Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka mbështetur qëndrimin e drejtoreshës për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland, se korrupsioni në Shqipëri luftohet me ndihmën e SPAK. Basha shprehet se për këtë ka depozituar në Parlament edhe propozime konkrete për fuqizimin e SPAK-ut, të cilat pengohen nga ata që përdorin çdo mjet, për të frenuar Prokurorinë e Posaçme.
Kreu i demokratëve euroatlantikë më tej thotë se “amnistia për të liruar të korruptuarit, të hetuar nga SPAK, sulmet politike të Ramës dhe Berishës, ndaj këtij institucioni, si edhe përpjekjet për të krijuar mekanizma parlamentare, që cënojnë pavarësinë dhe autonominë e fituar nga SPAK-u, janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik, për të luftuar korrupsionin, si nga qeveria aktuale ashtu edhe nga partnerët e saj në opozitë”.
Basha gjithashtu shprehet se SPAK ka ende shumë rrugë përpara për të justifikuar besimin e shqiptarëve dhe detyra e çdo politikani me integritet është ta mbështesë inkurajojë dhe krijojë kushtet për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në vendin tonë.
Postimi i plotë i Bashës:
Fundi i pandëshkueshmërisë, shënon fillimin e një epoke të re politike, ekonomike dhe shoqërore për vendin, prandaj mbështetja pakushte për SPAK-un, është jetike për të luftuar korrupsionin, i cili përbën kërcënim, për sigurinë tonë kombëtare.
SPAK ka ende shumë rrugë përpara për të justifikuar besimin e shqiptarëve, por detyra e çdo politikani me integritet është ta mbështesë inkurajojë dhe krijojë kushtet për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në vendin tonë.
Jo vetëm që e mbështes qëndrimin e Drejtoreshës për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland, se korrupsioni në Shqipëri luftohet me ndihmën e SPAK, por edhe kam depozituar në Parlament, propozime konkrete për fuqizimin e SPAK-ut, të cilat pengohen nga ata që përdorin çdo mjet, për të frenuar Prokurorinë e Posaçme.
Amnistia për të liruar të korruptuarit, të hetuar nga SPAK, sulmet politike të Ramës dhe Berishës, ndaj këtij institucioni, si edhe përpjekjet për të krijuar mekanizma parlamentare, që cënojnë pavarësinë dhe autonominë e fituar nga SPAK-u, janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik, për të luftuar korrupsionin, si nga qeveria aktuale ashtu edhe nga partnerët e saj në opozitë.
Shqipëria meriton më shumë, prandaj Demokratët Euroatlantikë kanë prezantuar një plan konkret dhe reformues, që lufton korrupsionin dhe siguron mirëqeverisjen, me qëllimin për t’u dhënë shqiptarëve alternativën që meritojnë, për të çuar përpara, me sukses, integrimin në BE.
Perse sillni idiotesira te tilla sikur jane lajme qe iu duhen njerezve? Perse beni propagande per kete njeri pa bosht? Perse e quani "Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë"? Kjo nuk eshte asnje Parti dhe as eshte e regjistruar ne ndonje instituticion shteteror. Na mbyten idiotet ne gazetari!
Ky nuk del me deputet
Kritik , kadale e ka nji cike , se KY vend nuk eshte prone vetem e brinjeve te Bermudes , ndonjera prej te ilave eshte idoli yt . Edhe ne qe shikojme nga Perendimi , Kemi te drejte te flasim , pavaresisht sec mendoni ju trushplaret e Envero - berishizmit .
Mos e ver emrin "Mesuesi", sepse ti as te shkruash nuk di. Ti as qe i kuptoke fjalet e shkruajtura. Qenke analfabet funksional, ore ditezi.
sali ilir lulush =3 brinjet e bermuda qe shkateruan Shqiperine .Turp per median qe marin keta butak per te na prishur imazhin .
O Basha ! Me qe ke qene kamarjer dikur kam nje propozim. Vitin tjeter kur te filloje sezoni turistik shko puno andej nga jugu neper plazhe apo hotele se do jesh me i nderuar ne punen tende se sa te politikanit. Je komplet loqe. Rri,rri e ha nganjehere a thua se "godet" me ato qe thua.
Ky njeri idiot funksional tashme me ide prej demokrati euroatllantik te ben te dh . . . sh nga te qeshurat , harron ky mender kryetar pa parti e pa njerez qofte edhe formale e ka radben me njehere Salkari i pari , i dyti MonaLikja dhe i treti neiste eshte Lulushka si nxenes besnik i Salhese .
Kritik , ke te drejte , se ju fanatiket ose te fandaksurit , ose militantet ( fjale me kuptimin te afert Jane qe ndryshe ju kompetentet e linguistikes I emertoni sinonimie ....) jeni te gjithedijshem , te diplomuar ne te gjitha profilet dhe ni elet e shkolles berishiste dhe filialeve te saj , Ilirmetiste dhe Ediramiste .