Sondazhet e PS tregojnë rritje të elektoratit gri, Rama i "shqetësuar": Ja mesazhi për socialistët

17 Shtator 2024, 17:17Politika TEMA
Sondazhet e PS tregojnë rritje të elektoratit gri, Rama i

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga mbledhja që kryeministri Edi Rama zhvilloi në mesditë në Pallatin e Kongreseve me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryebashkiakët socialistë.

Gazetarja Fjorela Beleshi zbuloi se Rama u ka kërkua të gjithë kryebashkiakëve që të nisin të luftojnë për një mandat të katërt dhe beteja sipas kryeministrit nuk do të jetë për të mposhtur kundërshtarët e opozitës, por për të bindur elektoratin gri.

Shefi i qeverisë duket i shqetësuar nga rritja e numrit të votuesve që bëjnë pjesë në grupin asnjëanës dhe kjo frikë është e ndërtuar mbi rezultatet e sondazheve të brendshme të Partisë Socialiste.

“Socialistët janë të shqetësuar me elektoratin gri, i cili ka ardhur në rritje në vitet e fundit sipas sondazheve të brendshme të së majtës. Për këtë arsye Rama ka kërkuar që socialistët të shkojnë drejt këtij grupi votuesish për të mos lënë që vota e elektoratit gri të shkojë te PD e as te partitë e reja që kanë dalë në skenën politike. Jo vetëm në këtë takim por në çdo forum të PS është ngritur si shqetësim pjesa e sondazheve të brendshme”, raportoi Beleshi.

Edhe në retreat-in që u zhvillua të premten në Elbasan u është bërë me dije deputetëve socialistë se sondazhet e 10 viteve të fundit nga 2014 në 2024, tregojnë se elektorati i PS ka rënë.

Analiza e partisë në pushtet tregon po ashtu se votuesit e humbur nuk kanë shkuar te kundërshtari politik, por kanë mbetur të ngrirë duke refuzuar të zgjedhin midis alternativave në garë.

Për këtë arsye fokusi i socialistëve është që të bindin elektoratin gri që të votojë për ta në zgjedhjet e 2025 dhe programi i tyre mban emrin: “beteja votë më votë”.

Kanë bërë një projekt për patronazhimin e çdo votuesi në të gjithë Shqipërinë për të mos lënë asgjë surprizë për ditën e zgjedhjeve”, raportoi më tej Beleshi.

Sipas gazetares së A2, PS po ashtu synon që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen më 11 Maj, datë kjo që përkon me të djelën e fundit e periudhës që parashikohet në Kodin Zgjedhor. 

59 Komente

  1. s
    sapa

    Popull i ndershem shqiptar.Mos votoni kriminelet 34 vjecare!Votoni Arlind Qorin si njeri te pakompromentuar!Nuk ka alternative tjeter ne kete vend kriminelesh!

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xha

      Nuk fitohen votat kështu o Arlind Qori.

      Përgjigjjuni
      1. W
        Whitesnake

        Ne cfare ore? Dhe ku?

        Përgjigjjuni
        1. M
          Makiaveli

          Është i vetmi që meriton të votohet por me duket shume i ndikuar nga kultura woke transgenderism they them binary prindi 1 dhe 2 Nuk është shprehur qartë asnjëherë

          Përgjigjjuni
          1. D
            Daullxhiu

            Sakte, sapa. Duhet votuar Qorri!

            Përgjigjjuni
            1. 6
              60 vj

              Po te ishte e mundur, pse Jo ?!...por te dyja partite baze I Kane murosur dyert dhe dritaret....nga te hyjme ??!!...tashme jemi nen nje regjim te ri, qe sdihet sa do zgjase....bajraqet nuk luftohen as per dyqind vjet...Ku vend do shkaterrohet, ne mos eshte shkaterruar....ne si populli nuk meritojme asgje, sepse nuk e duam jeten....ose me mire te themi, e duam jeten qyl...ky vend I takon te forteve....taman si ne pyll me egersirat...cte bejne...keshtu Ka bere ymer zoti

              Përgjigjjuni
              1. P
                PazariVjeter

                E hongri karin ene ky kallomi gjate

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nua rroku

                  Mos e ngaterro te gjatin me mamin tatqe ka dal ne treg 1000 lek per nje gojore, ik se sapo beri m…. non grata

                  Përgjigjjuni
                2. E
                  Epiri, djepi i Shqiperise

                  Kam votu historikisht PS. As behet fjale te votoj PS. Rama le ta mbaj poshtetin me grupin "Ciftelia". Ta shikojme nje here se sa do jet i zoti ta mbaje pushtetin me te djathtet. Rama le ti llogarisi - 10 votat e familjes time te majte, te cilat kam ndermend tja jap Arlind Qorit (ta provojme nje here me nje brez tjeter politikanesh). Mjaft mo me kete brez politikanesh hajdute te pashpirt,

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Berati

                    Do ta votojne se sben. Kush e rruan ça do populli dele. Edhe 8 mandate pak i ka ky popull. Jepi Edo qiua nonen te te thone babe.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rama bandilli i kombit

                      Jo o plehre, se kallomi I gjate po shkaterron kadastren duke vjedh pronat private dhe shteterore, po prek pasurine e popullit shqiptar eshte si te preki njeri rrobat ne trup apo te vjedhin cfare te ka shtepia ku flen, llogarite bankare api kuleten qe mban cdo dite. Duke te ndertuar kulla apo vila dhe te marri perqindjen e vete takuese nga ndertimi dhe te firmosi lejen, qe ka shkaterruar gjykatat e institucionet te drejtesise edhe tendon te Spak qe e ngriti SHBA. Administrata nuk punojne rrijne ne kafene se vendi eshte ne krize ekonomike ka arritur 1 € = 99 leke, punojne vetem shkresat dhe vkm Edi Rames per te zaptuar pronat dhe ato hajdutet e vet qe e rrin ne dreka e darka, ne mengjes firmos apo shkarkon drejtoret, ministrat nese nuk firmosin ato ineteresat e veta. RAMA e ka qeverine vetem per hajdutet shpk qe kane vjedhur buxhetin e shtetit me tendera dhe kriminelet qe po duan te vjedhin votat. Qytetaret jane te zhgenjyer nga qeveria e Rames cdo dite po I dalin aferat korruptive nga hetimet jashte vendit, me ministra te korruptuar.

                      Përgjigjjuni
                    2. l
                      labi

                      haha Arlind Qori nga i njëjti grup i lali Erit. Ky që shfrytëzoi studentët dhe lëvizjen e studentëve kundër reformës në arsim për tu promovuar politikisht. Këta janë një sekt sorosian njësoj si dikur Mjafti i lali Erit.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bureto

                        Arlind Qorri dhe lëvizja e tij janë lëvizje të ekstremit të majtë me në themel marksizëm-leninizmin, ideologji me të cilën arrivistët populistë aspiruan të ndërtonin sistemin komunist. Por, siç ka thënë Çurçill, "komunistët janë si Kristofor Kolombi: Ata largohen pa ditur ku shkojnë dhe kur mbërrinë, nuk e dinë se ku janë. Dhe e gjithë kjo me paratë e njerëzve të tjerë!". Dhe po ashtu ai ka thënë që komunizmin e njohin më mirë ata që e provojnë mbi kokë. Atëhere, një gjë e provuar një herë, për më tepër e provuar në kurriz si askush në Europë nga shqiptarët, sa i takon marrjes së pushtetit nuk mund të ngjisë më. Thënë më shkoqur arlindëret marrin vota, por jo aq sa për të kënaqur pritshmëritë e atyre që do ta votojnë. Të gjithë e panë 45 vjet se ç'ishte barazia në varfëri.

                        Përgjigjjuni
                      2. n
                        niku

                        Gazetar dhe televizionet qe mbeshtesin te djathten (dhe qe jane ndikuar dhe ndikohen nga saliu) dihet çfare propaganda do bejne.E verteta eshte qe PS dhe Rama do arrije mbi 95 mandate,sado te perpiqen mediatiksat e saliut

                        Përgjigjjuni
                      3. S
                        ShsSh

                        socialistet po mbajne ne pune anetaret e partise se likes duke hequr nga puna shume socialiste se kane kundershtuar drejtoret dhe denoncuar vjedhjen e drejtoreve te Rames, keshtu ka ndodh me ate Reme Lalen qe eshte nje hajdute me nam

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Familja Epirote

                          jo vetem te Likes, por edhte te PD. Rama i pacipe si Saliu. Ne 212' thoshte : "Grupi Ciftelia". Sot, antaret e Gr ciftelia jane drejtora policie, dhe "zari" i ketij grupi, sot eshte minister i brendshem. Le ta shikojme nje here se si do i dali hesapi Rames me keta. Une per vete, si socialist, e deklaroj qe skam ndermend tja jap kesaj radhe voten PS (perfshi dhe familjen time)

                          Përgjigjjuni
                        2. K
                          Kurvat e Rilindjes

                          Kokat hengshit kurvat e rilindjes ,pervecse rregullimit te disa qendrave ne qytete s keni lene me gje pa vjedhur ,edhe ato i kemi paguar pese fish ,per qytetarin e thjeshte ,dhe pensionistin me keq s ka ku te shkoje ,i ndoqet te gjithe ne emigrim ti hani vete te gjitha ,mbase ju dermon vota e popullit

                          Përgjigjjuni
                          1. f
                            feste te madhe do kete malsia or taj

                            mod u merzit o kurv e saliut se pas 8 muajesh vjen vampiri sali dhe do filloj shkatrrimim dhr ju poshte ballkonit do pushtoni mfomje toke qe i ka shpetuar ketyre,do fillomi me prishjen e kullave nga udheheqsja kalaja,nga kellici,krrici fariut,muli do bej shurren td gardhi patlamemtit

                            Përgjigjjuni
                          2. q
                            qamili11

                            Turp ti japesh voten kesaj qeverie hajdutesh.

                            Përgjigjjuni
                            1. C
                              Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga VICIDOLI

                              Mire mor Qamil , por ti nuk na thua se kujt duhet t`ia japim voten ? ! Me sa duket ke frike ta thuash ate qe mendon , qoftelargun e Vicidolit qe i nxori uje te zi ketij vendi . Ose fole si burre ,ose mos fole fare .

                              Përgjigjjuni
                            2. H
                              Hanko Halla

                              Edi Rama duhet te ndryshoje Kushtetuten e Shqiperise Demokratike: Kryetari i Partise duhet te behet President jo Kryeminister. Pse , qysh e tek, i kuptoni vete... Nuk kam kohe t'i mbush mendjen budallenjve.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                ERTV

                                O artist, pikturist ! Përveç atyre të ashtuquajtur socialists që e kanë lidhur interesin personal me pushtetin tënd. Gjithë tjerët thërrasin. Saleh e Like atje ku e kanë vendin. Dhe Rama ik !

                                Përgjigjjuni
                                1. 7
                                  7x7=42 të fala Lulit

                                  Ja ke bërë vehtes o Kryeministër, me elektoratin gri. Ke krijuar shumë pakënaqësi tek njërëzit që të kanë votuar ty për 3 mandate rresht. Nga një anë thua që kemi rritje ekonomike e rritje e turizmit, nga ana tjetër ti tall bythën me rritjen e pensioneve të pensionistëve i thua rritje 4.1 %, dhe këtë do tja u bësh nga 1 tetori. Gjithë vitin i le me gisht në gojë. Me zorr të madh kalojnë muajin. S’kanë lek të blejnë ilaçe. Po të them me shaka : “ O rrot, reflekto sa s’është vonë, se do t’i humbasësh zgjedhjet “. Mos thirr kot kryetar bashkie, që ti mobilizosh për elektoratin gri, se ata as pjerdh njeri për këtë punë, veçanërisht pensionistet që s’duan tja dinë fare.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Peri

                                    Po ky sikur tha qe do rrinte edhe 100 vjet… Edi pd-se: do dilni me keq se ne 1997-en. Adriatik Lapaj edit: ja te shome do marresh dot 71 deputet. Ndersa sa i perker realitetit, edi rama ra qe kur kundershtoi gj/kushtetuse. Eshte mot a mo si berisha me 21 janarin. Edi mund ti marri votat 2025 por ka rene. Edhe po ti marri votat ne 2025-en, amerika beri para pak ditesh nje levizje mat qe shume shume pak e dine dhe aq me pak e kuptuan. Edi mori fund. Do kete telashe te medha me zgjedhjet. Do detyrohet ose te leri kryeministrine ose te lrshoje shume poste te cilat do jene njesoj sikur nuk e pyet njeri. Puna eshte qe do e humbasim 2030( antarsimin)me kete qe beri me gj/kushtetuse. E beri kastile apo nga idotesia nuk di ta them

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Borshi

                                      Keni oligarket, dhe admishkërdhatën mos e vrisni mendjen hiç, mandallin do merrni

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Deep Purple

                                        Keta morrat e kuq duhen zhdukur.Vetem neveri.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          VFLP

                                          ke ngaterru adres. Morrat e kuq i ke ne PD. Vej lente, se te paska shku shikimi per lesh

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Top G

                                            Komunizmi eshte fatkeqesia me e madhe e njerezimit. Te kuqte shqiptar, morra te shpifur.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. K
                                            K O R C A

                                            Pse more , morrat blu te taborrit te bajraktarit te kafshojne me pak mendon ti ? Plaget e atyre morrave po na dhembin shume edhe sot . Ne se do ishin shkundur nga e kaluara kriminale dhe nga kermat qe na kane mbire ne sy sa here ngreme syte ne ekranin e televizorit , te perteriheshin me njerez te rinj e te pa kompromentuae , ndryshe do te ishte puna , po jo me keta dallkauke e debile qe u vjen koka ere hallve !

                                            Përgjigjjuni
                                          3. Y
                                            Ylberi ose ish piramida , selia e dylbereve

                                            Kryeminister hajdut!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Aleks Xinxa

                                              E vetmja gje qe ka thene qeveria qe nga 2013 eshte fjalia: Do të bëjmë…. Çdo here ‘do te’, do te bejme, do fillojme, do perfundojme, do te hedhim, do promovojme…. Nuk kemi per tu bere kurre!!!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Socialisti i kthyer ne rilindas

                                                Socialiste ka kohe qe nuk ka me, vetem Rilindje qe ushqen korrupsionin dhe oligarket. Me thoni nje socialist ne qeveri, ne digastere, ne drejtimin e organizatave socialisteve dhe do tu jap te drejte persa perdorni termin "socialiste" Elektorati socialist nuk eshte budalla, ai e ka pare se Kush i shkundi pemet dhe kush i hengri kokrrat.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. s
                                                  socialist, jo rilindas

                                                  mos fol mo, se e prish Ta gezoje Edi Grupin Ciftelia, te cilet i boni drejtora policie, dhe zarin e ketij grupi e boni minister te brendshem

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. B
                                                    B O T A Q E ZJ E N

                                                    Ja edhe ky qe e quajtka veten socialist , flet si te ishte ne mbledhjen e organizates se partise ! Akoma s`e paske kuptuar ti qe Shqiperia e rrezoi ate sistem qe me 1990 - en dhe zgjodhi sistemin kapitaslist ? A ke degjuar deri me sot per ndonje vend kapitalist qe te mos kete oligarki dhe korrupsion , droge , prostitucion , kontrabande e kriminalitet ? Te gjitha keto jane pjese perberese te ketij sistemi dhe bashkeudhetare te perjetshem me te . Prandaj mos shiko enderra ne diell dhe te presesh ndonje mrekulli . Keshtu do ta mbvllesh jeten ti , femijet tend e te pjellet e tyre brez pas brezi brenda ketij sistemi .

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. A
                                                    Anti-komunisti

                                                    Po pse kot zgjodhi Taon për votat e diasporës ai se e ka parë që se voton me njeri përveç atyre të administratës shtetërore. Pensionistët e kanë kuptuar që do marrin atë që nuk thuhet. Të rinjtë kanë ikur vetëm diaspora i ngelet

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      Elektorati gri

                                                      Të paçim sa malet o Ram efendi! Se ti rendin na e mbron, pensionet na i rrit! Dhe të rinjtë, kthehen tufa-tufa në atdhe e asnji nuk do të ikë! Po ajo që thua, nuk ësht hiç e vërtetë! Ne nuk kemi par këtu ndonjë të pa kënaqur, a " elektorat gri" siç e thua zotrote! Shif se mos të kan gënjyer, e na merr popullin në qaf, që të do e të voton ngaher! Po zahmet e ke Ram efendi, që ta kemi kujtim në zgjedhjet e ardhshme: -a na puth nji her në prapanicē???

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. D
                                                        Drini

                                                        Bojkotoni bablokun o popull se na hengri te gjalle.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. K
                                                          K O R C A

                                                          Te bojkotosh "bablokun" do te thote te risjellesh ne pushtet kermen mesjetare serbe te Vicidolit ! Pse nuk e thua troc mor i uruar ? !

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. X
                                                          XXXL

                                                          Urdher i padishahut qelbesires hajdutit me te gjate ne bote. Ed droga nuk kalohet hendeku me batuda si lolo cirku dhe duke shitur Shqiperine tel ologarket, Meloni e me rradhe. E ke zbrasur Shqiperine ke debuar rinine dhe po I zevendedon me nepalez, indiane, siriane e lloj lloj prehrash, bajge.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. H
                                                            Harram votat e pensionisteve .

                                                            Pensionistet nuk e votojne me PS . Pensioni nuk del as per ilaçet . Ilaçet e rendesishme nuk i rimburson qeveria. 2000 leke tẽ vjetra çdo dite , vetem holluesi i gjakut . Edhe 20 mije leke te vjetra po na i rriti , prapẽ asgje nuk na zgjidhin . S’ka vend ne evrope me pensionet si ne shqiperi . Qofshi mallkuar qẽ mendoni per villat dhe maqinat tuaja te shtrenjta.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. B
                                                              B O T A Q E ZJ E N

                                                              Ne Shqiperi sot jane rreth 800 mije pensioniste more zoteri , a jeton ketu ti ? ! Sa veta duhet te punojne , duke paguar sigurimet shoqerore qe te mbajne gjithe kete armate pensionistesh , kur ne kemi mbetur 2,4 milion banore ? ! Ne 1992 PD-ja erdhi ne pushtet me sloganin : Ta cojme ne nivelin zero ekonomine e shtetit , se do te vijne te huajt te investojne dhe duan sheshe te lira ndertimi . Qe nga ai cast Shqiperia filloi te shfryhet si te ishte tullumbace dhe vazhdon akoma te shfryhet e shfryhet , ne pritje te investimeve te huaja dhe "Cekut te bardhe" !

                                                              Përgjigjjuni
                                                            2. B
                                                              Berti

                                                              Deri tani kemi votuar si familje PS, por ska me, nuk votojme me per ata. Shkaku eshte se na kane veshtirsuar jeten duke shnderruar hapesiren para pallatit ne parking privat per miqte e ndonje drejtori ne bashki. Si ne mendojn te gjith banoret e pallatit. Ndodhemi ne tiranen e re.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. M
                                                                Makiaveli

                                                                Po si do bëjnë miliona euro pasuri ndryshe këta duke vjedhur popullin

                                                                Përgjigjjuni
                                                              2. Q
                                                                QEVERI. TUNDU !!!!

                                                                DIZINFEKTONI , LUFTONI MUSHKONJAT . PO E BEN ÇDO SHTET .

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. K
                                                                  Kris

                                                                  Do te jete turp I madh kombetar te votojme Berishen e Meten por do te jete nje turp me I llahtareshem te votosh kete shallvare gjere qe thote gjithe diten ju jam borxhelli e shton luksin per vehte dhe lolot e oborrit te tij.Lipsur qofte se mjaft mashtroi

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. A
                                                                    Anri

                                                                    Në retreat-in???????????????????????????????????? Hiqeni moderne por artikujt i keni andri të këqija...Retrat????????????????????

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. L
                                                                      Leart

                                                                      Bojkoti eshte nje lloj votimi, vote proteste.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. v
                                                                        visi

                                                                        Elektorati gri mund të ritet por ku do mbyten ,ku do shkojnë te Sali non grata apo te Like FLORIRI....!!!??

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. k
                                                                          kacidhja

                                                                          Jo bojkot se mbetet prap ne pushtet , por te rinjve , vecanrisht ARLIND QORRIT si atdhetar e person me integritet.Boll na mashtroi dy legjislaturat e fundit Edi me qindra mije hajdutet e tij ,administraten.Pensionistve , qe po i vret ngadal- ngadal,ju bej thirrje mos ja jepni voten RILINDJES.Ju socialistet e vertete duhet ta kuptoni qe Edi dhe RILINDJA nuk jane socialiste por vetem hajdute mafjoz, njelloj si bandat e Saliut dhe te Ilirit.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. S
                                                                            Si nuk doli nje i hairit tan hajduda

                                                                            O ty te ka met ne dor pushteti se dhe ti 24 ore skishe nejt.po na ban si meqem . Lali Eri e rregulloj Tirane Mos u ngopshi kurr

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. S
                                                                              Si nuk doli nje i hairit

                                                                              Ky i pruni Turistat ne Shqipri shko mor pallosh groshet ka ra populli ne hall zdin per ke me votu tan hajduda ju qoheni nadje kush kush me vjell ma shum

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. t
                                                                                toni mavrija

                                                                                Pushtetit mafjoz nuk duhet ti jepet vota. Rilindja eshte nje bande e ndertuar me njerzit e dy bandave simotra PD-se dhe LSI-se.Shikoni perberjet e qeverive te Edit nder kohe, jane pedeiste te oreve te para duke filluar me Mimi Kodhelin etj.ish pedeiste e vazhdoni me Lefterin , Alqi Bllakon,Beqajn ,Erion Veliaj etj,etj qe nuk kane kurre socialist . Jane nje grup hajdutesh te zgjedhur me mjeshtri nga Edi.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. k
                                                                                  kacidhja

                                                                                  Pertej te majtes e te djathtet Edi me lukunine e grabitqareve ne mes.Votoni Arlindin si profesorin e ndershem e atdhetar.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. k
                                                                                    karrocieri

                                                                                    O @Berti 'për kaq pak e tradhtove ' PS,kur t'a zunë dhe derën e shpisë e nuk hyn dot..!? Po si o babam ,po ku i kishe sytë më parë,kur ankoheshin të tjerët çdo ditë si ty tani dhe s'i mbështeste njeri ,sa u bo 'muti kala' dhe filluan të iknin qytetarët nga sytë këmbët ,nga 'dritaret' se nga dera nuk dilnin dot..!? Elektorati gri ka filluar të rritet që me mandatin e parë,kur 'u vra shpresa e fundit',por ky elektorat ( një pjesë) kthehej të votonte Ramën si e keqja më e vogël,se 'kuçedra nxirrte tym e flak nga goja' dhe nga arsenali i molotovëve,duke i lënë nga ana tjetër 'të keqes më të vogël' hapësirën të bënte ç'të donte me pushtetin. E si mund të bësh emigrantët për vehte,kur ti .z.kryeminister në vend që të bēje politika me projekte sociale pēr qytetaret e tu,që te kene sindikata dhe kontrata pune dinjitoze,ti ne vend te kesaj iu bere thirje riprenditoreve italian ne nje vizitē të parē,hajdeni idhe investoni në Shqiperi se ska sindikata.Nga ana tjetër po 'kalçifikohej' pandëshkueshmëria,e cila binte ndesh me premtimet shpresdhenese për një luftë te papajtueshme ndaj korrupsionit. E pra ky qëndrim,kjo sjellje,kjo mēnyre të bëri administratorin nr 1 të qytetarëve,i largoi shqiptarēt ,thjesht se po rritej skepticizmi pēr ndryshim,se nuk shihej 'dritë në fund të tunelit',se jeta ketu çdo ditë humbte vlerë dhe se qytetari nuk trajtohej mirë e me dinjitet dhe se ky vend nuk të ofronte asnjë standart për të jetuar normalisht. Por largimi në rritje i forcave të aftë për punë, ka bërë që të ulet ndjeshëm numri i kontribuesve dhe si rrjedhojë të prishet dhe skema e pensioneve. Por sot kjo nuk e pengon qeverine të 'mburret' se do të rris pensionet,ku me rritjen e deklaruar ,nuk arrin të indeksojë as rritjen e detyruar ( nga inflacioni),por ama iu thote pensionisteve ,se ne po ju rrisim pensionin ,prandaj do n'a jepni dhe votën edhe pse,brenda kësaj 'rritje' ka vetëm tallje. Prandaj, elektorati gri që përqindja më e madhe e së cilës vjen nga emigracioni,këtë radhë meqë do ketë një mundësi votimi,do jetë më aktive duke e dhënë votën ndryshe,se do ketë pjesmarrje më të madhe,pasi më parë duke qenë se e ndjente se skishte force per ndryshim,sepse vetem nje pjese e vogel vinte ne Shqiperi te votonte,votonte 'tē keqen më të vogēl',tash ka mundësi dhe gjasa ,jo të fitojë,por të prish ekuilibret duke thyer mitin e shumicës me mbi 50% .Kjo do të bënte,do jepte sinjal, që të fillonte ndryshimi. Por që të ndodhë kjo,duhet një alternativë. Dhe une nga larg kam parë se alternativa më e mirë,më e saktë për shqiptarët sot ,është 'Lëvizja Bashkë' e Arlind Qorri-t. Duhet të stimulohet ky djalosh,se kemi nevojë edhe për pak idealizëm.paçka se këtyre personazheve iu bëhet bllok gjithë makineria e sotme në shërbim të ruajtjes së stablishmentit,ku media është ajo që e pasqyron më mirë.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. V
                                                                                      Votoni me gjak te ftohte

                                                                                      Kot i ka keto ky i gjati. Gjoja merakoset per elektoratin gri! Ky ka te gjitha armet ne dore qe me a pa elektoratin gri ta marre (jo fitoje) mandatin e rradhes. Gjithe hajduterine dhe parate nga lavatricet e qelbesirave nuk i con te gjitha ne offshore! Nje pjese e mire shkojne t’i mbajne pushtetin per 100 vitet e ardheshme. Shikoni se cfare lufte ka hapur per te c’bere PD pasi deshtoi me liderin e emeruar Lulezimin. Njerez! Ky duhet hequr se na ka zene frymen. Ju qe thoni do votoni Qorrin, mos e coni voten dem! Votoni alternativen e veshtire per ta pranuar, por te domosdoshme sa per nderrim pushteti - PD! Veproni si intelektual e jo si te verbuar nga bindjet partiake! Une votoj gjithmone per opoziten, pasi 4 vjet jane shume per te pangopurit e pushtetit, jo me 12 vjet!!!

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. D
                                                                                        Dursakja

                                                                                        Mendoj ti nxjerrim votat të pavlefshme, që të jetë pjesëmarrja në votime me përqindje sa më të vogël, e pa konsiderueshme. Populli nuk beson tek politika, ajo e shkatërroi këtë vend.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. D
                                                                                          Detari

                                                                                          ai qorri pervec qarjes qe ben per betonin si plakat e lagjes, ka ndonje ide ose program? politika nuk kerkon qares por guxim dhe ide.

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. U
                                                                                            Une

                                                                                            Shikojeni ca ate Malokun Ullsi si i shtremberohet Timonierit or rilindjote budallenj, qe te skuqeni nga turpi se per ke e leshoni voten!

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. N
                                                                                              Nukbehet Mebundra

                                                                                              Me Bundra me Balluke dhe me Republike Kamerieresh gri do behet gjithcka deri ne prag zgjedhjesh vitin tjeter

                                                                                              Përgjigjjuni

                                                                                              Lini një Përgjigje