“Ka dyshime për transaksione jashtë dhe kalime asetesh”, Klodiana Lala tregon detaje nga hetimet ndaj dyshes Meta-Kryemadhi

17 Shtator 2024, 09:03Politika TEMA
“Ka dyshime për transaksione jashtë dhe kalime asetesh”,

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi detaje nga hetimet për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.

Lala tha në emisonin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se janë duke u hetuar që nga shkollimi i fëmijëve të Metës dhe Kryemadhit në Britaninë e Madhe dhe ka dyshime se ka patur transaksione jashtë vendit, blerje pronash jashtë Shqipërisë, transaksione dhe kalime asetesh në drejtim të personave të tretë.

“Prokuroria e Posaçme deklaron se është duke vijuar hetimet për dosjen e Metës dhe Kryemadhit, dhe është shumë e vështirë të rrjedhin detaje nga kjo dosje.

Nga burime jashtë SPAK-ut, pra nga palë të treta, kam mësuar se ka shkresa ose letër-porosi në drejtim të disa vendeve, brenda dhe jashtë BE-së, ku janë kërkuar të dhëna, sepse në rastin konkret nuk bëhet fjalë vetmë për rastin e dosjes CEZ-DIA, apo të lobimit në SHBA, por Prokuroria e Posaçme si në rastin e zotit Ahmetaj, të zotit Berisha në rastin e dosjes “Partizani”, edhe në rastin e zotit Meta është duke gjurmuar pasuritë e ish-presidentit dhe të bashkëshortes së tij dhe të personave të lidhur me ta.

Duke qenë se shumë vepra penale dyshohet se janë konsumuar përgjatë viteve dhe ka kaluar një kohë e gjatë dhe është parashkruar afati dhe veprat penale. Mesa duket pasuria që përkthehet në një akuzë për veprën penale të pastrimit të parave, në rastin konkret janë duke u hetuar që nga shkollimi i fëmijëve të zotit Meta dhe zonjës Kryemadhi në Britaninë e Madhe, ka dyshime se ka patur transaksione jashtë vendit, dyshimet për blerje pronash jashtë Shqipërisë, transaksione dhe kalime asetesh në drejtim të personave të tretë.

Pra në këtë fazë është hetimi. Se kur do të ketë një rezultat këtë nuk jam e qartë se kur do të ndodhë, por dosja ka më tepër se katër vite”- tha Lala.

13 Komente

  1. K
    Ku asht mona se kena pa hiq SPAK tak tak

    Ktyne duhet gjygjin ne stadium me ja u ba 100 per 100 stadiumi mushet plot per Ilir dhe mona O popull kta te dy jan ushujzat e shqiptarve Ky den me ba shqirin 4 miljon kur te vin ne pushtet as derrat nuk shtohen kaq shum si dosa pjell 12 derrkuca kur pjell ky asht fantastik

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Nuk mer ndonje abetare qe te mesoj te shkruash drejt mbase kuptojme dhe ne ku do te dalesh .....

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Keni shume te drejte, te Bunkeri jane te gjitha!

        Përgjigjjuni
      2. F
        Familje e poshtme solidaritet kursimet

        Ky kujton se populli asht budadh Me qar leksh i ke shkollu fmit mar karagjoz Po sa meqem asht ky dhe per micen ka ba tualet A ke ken ka Vila mar dhe ti me kursime e ke ba ti bash lamsh si familje Dhe pak kan met thirr me shku ushtar o vagabon

        Përgjigjjuni
        1. F
          Familje e poshtme solidaritet kursimet

          Ky kujton se populli asht budadh Me qar leksh i ke shkollu fmit mar karagjoz Po sa meqem asht ky dhe per micen ka ba tualet A ke ken ka Vila mar dhe ti me kursime e ke ba ti bash lamsh si familje Dhe pak kan met thirr me shku ushtar o vagabon

          Përgjigjjuni
          1. n
            niku

            Hajdutëritë e familjes floriri dihen vetëm SPAK nuk i di.....

            Përgjigjjuni
            1. l
              luftuam bllokmenet na erdhen saliqeney

              hetimet vazhdojn me vite,terhiq e mos e kput deri sa te ndrohen proluroret,qeverite qe saliu shpreson te vij ne pushtet ne moshen 90 vjec,dhe harrohen gjerat,pasta historia vazhdon me edin me vite dhe populli budalla zbavitet me prralla politikanesh hajdute

              Përgjigjjuni
              1. K
                Ku je ke hup krejt monaaaaaa

                Mona Mami jot ka punu shum dhe ka kursy lek i ka fut ne bank mi shumu dhe kan pjell miljonat

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kris

                  Perralla me SPAK qe po ben namin me briskun ne dore .

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Stela

                    SPAK te kontrolloje bebe rexhen. Se mbeti Monika duke shkuar te shtepia e saj....

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Martin

                      Une nuk e kuptoj se si dalin keto sekrete te hetimit nga SPAK?!

                      Përgjigjjuni
                      1. i
                        iliri

                        ASGJE NUK DO BEJ SPAKU IKABLE TE GJITHE META,GOCA E VET THOSH SHOQEVE QE BABI IM ESHTE MBRETI I SHQIPERISE

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Luftari

                          Kontrolloni shkollën angleze tek Kodra e Diellit, është e kushururit të Monikës, dmth parat e Likes dhe Monës. Ku i gjeti kunati i Erisa Xhixhos, kushëriri i parë i Monikës?

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje