Drejtuesit politikë të PD-së në qarqe, Dyrnjaja: Janë antipatikë, njerëzit nuk i durojnë dot! Prodhojnë bezdi politike

16 Shtator 2024, 14:32Politika TEMA
Drejtuesit politikë të PD-së në qarqe, Dyrnjaja: Janë

Emrat e drejtuesve politikë të PD në qarqe, shumica e tyre janë antipatikë për Denis Dyrnjanë.

''Boçi ishte i vetmi njeri nga opozita që mori 20 mijë vota. Dhe nuk është lajm kjo, por mori më shumë vota se koalicioni PD-LSI. Tejkaloi dhe koalicionin.

Kur kandidati është i zgjedhur në vendin e duhur, nuk ka njeri që e manipulon votën. Është çështje besimi tek njerëz, vendosin njerëz me integritet dhe shihni surpriza në zgjedhje.

Këta janë antipatikë, nuk i durojnë dot njerëzit. Politikisht nuk prodhojnë asgjë, prodhojnë bezdi politike'', tha Dyrnjaja në 'Sot Live në Shqipëri'.

Primaret në PD nuk kanë funksionuar sipas Dyrnjasë dhe gjithmonë dihet se kush vendos në atë parti.

''Te primaret e Tiranës ishin 7 kandidatë, ata 7 mundoheshin kush bënte më shumë elozhe njëri tjetrit. Doli njëri prej tyre që e kishin paracaktuar. Unë të kam thënë se kjo garë është kot se e ka fituar Erion Veliaj. Që në nëse nuk ka garë reale, pas aty është Berisha dhe nuk ka si të ketë garë reale.

Mirë që gënjejnë veten, mendoj se do na gënjejnë dhe ne. Ti ke futur njëherë duart në kutinë e votimit. Nuk të besoj dot. Le ta bëjnë procesin e besueshëm dhe ok do e pranojmë. Askush nuk është i pandryshueshëm. Le ta bëjnë'', shtoi ai. 

5 Komente

  1. F
    Fundi i turpshëm, i nje grupimi hajdutesh dhe krim

    Kreret e PD -se nuk jane thjesht antipatikë. Jane hajdutë, mashtrues, servilë, dredharak, oportunistë, fodullë, thjesht TËPABURRË . KRERËT, jo demokratet e vertet, idealistët, te vuajturit e atijë dhe këtij rregjimi . GJEKMARKAJ. IK !!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Me Gjeken fiton nje m.. PD-ja

      Gjekmarkaj eshte shembulli/modeli se si nuk duhet te jete PD.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Astriti

      Atehere Denis po pranojme keta te PS,keta nuk jan neveritur popullit,Keta e kan bere popullin me henger me luge floriri,Ti gezojme atehere sna ngelet gje tjeter,Te na rroje Ismail Qemali i Tirones,

      Përgjigjjuni
      1. M
        Më mirë laron se balon .

        Astrito . . Te keqen me te vogël . E kena thon mooo. Larua edhe te vriste, balua te lëpin .

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Antipatiku me i neveritur eshte fytyra jote prej bythelepiresi i pushtetit kriminal dhe hajdut te ripjelljes.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje