Kreu i Grupit Parlamentar Niko Peleshi ka mbajtur një komunikim me gazetarët pas përfundimit të mbedhjes së sotme të Partisë Socialiste.
Ai u ndal te çështja e shumëpërfolur e mandatit të Olta Xhaçkës, që përfundoi në Venecia. Peleshi ka thënë se nuk ka qenë vendim grupi ai i mosdërgimit të mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese, teksa shtoi se kanë pasur paqartësi përsa i përket kësaj çështje.
Peleshi shtoi se vendimi për ta dërguar në Komisionin e Venecias ishte i duhuri, pasi opinioni do të vlejë për të gjitha vendimet e Kushtetueses që do të kalojnë në seancë.
Peleshi: Ne e zbatuam vendimin e Kushtetueses sa i përket futjes në seancën plenare në seancën e parë dhe menjëherë u vendos, u zbatua vendimi për ta trajtuar në seancë, është e vërtetë që ky mocion nuk përparon dot për shkak të votimit abstenim dhe kundër, shprehje e paqartësisë.
Të gjitha palët janë në të drejtën e tyre, e drejta e deputetit për të vendosur vetë, e drejta e zbatimit se cila është e para, ku fillon zbatueshmëria me shumë të drejtë e vlerësoj vendimin e duhur dhe të mençur për ta çuar në komisionin e Venecias.
Do të na vlente për të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese që do të kalojnë në seancë. Vijoj të mos e pranoj që është kundërshtim i Gjykatës Kushtetuese, ne vendimin e kemi trajtuar me seriozitetin që i takon, ashtu siç e kërkon ky vendim. Çfarë na këshillon Komisioni i Venecias do ta zbatojmë.
Jeni legene te gjithe aty ne Parlament, me ndonje perjashtim (n.q.s. ka).