Ndiheni e rrezikuar? Felaj: Mandati nuk është i përjetshëm, duhet t’u jepet mundësia edhe të rinjve

17 Shtator 2024, 21:10Politika TEMA
Ndiheni e rrezikuar? Felaj: Mandati nuk është i përjetshëm,

“Nuk shoh arsye për të pasur frikë nga çdo lloj ballafaqimi në territor”. Kështu u shpreh deputetja socialiste Ermonela Felaj, e cila është në listën e hapur të socialistëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në studion e Ditarit me Bruna Çifligun në A2 CNN, ajo tha se nuk ndjehet e rrezikuar, pasi sipas saj mandati nuk është i përjetshëm, edhe pse është një privilegj që pak vetëve u jepet në jetë.

“Që prej 2009 jam pjesë e politikës aktive, ka qenë përballje e hapur. Unë këtë eksperiencë mund të ndaj me ju edhe në 2021 ku kandidova në Tiranë ku nuk kisha punuar më herët dhe nuk kisha rekorde të punës së deputetit dhe ia dola. Më e rëndësishme se të kujdesemi se çfarë emër do lëmë deri në fund, është se çfarë emri gëzojmë në një moment të dhënë. Nuk shoh arsye për të pasur frikë nga çdo lloj ballafaqimi në territor.

Hartimi i listave nuk është kaq i thjeshtë e formal. Kam bindjen se gjithsekush që ka rekorde pune e respekti e integriteti nuk ka asnjë arsye ta ndjejë veten të trembur. Askush nuk është i përjetshëm. Ky është një privilegj që pak vetëve u jepet në jetë. Nëse e mbush me punë të mira shumë mirë, kjo do të ishte maksimalja, sesa të shënuarit në një bordero si i zgjedhur i një partie”.

Lista dhe formula e re sipas Felajt, bëhet me qëllim maksimizimin e fitores së socialistëve, të cilët kërkojnë një mandat të katërt qeverisës, por edhe për harmonizimin e forcave sipas nevojave. Felaj thekson në A2 se duhet t’u jepet mundësia edhe të rinjve për riienergjizimin e partisë.

“Nuk është lëvizje surprizë, në konsensusin për reformën zgjedhore u akuzuam se duam të sigurojmë një listë deputetësh duke siguruar trashëgimi politike. Kjo është një sfidë edhe për kundërshtarin dhe nuk ka arsye që të tërhiqemi nga një formulë që përdor sistemi. Një arsye kryesore është që PS kërkon mandatin e katërt dhe kjo nuk është e thjeshtë. Kërkon rinovim të forcave ne nuk i kemi ndezur motorët tani dhe ky rienergjizim përfshin edhe pjesën drejtuese të PS. Unë jam bërë aktive në 2009 dhe në atë kohë PS ndërroi 40% të anëtarëve dhe nuk e shoh me paragjykim këtë pjesë se do ishte ironike dhe hipokrite nga ana ime, se unë vetëm jam produkt i një rinovimi.

Duhet t’u jepet mundësia edhe të rinjve. Listat e formula e lejon harmonizimin sipas nevojave. Sistemin dhe hartimin e listave duhet ta bësh në mënyrë të tillë që të maksimizosh fitoren. Në 2021 drejtuesit politikë u renditën në fund të listës dhe ideja ishte që të energjizonin pjesën e parë të listës për të marrë më shumë vota”.

6 Komente

  1. A
    Aleks Xinxa

    Ik moj te qifsha rropt fshatare

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rorirota

      Këto lloj komentesh nuk duhet të kenë vënd në gazetën Tema. Nuk është e udhës të lejohen të tilla komente që shajnë vetëm se nuk i pëlqen dikush. Turp për ty kushdo qofsh, që përdor fjalor rruge ndaj një gruaje që nuk e njeh, që edhe nëse është fshatare s’ka pse të fyhet, që as të ka sharë e fyer. Vetëm se ke një tfn, s’ke të drejtë të shkruash si të do qejfi. Turp, turp.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mesuesi

        @Rorirota! Solidarizohem me reagimin tënd qytetar, dhe ndaj të njëjtin mendim se për kategori njerëzish, në këtë rast komentuesish, duhet pa tjetër të ketë filtra të cilat të mos lejojnë delikuentë bastardë të shfryjnë ndyrësitë e tyre në mjedise publike. Aq më pak në median on-line, ku kanë akses dhe njerëz që kur lexojnë ndyrësi të tilla, ndjehen keq. Nuk flasim këtu për ndyrësitë që rrugaçët apo të frustruarit shkruajnë mureve të pallateve (nga bashkitë edhe ato duhen fshirë), por siç thashë, në media ku mundësia e ndalimit ekziston, të tilla nuk duhen lejuar. Besoj se shprehja kuptimplite që "liria tënde mbaron aty ku preket e tjetrit!", nga redaksitë, në këtë rast të Temë-s, duhet të kihet parasysh. Nuk di, por po shtoj se ndoshta edhe AMA, në këtë aspekt duhet të ketë një rol.

        Përgjigjjuni
    2. N
      NUK MERRITONI ME VOTA .

      PROFESIONISTET E LIRE I HUMBĒT. RININË E BETE INDIFERENTE . PENSONISTËT DO TU A BËJNE NAFTĒN, SEPSE U TALLET PA FUND ME TA .

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mendo pak

        C'pate mer lal? Nuk beri ndonje gabim xonja. Te ben mire te shash apo je dezhurn me pagese nga ai burri?

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dita

          Thuja gjigandit se nuk e kupton dot akoma

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje