U bashkua me Alibeaj, Agalliu: Bëra akt të qartë, Basha nuk është i lirë, Berisha është 'non grata'

15 Shtator 2024, 14:40Politika TEMA
U bashkua me Alibeaj, Agalliu: Bëra akt të qartë, Basha nuk

Arbi Agalliu, së bashku me 4 kolegë të tjerë opozitarë deklaruan krijimin e një fronti të ri opozitar, sa larg Sali Berishës aq edhe Lulzim Bashës.

Dalja e tij krah Enkelejd Alibeajt dhe Dashamir Shehit zyrtarizoi edhe ndarjen nga Demokratët Euroatlantikë.

Në një intervistë për A2 CNN, Arbi Agalliu pohon se ata që nuk u distancuan përfshire dhe Bashën, nuk janë të lirë.

“Unë kam bërë akt të qartë, jam shkëputur nga grupi i PD që drejtohet sot fatkeqësisht nga Sali Berisha. Për një fakt shumë të thjeshtë, mjafton non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, gjë që më bën mua të mos jem më atje.

Të gjithë ata që nuk bëjnë këtë, që qëndrojnë për arsye të caktuara që unë nuk i di, fatkeqësisht e shoh të vështirë të jenë të lirë për të vijuar gjënë”, deklaroi Agalliu për A2.

Tashmë që u zyrtarizua grupimi i ri informal në parlament, Agalliu shpjegon se po punohet që bashkëpunimi të shtrihet edhe për zgjedhjet e vitit 2025.

“Çdo koleg opozitar që e gjen veten në këtë lloj fronti, në këtë lloj emëruesi të përbashkët është i lutur dhe jemi duke punuar për të krijuar një lloj fronti të përbashkët në zgjedhjet e 2025.

Se kush do të jetë, kjo mbetet për t’u parë. Sekush nuk i braktis këto parime dhe të gjithë ata që janë ndarë nga e shkuara korruptive e këtij vendi”, theksoi Agalliu.

Krijimi i një partie të re politike, me të zhgënjyerit nga Basha dhe Berisha, duket se është në hapat e fundit dhe deputeti tregon edhe detaje se organizative të subjektit të ri.

“Modeli që për të cilin ne po mundohemi të paraqesim është një model që ndan qartësisht partinë nga pikëpamja organizative, ajo që bota jashtë e quan kancelar dhe ekipi politik që përballet në terren. Nuk do jetë një parti uni, nuk do jetë një parti individi”, tha për A2 deputeti.

Sa i përket mundësisë së bashkimit me Partinë Demokratike, për të qenë fraksion brenda saj si është kërkuar nga Kreshnik Çollaku, Agalliu thotë se shanset janë zero.

“Zoti Çollaku e ka thënë që në krye të herës, do qëndrojë ku është vula e PD në formë fraksioni, por nga ana tjetër zoti Boçi tha se koha e fraksioneve ka mbaruar”.

Një tjetër arsye që sipas tij ndikon në këtë mos bashkëpunim me Partinë Demokratike është edhe qasja me sistemin e ri të drejtësisë, që siç thotë nuk mund të pranojë të protestohet para godinës së SPAK.

9 Komente

  1. A
    Albano Carisi

    Ik mer burr kurv se qe surrat dukesh ti qe je rropqir. Rri me Alibeajn se bythqimat bashk rrin

    Përgjigjjuni
    1. M
      MOKRARI

      JO PO TE RRIJE ME NONGRATEN HAJDUT O ALBANO CARRISI

      Përgjigjjuni
      1. A
        Albano Carisi

        Jo po t ri me rropqira si ty o Mok-Kari

        Përgjigjjuni
      2. X
        Xhek

        O Albano Cari se ne fakt duhet ta kishe shkruar shqip Kari .

        Përgjigjjuni
        1. A
          Albano Carisi

          Xhek rropciri

          Përgjigjjuni
        2. a
          astrit

          Mezi po pres kur do behet rindarja e radhes e ketyre palo deputet

          Përgjigjjuni
          1. p
            paemer

            gezojuni edhe ketyre diteve qe ju kane mbetur nga mandati or mik se deputet ty dhe alibeajn nuk ju voton njeri ,jo se saliu eshte burre me i mire se ti apo piktori por ja qe ai ja ka dale te ruaje nje elektorat te cilit i ka mundesuar pasuri nder vite......juve kur votoheshit ndodhte se ishte saliu ,edhe lulin e pame kur doli vetem ne votime. Ju vota keni edhe me pak se dash shehi dhe fatmir mediu.....

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bufi

              Ore bubeci , leti keto profka dhe thuaje troc ;Jam nisur dhe do vete te Saliu , se deputetlleku eshte I embel , ndersa te Luli , Tani qe I moren vulen , e veshtire ... Te ka keshiluar edhe ai dhenderri I Hysen Xhafkollarit ... Po nga te gjeti Luli , se ty ste njeh Njeri ne Vlore , Afrimin , xhaxhan , Po . Ate te kish bere Luli , Jo ty buf .

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pufte

                A te dhjefsha aktin , o bufi I pulave ! Vjen nga goxha fis , Po ti ke dale pufte .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje