Spahiu: Kurti-Vuçiç u tërhoqën nga 'ura Ibrit' dhe 'bojkoti' pasi u kërcënuan nga shefi CIA

17 Shtator 2024, 12:57Politika TEMA

Spahiu: Kurti-Vuçiç u tërhoqën nga 'ura Ibrit'

Tensionet midis Serbisë dhe Kosovës vijojnë të jenë të ndezura. Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’ thotë  pas vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë dhe Serbi, William Burns, Kurti dhe Vuçiç u tërhoqën nga  'ura Ibrit' dhe 'bojkoti'.‘Pas takimit me shefin CIA-s të dy janë paralajmëruar se nëse do të ketë zhvillime në rajon do të ketë reagim. Vuçiç hoqi dorë nga taktika e bojkotit. Rikthimi në institucione, kërkesa për asociacionin, janë një tërheqje e dukshme 180 e gradë e kërcënimeve ushtarake që bënte media e Beogradit. Ka veprime të koordinuar me shefin e CIA-s.'- tha Spahiu.

Spahiu tha se nëse kryeministri Albin Kurti vijon të ecë kundër Perëndimit, Kosova rrezikon të përjashtohet nga Procesi i Berlinit.

Juristi në dukje se ngjarjet e fundit dhe takimet ndërkombëtare kanë ndikuar ndjeshëm në strategjitë e rajonit, duke përmendur se Ballkani i Hapur mund të shërbejë si një alternativë në rast se Procesi i Berlinit dështon.

Spahiu theksoi rëndësinë e qëndrimeve ndërkombëtare dhe sfidat që përballen aktorët rajonalë.

Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se nëse ish-presidenti Donald Trump fiton zgjedhjet në SHBA dhe vjen në pushtet mund të ndikojë në lirimin e Hashim Thaçit dhe mund të shbërbëjë edhe Gjykatën Speciale.

1 Komente

  1. S
    Shansi fundit te shpetoje Kosova

    Trump ka te drejte ne rastin e Kosoves, nese lirohet Thaci etj. Kosova shpeton nga proserbi Kurti. Qendrimin e Trump duhet ta mbaje edhe Haris nese fiton.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje