Dosja 'Partizani'/ Malltezi i pagoi Berishës faturat për këngëtarin italian në fushatën e 2013-ës! Këshilltari i ish-kryeministrit shkoi në SHBA me Bektashin për të takuar arkitektin e Kullave

15 Shtator 2024, 09:32Politika TEMA
Dosja 'Partizani'/ Malltezi i pagoi Berishës faturat për

Në dosjen 500 faqe të SPAK evidentohet fakti se Sali Berisha nuk ka përfituar vetëm të ardhura përmes llogarive personale të dhëndrit Jamarbër Malltezi, por edhe nga financime të shoqërisë ‘Homeplan sh.p.k’, shoqëri përmes së cilës dhëndri në cilësinë e investuesit ndërtoi 19 kullat tek ish-kompleksi partizani.

SPAK përmend financime të shoqërisë Homeplan sh.p.k., për llogari të Kryeministrit Sali Berisha (asokohe) në kuadër të fushatës zgjedhore të vitit 2013. Ndër pagesat e përmendura është edhe ajo për akomodimin dhe udhëtimin dhe qëndrimin në Shqipëri të këngëtarit Ricardo Cocciante të ftuar prej tij.

Në dosjen e SPAK thuhet se “përgjatë vitit 2013, në kohën e fushatës zgjedhore, rezulton se mbështetur në kërkesën dhe kujdesin e veçantë shtetasit Kryeministrit Sali Berisha, Ministri i Kulturës, ka ftuar këngëtarin Riccardo Cocciante, të vijë në Shqipëri. Ky i fundit ka ardhur i shoqëruar me këngëtaren Elhaida Dani dhe një gazetar italian.

Në vetë dokumentet e Ministrisë së Kulturës paraqitet si mbështetës shtetasi Fatmir Bektashi, por nga aktet ka rezultuar se pagesat për akomodim dhe udhëtim të këtyre shtetasve janë kryer nga shoqëria Homeplan sh.p.k. në një vlerë në total prej rreth 676 250 lekësh.”

Këngëtarit dhe grupit të tij i është paguar akomodimi në një hotel luksoz, biletat e udhëtimit dhe automjetet me qira.

Homeplan pagoi biletat e avionit për ish-këshilltarin e Berishës

Në dosjen e SPAK thuhet se shoqëria Homeplan sh.p.k. i ka paguar Flamur Kuçit, në kohën që ky i fundit ka qenë këshilltar për Çështjet e territorit pranë Kryeministrit Sali Berisha në vitin 2012 paratë e biletës, në shumën 911 euro që ky të shkojë të takojë Daniel Liebeskind, arkitektin e kullave së bashku me Fatmir Bektashin në SHBA.

“Konstatohet se edhe arkitekti që është kontraktuar për projektet e ndërtesave të kryera në territoret e klubeve Sportive Partizani, shtetasi Daniel Liebeskind, fton pikërisht shtetasin Flamur Kuçi, në kohën që ky i fundit ka qenë këshilltar për Çështjet e territorit pranë Kryeministrit Sali Berisha dhe shtetasin Fatmir Bektashi për një vizitë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Udhëtimi kryhet në vitin 2012 dhe paratë e biletës për shtetasin Flamur Kuçi, në shumën 911 euro, paguhen nga shoqëria Homeplan sh.p.k” shkruhet në dosje.


Pagesa për Fondacionin e Liri Berishës nga Malltezi

Gjithashtu në dosje konstatohet se një pjese parash nga të ardhurat e familjes Malltezi kanë shkuar në drejtim te Fondacionit Domenic Scaglione me president Liri Berisha, bashkëshortja e ish-kryeministrit.

Konkretisht në periudhën 2010-2022 Argita Malltezi dhe Jamarbër Malltezi, kanë sponsorizuar Fondacionin Fëmijët Shqiptarë, Domenick Scaglione në një shumë prej 8 599 647 leke, 24 171 euro e  8 225 USD, pagesa të kryera përmes dy shoqërive Homeplan sh.p.k. dhe Kontakt sh.p.k.

Pagesat për fondacionin e Liri Berishës


Viti 2016- Shoqëria Homeplan sh.p.k. ne vitin 2016 ka transferuar pranë Fondacionit të Fëmijëve Shqiptar Domenick Scaglione shumën prej 18 534 euro.


Viti 2021: Shoqëria Homeplan sh.p.k. në vitin 2021 ka transferuar pranë Fondacionit të Fëmijëve Shqiptar Domenick Scaglione Shumen prej 1970 euro.


Viti 2022: Shoqëria Kontakt sh.p.k. në vitin 2022 ka transferuar pranë Fondacionit të Fëmijëve Shqiptar Domenick Scaglione shumën prej 30,000 euro.


Totali: 50 504 euro


Në përfundim, SPAK konkludon se "rezulton plotësisht e provuar se Sali Berisha, ka konsumuar veprën penale të "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore", kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal"./Shqiptarja.com

11 Komente

  1. D
    Dakord

    Oh, sa te lodhur qe jeni ju te qeverise, spakut e temes! Cfare u be me pagesat e Fushes per mijera euro hotele ne Barcelone per Maznikun?! Flamur Kuci-nje spiun i rames, gjobaxhi dhe katunar malsie a nga dreqin eshte! Tani mund ta merrni si deshmitar per te sajuar fakte fake!!! I keni faktet sa nje mal me mut per ramen e shpurrat e tij dhe kerkoni per kacidhet e berishes

    Përgjigjjuni
    1. k
      kinezi

      ik mor shpella i qorruar Abi me kurven e tij Gita kane grabitur gjithë Shqiperin keto jane kacidhe para atyre që nga Porto Romano ndertesen e Ish prokurorise te rruga e Durresit e deri te konsensionet pa fund te Zenit

      Përgjigjjuni
      1. F
        Funderina Rame

        Kacidhe , Berisha ? U te qifte kina nene o funderine...

        Përgjigjjuni
      2. k
        kacidhja

        PO CFARE JANE KETO SHIFRA PA VLER KUR DIHET QE AI DHE NJA DY TE TJWRE E KAN KALUAR 1 MIKIARDSHI NE PASURITE E TYRE.DUKET ASHIQARE QE NUK DO I DENOJNE, VETEM SA DO JAPIN NJE PICKIM TE LEHTE.

        Përgjigjjuni
        1. U
          Une

          Nuk lejohet sponsorizimi ne Shqiperi? Ata mund te hetijne Liri Berishen ,nese ka indicie per shperdorim fondesh,por jo Saliun pse kompania sponsorizoi. Une nuk e duroj dot Berishen dhe mendoj qe ka shkaterruar Shqiperine nga 92-2013. Por ketu SPAK ja fut kot dhe eshte politik. Merru me 21 Janarin,SPAK!

          Përgjigjjuni
          1. a
            asd

            E keni gabim. Eshte veprim i plote korruptiv. Ata qe paguan perfitojne te drejta te paligjshme mbi tendera ose para publike (Mjafton te verifikohen dhe dalin menjjehere lidhjet si psh ajjo me Rezart Tacin). Pagesa e shumave mund te behej nen dore (sic edhe mund te kete ndodhur)por e bejne pjeserisht edhe ne kete menyre sepse u duhen para te zbardhura, te justifikuara te gatshme per tu perdorur.

            Përgjigjjuni
          2. L
            Ledina

            I biri i Luan Malltezit nga Durresi na doli " nje nga familjet "me te pasura" qe paska pasur gjysmen e trojeve te Tiranes"?! Ne fakt, i lumte birit dhe dhenderrit te Serbise, kreut te agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vuk Berisha qe ua mori pushtetin nga dora Ramiz Alise dhe Fatos Nanos dhe e ropi, e vodhi, e dogji dhe e shkaterroi Shqiperine, duke sjelle gjithe malokerine ne Tirane dhe duke i degdisur ne mergim tiranasit autoktone!

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gabriel

              Cfare problemi ka me shku ne SHBA me taku arkitektin? Edi Rama i beri milionere arkitektet e tij te preferuar

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tani xha zeqo e hengre !

                Pse mos tallej maloku me leket e firmave piramidale paguante kengetare dhe shetiste femijet kudo ne Bote....Miliarda Euro te mbledhura nga firmat piramidale...komshija e saliut Sudja... Tani ja ben bytha verc verc se burgu e prete....plehra komunisti fanatik qe mesonte Citatet e Testers te PPSH per mernc ne korridoret e Fakultetit....

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tani xha zeqo e hengre !

                  Pse mos tallej maloku me leket e firmave piramidale paguante kengetare dhe shetiste femijet kudo ne Bote....Miliarda Euro te mbledhura nga firmat piramidale...komshija e saliut Sudja... Tani ja ben bytha verc verc se burgu e prete....plehra komunisti fanatik qe mesonte Citatet e Testers te PPSH per mernc ne korridoret e Fakultetit....

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tani xha zeqo e hengre !

                    Pse mos tallej maloku me leket e firmave piramidale paguante kengetare dhe shetiste femijet kudo ne Bote....Miliarda Euro te mbledhura nga firmat piramidale...komshija e saliut Sudja... Tani ja ben bytha verc verc se burgu e prete....plehra komunisti fanatik qe mesonte Citatet e Testers te PPSH per mernc ne korridoret e Fakultetit....

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje