
SPAK ka hetuar dhe transaksionet bankare të Jamarbër Malltezit jashtë vendit dhe investimin në pasuri të paluajtshme në vende të ndryshme të Bashkimit Europian. Disa nga transfertat janë kryer në 2021, kohë kur SPAK po hetonte lidhur me procedurat e privatizimit të ish-klubit Sportiv Partizani, ku ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion, pasi favorizoi, sipas prokurorisë, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për këtë procedurë.
“Shpenzime të tjera evidentohen të jenë bërë dhe jashtë shtetit për të cilat nuk gjenden gjurmë në deklaratat e pasurive. Konkretisht, nga analizimi i të dhënave të llogarisë së shtetasit Jamarbër Malltezi në një bankë të nivelit të dytë në monedhën euro, janë kryer disa transferta dalëse që nga përshkrimi i transaksioneve referojnë në pagesa për një pasuri të paluajtshme,” thuhet në dosjen e SPAK.
Transferta e parë është kryer më datë 21 dhjetor 2018 në shumën prej 15,530 euro për në Budapest, sipas SPAK, dhe është pagesa e parë për kontratën e parashitjes dhe blerjes. “Në dokumentacionin justifikues të administruar për këtë transfertë dalëse është vendosur në dispozicion swift. Transferta është drejtuar Budapestit, Hungari.”
Transferta e dytë në shumën e 15,530 euro sipas SPAK është paradhënie për kontratën e shitblerjes datë 20 dhjetor 2018. SPAK ka gjurmuar edhe një transfertë të tretë të dërguar më datë 20 shkurt 2019 drejt Hungarisë në shumën e 124,240 euro, e cila përfaqëson pjesën e mbetur të pagesës për kontratën e blerjes datë 20 dhjetor 2018. Gjatë vitit 2019 janë bërë pagesa faturash në Budapest në shumën e 7,885 euro.
Nga analizimi i të dhënave bankare, nga llogaria bankare e shtetasit Jamarbër Malltezi në një bankë të nivelit të dytë, janë kryer transferta dalëse në total prej 137,000 euro drejt një llogarie në emër të tij në një bankë në Gjermani.
Gjithsej, sipas SPAK, rezultojnë për vitin 2016 të jenë 16 transferta, nga të cilat 4 me vlerë 4,000 euro; 4 me vlerë 4,500 euro; 2 me vlerë nga 5,000 euro; 2 me vlerë nga 8,000 euro; 2 me vlerë nga 15,000 euro; 2 me vlerë 15,000 euro; 1 me vlerë 22,000 euro dhe 1 me vlerë 25,000 euro.
Më datë 9 korrik 2021, para noteres Laura Pustina, Argita Malltezi ka emëruar shtetasin Jamarbër Malltezi që të përfaqësojë në nënshkrimin e kontratës së kredisë bankare dhe çdo dokumenti të kërkuar nga banka për miratimin dhe marrjen e kredisë në një bankë të nivelit të dytë, ku ajo do të jetë kredimarrëse në vlerën e 450,000 euro, për qëllimin e kreditimit: blerje shtëpie banimi të llojit apartament, ndodhur në Bruksel, Belgjikë.
Nga analizimi i të dhënave bankare në vitin 2021, në llogarinë bankare të Jamarbër Malltezit janë kryer 4 transferta dalëse në total 460,000 euro. Transfertat dalëse janë drejtuar Gjermanisë, në një llogari po në emër të Malltezit.
Nga analizimi i të dhënave bankare në vitin 2021 të Jamarbër Malltezit, në një bankë të nivelit të dytë janë kryer transaksione dalëse në total 320,000 euro.
Pagesa e parë “kalim vajzës për blerje apartamenti” datë 8 shtator 2021; pagesa e dytë 9 shtator 2021 në shumën e 80,000 euro, me përshkrim, vajzës për blerë apartamenti kostoja e dytë, D. Malltezi, Roterdam; pagesa e tretë më 10 shtator 2021, shumën prej 80,000 euro; pagesa e tretë më 14 shtator 2021, shuma 80,000 euro dhe pagesa e katërt, shuma 80,000 euro, të gjitha me përshkrimin: vajzës për blerje apartamenti.
Transfertat dalëse janë drejtuar Holandës, në llogarinë bankare të D. Malltezit në një bankë në Amsterdam. Në dokumentacionin e administruar rezulton se kontrata për shitjen e së drejtës së banesës, datë 7 shtator 2021, është firmosur mes shtetases greke M.M., me banim në Roterdam, dhe D. Malltezit. Çmimi i shitjes së pronës është 360,000 euro.
SPAK thekson se shtetasja Argita Malltezi është e vetmja nga familja Malltezi që bën deklarimin e pasurisë. Bashkëshorti i saj ka deklaruar vetëm në periudha të caktuara si person i lidhur me të atin e vet. Argita Malltezi nuk deklaron të ardhurat, shpenzimet apo pasuritë e bashkëshortit dhe as pjesëmarrjen e tij si ortak i shoqërisë Homeplan shpk. Kjo bën që të humbasin gjurmët e të ardhurave të vërteta të familjes Malltezi apo shpenzimet e tyre reale, qoftë për pasuritë, si blerje, mobilim, etj., ashtu edhe për fëmijët e tyre
Këta kanë qindarka në krahasim me këta sot. Kaq i prishin për fundjavë drejtorët 5D të lalit
Prit se ka te tjera.....
Si nuk bie kancer ne kete familje, qe te festoje vegjëlia.
Këta kanë qindarka në krahasim me këta sot. Kaq i prishin për fundjavë drejtorët 5D të lalit
Janë qindarka 360 mijë euro more anti komunist ? Pse , sa para burgu ke marë ti , si ballist që ke qënë , më shumë se kaq ?
Po sa miliona euro kishin marrë 5D drejtorët e bashkisë që jan në burg?? 4 milionë euro 500 metra rruge dhe njeri po ndërton edhe hotel në plazh . I ka arrestuar SPAK -u jo thashetheme portalesh
Makiaveli nenes nuk di nese mbush mire apo jo. Tema eshte per kokerjepurin e Gites se cka bere me parate pa djerse. kur te vij artikulli i Zenit apo likes apo Lirise apo drejtoreve do diskutojme qe te shpetojme nga kusaret e pangopur.durim te keqen nena .
Kjo eshte teknika e perdorur nga te gjithe te korruptuarit e Shqiperise,qe me thene te verteten,nuk eshte se eshte shume problematike per tu zbuluar,por kam bindjen,se me flukse gjigante te parase se piste ne Shqiperi,kane hyre ne valle edhe marifetçinjte nderkombetare te fshehjes se miliardave te dollareve,dhe ja u mesuan se si fshihet mali me para,si ato te krimit te organizuar,si edhe ato te hajduteve dhe korrupsionit masiv te politikes shqiptare te ketyre 30 e kusur vjet,neper parajsat fiskale!! Ajo qe ne lexojme,tregon vetem shuma te konsiderushme, por te zbuluara si rezultat i karshillekut te kesaj familje mafioze ndaj shqiptareve,kurse miliardat e eurove,te vjedhura nga djersa e shqiptareve,jane te siguruara neper ato parajsa, vjedhje,me pasoja aq te renda per gjenerata te tera Shqiptaresh,sa,nuk eshte e veshtire te shofesh se kush po i paguan sot,dhe per sa akoma do i paguajne ne te ardhmen brezat e ardheshem,sepse ato resurse,u jane grabitur shqiptareve qe u duheshin,per sistemin e shendetesise,te drejtesise,te arsimit publik,te infrastruktures,per sistemin e sigurise...kjo eshte arsyeja kryesore qe te rinjte emigrojne,sepse bastarde si kjo familje,ja u kane grabitur te ardhmen ne menyre shtazore. Deri kur, ky lloj krimi te konsiderohet si krimi me i rende qe mund te kete kodi penal shqiptar, dhe te kete ndeshkime te barasvleshme, ne,rrezikojme zhdukjen si komb. Vete fakti,qe gati te gjithe politikanet Shqiptare,investojne ne te ardhmen e te "pjelleve" te tyre,gjithnje jashte kufijve te Shqiperise,ne arsimimin e tyre dhe jo vetem,tregon se sa besim ka politika shqiptare per te ardhmen e Shqiperise!!
Ne parimet nuk i tradhetohen me sali berishen
Ne parimet nuk i tradhetohen me sali berishen
Antikomunisti, ua beri mire enveri juve, just njojti koken juve bashke punetor te fashizmit kunder kombit Pa le qe na moret para si te persekutuar qe gjysma oseme shume spiun te sigurimit.Po 2 miliard euro ne 1997 nuk jane para Po 365 mije euro nuk jane para? Se ka idioter si ju kakaris komunisti I fundit I europes qe u kthye ne superkapitalist dhe antikomunist