“Argita po mundohet të justifikojë vjedhjen dhe krimet që i kanë bërë shqiptarëve”, Demalia: Prona e klubit ‘Partizani’ t’i kthehet shtetit shqiptar

18 Shtator 2024, 09:35Politika TEMA
“Argita po mundohet të justifikojë vjedhjen dhe krimet që i

Analisti Ilir Demalia u shpreh dje se Argita Malltezi së bashku me taborin e partisë së babit, si trashëgimtare e pasurisë së grabitur të shqiptarëve me pozitën e babit, mundohen të justifikojnë vjedhjen dhe krimet që i kanë bërë shqiptarëve gjatë sundimit të babit.

Me anë të një postimi në Facebook, Demalia shkruan se prona e Klubit Partizani, grabitur nga familja Berisha me fuqinë e babit kryeministër, është pronë e shtetit shqiptar dhe duhet kthyer shtetit shqiptar.

“Argita studio më studio, së bashku me taborin e partisë së babit, si trashëgimtare e pasurisë së grabitur të shqiptarëve me pozitën e babit, mundohen të justifikojnë vjedhjen dhe krimet që i kanë bërë shqiptarëve gjatë sundimit të babit.

Në lidhje me Klubin Sportiv Partizani, sillet vallja vërdallë, për të krijuar konfuzion dhe për ta quajtur krimin Berisha, si i ndaluar politik i ndërgjegjes.

Nuk bëhet pyetja dhe nuk di pse dhe SPAK nuk ka hetuar:

1. Prona e Klubit Partizani a ka qenë pronë e blerë pronarëve nga Jakomoni? Historia tironcëve të vjetër thotë PO.

2. Mbas mbarimit të Luftës, pronat e Italisë, sigurisht kaluan në pronësi të shtetit.

3. Përse nuk ka dokument sekuestrimi nga sekuestrimi shtetit komunist për pronarët e këtyre familjeve?

Prona e Klubit Partizani, grabitur nga familja Berisha me fuqinë e babit kryeministër, është pronë e shtetit shqiptar dhe duhet kthyer shtetit shqiptar”, shkruan Demalia.

 

1 Komente

  1. A
    Asd

    Patjeter qe prona duhet kthyer shtetit. Kjo eshte masa e pare qe duhet marre urgjentisht per te gjitha pronat e tyre bashke me burgun. Spak nuk ben spektakel, por familja e tyre meritojne te arrestohen ne te njejten dite megjithe bashkepunetoret e tyre te ngushte, te sekuestrohen dhe te shkojne te gjithe ne nje maksiproces gjyqesor dhe te ndiqen live me kamera njelloj si ne big brother. Ndeshkimi i krimit dhe korrupsionit te berisheve duhet te jete ilustrimi me domethenes ne historine e drejtesise shqiptare dhe studentet e drejtesise duhet ta japin provim si lende te rendesishme perpara se te diplomohen.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje