Analisti Arben Meçe foli për çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dosjen 500 faqe të SPAK.
Gjatë intervistës në “Tirana Live” në ABC News, Meçe tha se Partia Demokratike do të pësojë goditjen më të rëndë, pasi ish-kryeministri e përdori vetëm për të mbrojtur veten.
“Vërtetohet që paratë që janë përfituar nga një linjë korruptive janë përdorur nga Sali Berisha. Ndërsa për familjen jemi në një linjë tjetër që është e lidhur me hetimin pasuror. Dhe sipas SPAK këto para injektohet në familjen Berisha.
Pra kjo bën që të mos merremi më vetëm me Berishën dhe Jamarbërin, por edhe me familjen. Nëpërmjet kësaj vepre penale implikohet gjithë familje dhe kjo ka disa sekuenca të tjera dhe këtu vijmë te PD sepse PD është “një shpk e Berishës”.
Dhe këtu vijmë tek fakti që PD do të pësojë goditjen më të rëndë, sepse “shkrihet” pronari. Mekanizmi që përdor Berisha për t’u mbrojtur shkaktoi pasoja për PD. Sot rezulton që është një instrument tjetër që është bërë vepër penale.
Dosja 500 faqe tashmë nuk është konspiracion. PD do të shkrihet si parti, Saliu e përdor për të mbrojtur veten. Tani kjo dosje është dosje përvëluese për familjen Berisha, sepse janë në linjën e korrupsion pasiv që të gjithë. Kapja e PD nga Sali Berisha ka qenë dëmi më i madh”, tha ai.
Mire ishte te mos egzistonte se jane mbledhur llumi shoqeris.
Ashtu them më mirë vetëm një parti si PS -ja s'kemi ç'i duam të tjerat
O Meco po keto gjera dihen qe ne 1991 se sje tu na thon gjo t re. Ne vend t na thush se ca ekonomie do kemi deri ne fund to 2024? sa pare ka me dhon Italia per shenxhinin? a ka nai menje per me rregullu ushtrine? apo vari lesht se fillo big brradherrr dhe i fusim ca pallate kur nuk e kan menjen...dhe e shtym me Lir alabakun der fun viti sa t fillojn fushatat ??? se harrova dhe numrojm sa turista hyn n dit
Dhe Ben "mitralieri" nga ai llum ka dale nuk eshte burre me i mire
Jo , do shkrihet eshte shume e rende fjala parti demokratike eshte shume e bukur se lindi si shprese per shqiptaret , por duhet qe te gjithe ata drejtues kryesore te pd te ekzekutohen per tradheti te larte ndaj atdheut . Sot po flitet per nje nder me te lehtat krime te drejtuesit kryesor , po sa e sa ceshtje ka bere shume here me te renda e qe Spak nuk po i hap , c'fare dmth kjo te shkrihet te denohen pergjegjesit kryesore qe dihet kush jane nga Saliu i pari e tere ata me besniket qe dihet mire se kush jane antaret e bandes te Salqenit .