Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e qarqeve dhe kryebashkiakët socialistë, zbardhen porositë e kryeministrit

17 Shtator 2024, 15:55Politika TEMA
Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e qarqeve dhe

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi sot në Pallatin e Kongreseve drejtuesit politikë të qarqeve të PS si dhe kryebashkiakët e majtë të vendit. Takimi nis prej orës 14:00 në Pallatin e Kongreseve dhe përfundoi rreth orës 15:20.

Burime bëjnë me dije se Rama gjatë fjalës së tij me drejtuesit e qarqeve dhe kryebashkiakët, u përqëndrua tek vota e diasporës.

Rama kërkon angazhimin maksimal të të gjitha strukturave për të maksimizuar pjesëmarrjen e emigrantëve në zgjedhje.

Ky takim u bë në kuadër të organizimit të punëve në terren për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Synimi i kryeministrit është jo vetëm për të fituar dhe siguruar mandatin e katërt, por për të siguruar edhe një rezultat të thellë dhe diferencë nga zgjedhjet e kaluara.

 

 

 

1 Komente

  1. r
    raul

    Hidraulikut terrorist te trajnuar ne Qipro nga Asfalia greke , antishqiptarit me te urryer te planetit ja paskan shkruar gati tekstin greket qe aspirojne endrra ne diell per te ashtuquajturin vorioepir. Ta bejne dhembin sa te kalit keta antishqiptaret dhe ky Hidrauliku hajdut votash dhe krimineli i masakres se Peshepise Fredi hunderri , keta nuk mund te pengojne kurre antarsimin e Shqiperise ne BE dhe rrugen e nisur nga Edi Rama per ta bere Shqiperine nje vend antar te BE dhe nje vend te zhvilluar ekonomikisht.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje