë palët do të kishin dy apo tre përfaqësues në ato takime. Mendoj se opinioni shqiptar është lodhur nga këto takimet mes dy individëve, dakordësive që ata bëjnë, të cilat në shumicën e rasteve tingëllojnë si pazare politike. Për këtë arsye, unë mendoj se takimi mes dy përfaqësuesve, cilët do qofshin ata, mund të konsiderohej një negociatë serioze.

Fakti që ato bisedime zhvillohen nëpër kafene të Tiranës, më tepër sesa për të ndihmuar në një zgjidhje reale, janë manovra që secila nga palët kërkon të përfitojë kohë. Në gjykimin tim, pala që është më tepër e interesuar për të fituar kohë është grupimi “Basha”, i përfaqësuar nga Alibeaj”, tha Oketa.

Më tej, ai theksoi se problemi i PD do të zgjidhet vetëm kur të pranohet realiteti politik në parti. “Zgjidhja e problemit fillon nga pranimi i realitetit politik, i cili është ai që Berisha është kryetar i PD. Cilido i angazhuar në PD duhet të përballet me këtë realitet. Nëse grupi i zotit “Basha” do ta pranonte këtë realitet edhe zgjidhja do të ishte më e thjeshtë”, u shpreh Oketa.

7 Komente

  1. T
    Tit Vasili

    Realititi eshte se ju jeni nje i thjere ne brek

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tit Vasili

      Realititi eshte se ju jeni nje i thjere ne brek

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Eh more Oketa, edhe ti shkove per lesh.Meqe ti je me non graten Sali edhe ti non grata je. Ke mbaruar si gjithe budallenjet e tjere qe ndjekn Berishen pas bythes.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          O mafishe, as mish as peshk! Ja e pranuan realitetin sipas teje atë që Berisha është kryetari i PD-së, a thua se ai nuk ka qenë qysh nga 1990. Se ka qenë ai, ndaj sot PD është katandisur për t'i qarë hallin.Tani Oketa, na thuaj, me Berishën në krye cila është e ardhmja e PD? Këtë duhet ra thuash me zë të lartë që mos themi pastaj që je alterego e ish kryetarit tënd nr. 2, e atij që fliste me heshtje. Folni mor hapur, jo me gjuhë të drunjtë, u thoni demokratëve të vërtetën se PD me Berishën në krye dhe me berishizmin, shkon në theqafje, dmth, nga humbja në humbje deri në mosekzistencë, si shumë e të ngjajshmëve me të në të gjithë Europën Lindore post komuniste. Apo ndoshta dhe ju këtë prisni që pastaj ta keni shpirtin të larë. Ne bëmë ç'mundëm, por nuk kishim ç'i bënim atyre që donin Berishën. Pse mo politika kështu funksionon, me psikologjinë e turmës? Nga se keni frikë xhanëm, që të gjithë ju brenda strukturave të saj në bazë dhe në qendër, jeni si të mpirë!

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gaz Oketa

            Është akoma më e thjeshtë. Të heqë dorë sali haleja dhe PD bashkohet brenda ditës.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Demokrati vjeter.

              Kujtoja se ishte dikush ky Oketa po ky qenka shoku i Tritanit te preshit . Akoma beson ky tek kryemafiozi i Viçidolit ? Lum PD-ja per keta koqe !

              Përgjigjjuni
            2. V
              Vlora

              Pra sipas teje, te njohin per kryetar nje person qe bota perendimore e ka bojkotuar, nje person qe eshte dopio non grata. Ti je nje njeri pa bosht kurizor dhe pa dinjitet

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje