Komisioni Antikorrupsion, Xhafaj: Të gjithë do ta gëlltisin atë që kanë thënë kundër

15 Shtator 2024, 15:02Politika TEMA
Komisioni Antikorrupsion, Xhafaj: Të gjithë do ta gëlltisin

Komisioni Antikurrpsion po kundërshtohet ashtu si u kundërshtua Reforma në Drejtësi, por në fund do të shihen frytet e tij. Kështu tha ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, i ftuar në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN.

“Edhe kur filloi reforma në drejtësi çfarë nuk na dëgjuan veset. Erdhi dita që të gjithë u detyruan ta gëlltisin atë që kishin nxjdrrë. Edhe kështu do të ndodhë edhe për këtë gjë. Të jeni të bindur”, tha Xhafaj.

Kryetari i komisionit të posaçëm tha se ideja për këtë nismë lindi pas një takimi me kryeministrin Rama në tetor 2023, ku u fol për qeverisjen, korrupsionin, sundimin e ligjit.

“Ai ishte gjithashtu shumë i shqetësuar për zbatimin e masave të shumta dhe mekanizmave që duheshin ndërtuar për të adresuar rekomandimet e dala nga progres raporti i BE, zbatimi i të cilave ishte domosdoshmëri për të përshpejtuar procesin e integrimit. Partnerët e vlerësuan si zgjidhje shumë të mirë dhe vendosën ta mbështesin”, tha Xhafaj në A2 CNN.

Deputeti socialist zbuloi se propozimi për të drejtuar komisionin erdhi nga Rama.

“Ishte një sfidë për mua. E mendova gjatë. Është një reformë shumë e madhe, shumë e vështirë, por në finale ne jemi këtu për të shërbyer, për të bërë detyrën”, tha ai.

Si do të përfshihet opozita në komision? “Jeta vazhdon”

Xhafaj pranoi se pjesëmarrja e opozitës në komision është shqetësim për socialistët, pasi Partia Demokratike dhe aleatët e kanë bërë të qartë që nuk do të jenë pjesë e tij.

“Është një shqetësim i yni. Opozita është faktor i rëndësishëm në këtë proces. Por opozita bën zgjedhjet e saj. Ajo ka vendin e vet, zgjedh opozita se çfarë do të bëjë me rolin dhe vendin e saj. Në këtë rast, si edhe në disa raste të tjera, opozita ka zgjedhur formën e gabuar, pra bojkotin. Por kjo nuk do të thotë se Kuvendi nuk duhet të vazhdojë”, tha Xhafaj.

Pse nuk ka mbështetje nga drejtësia?

Fatmir Xhafaj tha se socialistët nuk kanë kërkuar mbështetje nga drejtësia për këtë komision.

“Nuk kemi pse t’i kërkojmë mbështetje publike Prokurorisë së Posaçme, Prokurorisë së Përgjithshme. Ky është një keqinterpretim. Ne nuk u kemi kërkuar të përfshihen te grupet e ekspertëve. Natyrisht nuk do të kishte asgjë të keqe që ne t’i thërrisnim dhe të na tregonin edhe ata problematikat, siç bëjnë në raportet që përpilojnë çdo vit”, tha ai.

“Vetë institucionet e drejtësisë kanë propozuar 200 nene që ata mendojnë se duhet të ndryshojnë. Prandaj duhet një diskutim me vetë njerëzit e drejtësisë, me të gjithë profesionistët dhe më pas në Kuvend”.

Akuzat se ky komision do t’i heqë pavarësinë drejtësisë, Xhafaj i quan vetëm hipoteza, pa fakte.

“Si mund të heqë një komision parlamentar pavarësinë e drejtësisë? Dakord! Po si? Bazamenti mbi të cilin ngrihet sot drejtësia e re është i garantuar me norma kushtetuese.

Ne fatkeqësisht kemi bërë ndërhyrje të tilla në Kushtetutë, që për një konstitucionalist normal nuk janë të arsyeshme. Ne ishim të përgjegjshëm, por kishim edhe vizionin që e morëm përsipër këtë gjë. E bëmë këtë gjë sepse i dhamë garanci. Sot duhet mbi 94 vota që të ketë ndryshime kushtetuese.

Pavarësia e institucioneve të drejtësisë është e sanksionuar në Kushtetutë. Si mund ta ndryshojë një forcë parlamentare që ka 74 mandate?”, tha ai.

14 Komente

  1. T
    Tom

    O Fatmir...dikur nje gjyq divorci zgjaste 1 muaj...sot dhe me vite...ishim me mire apo me keq...ka gjqe qe po shkojne qe ne 2016 pa seance.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Etglenti

      Xhafa i zgjidh punët e veta dhe të miqve të vet o Tom. Edhe kur i humbet i prish me gjykatë kushtetuese

      Përgjigjjuni
    2. A
      Agron

      Mire do jete qe opozita mos jete ne kete komision Antikorrupsion se do me permendin mua aty me dy emrat e mi e me bemat e mia ne Itali e kjo do ta vere ne siklet vellacko Fatin tok me Antikorrupsionin bashke.

      Përgjigjjuni
      1. x
        xhingijet ne oborrin e teqes se kryeministrise

        Xhafa, i vetedijshem ne rolin e nje kllouni, te Rames, qe i ka dhe i ka pasur te gjitha mekanizmat e kontrollit, duke u nisur, nga kontrolli i larte i shtetit, dhe i ka pasur ne tavoline, shumat e medha, qe vinin nga te gjitha anet, te korrupsionit dhe nuk ka marre asnje mase, nga pozicioni i tij. Kjo tregon qe ai qofte dhe indirekt, me kete mosveprim, ka pergjegjesine e tij te madhe, te denueshme te mos reagimit dhe mos veprimit. Dhe ja tani, ky bashkefajtor, ne korrupsion,per te hedhur hi syve ne mes te dites turmes, do te mbuloje mutin me efektin shurre te xhafes.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vuka

          LLafe koti dhe pune koti. Ka 40.000 ceshtje te hapura ne gjykate shto ketu edhe keto akrobacirat e xhafes i bie te maresh pjaten me lude dhe te rrish ne gjykate per 15 vjet rrkesht derisa te te vije rradha dhe jo drejtesia.... Futja kot me partneret nderkombetare.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Veri

            I fundmi i enveristeve.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vlora 97

              Po pse duhet nje Komision Antikorrupsion qe ngrehet nga te korruptuarit kur Spak po lufton korrupsionin?! Nuk e kuptoj kujt dhe pse lindi kjo ide kjo nevoj.??

              Përgjigjjuni
              1. L
                Latif Dreqi

                kelyshi i Enverit do beje komision, ptu te dhjefsha varrin o qelbesire komuniste..

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shall— varja

                  Fatmir Xhafaj eshte specjalist serjoz dhe korrekt! Uroj te kete sukses dhe aq sa te mundet ths presi rrenjet korupsjonit

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lytfiu

                    O Xhafe si e ke Muhametllarin e 5 D jo për gjë por avokat zyrën tënde ka, atë pupacin tënd Arjan Salati

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Hetim familjes Xhafaj

                      Korrupsion e ka ne familje, kompania Arlis Ndertim po nderton kulla ne Tirane, fshihet Xhafaj dhe dhendrin e tij Baboci (ish drejtor urbanistike, po vazhdon punon per ende me Veliaj) dhe (kullat)- apartamentet, njesite tregtare dhe garazhdet noterizohen te gruaja e Xhafaj si notere. Pra si familje punon Fatmir Xhafaj ne korrupsion. A do luftosh per familjen tende? Per kete eshte Komisioni Antikorrupsion. Fshatari i Pogradecit ke harruar ato drekat qe mbildhje militantet duke ngrene falas te restoranti ne Drilon.

                      Përgjigjjuni
                    2. E
                      EC!!!!!

                      QENTË LE TE LEHIN .

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arbi

                        Nga opozita nuk ke më Eduart Halim thuthuqin qe u shit a u ble nga ju, e më pas u bë i sëmurë. Gjithsesi Eduard Halim thuthuqi ka lënë vemjen tjetër në PD Ivi Kason kunatollin e tij

                        Përgjigjjuni
                        1. l
                          landi

                          O Fatmir ! Turp per ty...mos u kthe ne mercenar i nje hori qe ta ktheu PS ne shtepi publike

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje