A ka përfituar familja e vajzës së ish-kryeministrit, dhëndri dhe Sali Berisha vetë nga pushteti? A ka fakte, prova që tregojnë korrupsionin e kësaj familje, në bazë të të cilave pastaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shpallën familjarisht ata “Non grata”? Për hetuesit e SPAK kjo gjë tashmë është jashtë çdo dyshimi dhe shembujt në 500 faqe raport janë të pafundme. Shqiptarët janë njohur nga media për vite me radhë se si funksiononte studio ligjore e Argita Berishës nga viti 2005 deri në 2013 me VKM-të e personalizuara të bëra nga babai i saj kryeministër si dhe përqindjet që ajo u merrte të njëjtëve klientë.
Dosja më e fundit e SPAK mbi skandalin Partizani sjell të tjera raste të panjohura se si funksiononte përfitimi edhe nga ana e dhëndrit Jamarbër Malltezi nga VKM-të e ish-kryeministrit Sali Berisha. Si për shembull, rasti i Hidrocentralit të Ashtës dhe të tjerë hidrocentrale që pasi merrnin licenca nga VKM-të e kryeministrit, shpiknin punë dhe pagesa për dhëndrin Jamarbër Malltezi për vite me radhë duke kaluar mijëra euro në llogaritë e tij personale në banka të ndryshme të Tiranës.
Historia mes Sali Berishës dhe firmës Österreichische Elektrizitätsëirtschafts-Aktiengesellschaft sipas SPAK nis me 17 tetor 2008, kur ish-kryeministri miraton një VKM, (praktikë dhe me raste të tjera të ngjashme) për ndërtimin, pronësinë, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të një hidrocentrali të ri në Ashtë, Bushat të Shkodrës. Nisin punimet, hidrocentrali realizohet dhe vendimi numër 170 datë 18.12.2012 Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) prapë me urdhër të Sali Berishës vendos të miratojë edhe marrëveshjen e shitjes së energjisë mes KESH sh.a dhe Energji.
Ish-kryeministri Sali Berisha në kronikat e kohës, të cilat ndodhen dhe në Youtube me një entuziazëm të jashtëzakonshëm e konsideron Hidrocentralin e Ashtës mbi lumin Drin si “...një risi botërore dhe ndër më të avancuar. Hidrocentrali i Ashtës nuk e cenon mjedisin, përkundrazi e përmirëson. Ne do të vazhdojmë me shumë projekte të tilla”, tha Berisha në atë kohë. Në të vërtetë, Ish-kryeministri Sali Berisha kishte disa arsye të dukshme dhe të padukshme për të qenë kaq i lumtur. Ja çfarë zbuloi SPAK në faqen numër 400 të dosjes.
“Përgjatë viteve konstatohet – shkruan SPAK, - se shtetasi Ardian Shehu, për llogari të një marrëdhënie të shoqërisë Energji Ashta si më sipër të krijuar dhe të projektit të mësipërm rezulton se paguan shtetasin Jamarbër Malltezi si vijon:
Në vitin 2008 në llogarinë e Jamarbër Malltezit , Adrian Shehu ka derdhur 18.900 Euro
Në vitin 2009 në llogarinë e Jamarbër Malltezit, Adrian Shehu ka derdhur 8.820 Euro
Në vitin 2010 në llogarinë e Jamarbër Malltezit, Adrian Shehu ka derdhur 25.754 Euro
Në vitin 2011 në llogarinë e Jamarbër Malltezit, Adrian Shehu ka derdhur 12.1290 Euro
Në vitin 2012 në llogarinë e Jamarbër Malltezit, Adrian Shehu ka derdhur 7.985 Euro
Në vitin 2012 në llogarinë e Jamarbër Malltezit Adrian Shehu ka derdhur 5.760 Euro
Në vitin 2013 në llogarinë e Jamarbër Malltezit Adrian Shehu ka derdhur 2.220 Euro
Për një total prej 81,595 Eurosh. I pyetur nga hetuesit e SPAK, Adrian Shehu në emër të firmës së Hidrocentralit të Ashtës, është përgjigjur se e njeh prej kohësh Jamarbër Malltezin dhe duke qenë se ishte Pedagog i Universitetit Bujqësor të Kamzës, dhe ka qenë në grupin e punës për vlerësimin dhe ndikimin në mjedis të hidrocentralit të Ashtës. Një pjesë të parave e ka marrë edhe për Devollin, një tjetër koncesion.
I njëjti fat, sipas SPAK i qëlloi edhe Mati Hidropower Plant, një bashkim hidrocentralesh më të vogla, i cili gjithashtu me një koncesion të vitit 2012 të firmosura nga Sali Berisha, i paguan më pas dhëndrit të Berishës dy projekte: Një në 2013 me një shumë prej 10.300 Euro dhe tjetri në 2014 me një shumë 20.174 Euro. Në total nga ky grupim hidrocentralesh iu dhanë Jamarbër Malltezit plot 30.474 Euro.
Në një formë tjetër vepron edhe një tjetër kompani që merr projekte nga Qeveria Shqiptare. Italiania Irene Acqua Gas Albania Brunch në vitin 2009 merr dy projekte në dorëzim në Golem dhe në Tiranë lidhur me shërbimet e integruara të ujit dhe të shpërndarjes së gazit. E njëjta kompani në vitin 2010, po sipas të dhënave në dosjen e SPAK, angazhohet në Bovillë me një projekt të tretë që përfundon në vitin 2013.
Projekti i Golemit përfundoi në 2013. Me datë 01.01.2012 mes Argita Malltezit dhe Raimondo Chiodi, menaxher i firmës Irene Acqua Gas Albania, lidhet një kontratë qiraje për apartamentin 12/5 në pronësi të Argita Malltezit në ETC në Tiranë. Ajo që bie në sy është se apartamenti prej 120 metra katrorë në këtë vit jepet me shifrën marramendëse prej 8000 eurosh në muaj, shifër aspak e përshtatshme me tregun dhe kohën e marrjes së këtij apartamenti me qira dhe që tingëllon më shumë si një ryshfet për mbështetjen e ofruar nga kryeministri.
Dosja më e fundit e SPAK që akuzon ish-kryeministrin Berisha për korrupsion dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për korrupsion dhe pastrim parash, hedh dritë të re mbi aktivitetin e familjes Berisha, por duhet thënë, se ende mbeten në errësirë të tjera aktivitete, veprime, të kësaj familje që me siguri do të qartësohen. (Shqiptarja.com)
ore ky Salua , i ka qir nenen duke vjedhur , po prisni se nuk keni pa gje akoma
Shyme I paqarte shkrimi! Parate kalojne ne llogari personale? Ka kontrate punimesh? Paguhen taksa per pagesat? Jane pyetje qe duhet te kishin pergjigjen ne artikull per te kuptuar qe jane legjitime pagesat
Sigurisht ne llogari personale dhe me numra llogarie te dhendrrit. Spak i ka gjurmuar te gjitha, po gazetaret kane dhene vetem indiciet. Te Shqiptarja ke printscreen te Spak dhe i sheh me syte e tu! Ca kontrata punimesh o kulluf! nuk e kupton qe i shkonte dhendrri dhe keta i jepnin gjoja pune!!! se vjerri i kishte dhene vkm per hidrocentrale
Ha ha ha. Ti nuk kupton apo ben sikur!?
C"jane more keta BANDITE qe kane hapur thesin dhe e mbushin me djersen e ketij populli qe sa fukara por dhe aq i meshirshem per kreminelet qe i pine gjakun pika pika. Kapini more dhe merruni te gjithe pasurine mos ju lini as nje xhakete veshur se xhdo nje e tille kullon gjak shqiptari. Mendoj se ketu edhe drejtesia ka shume veshtiresi per ta çthurur kete rrjet merimange e endur nga nje grup ekstrem malokesh qe nuk kane asgje te perbashket me kombin Atdheun dhe shqiperine .Verdiktin duhet ta japi vete POPULLI qe ti tregoje ketyre kremineleve me vepra se si hipet ne pushtet dhe si zbritet nga ai.Te gjitha vilat shtepite pasurite e tundeshme dhe te pa tundeshme ne zjarr ashtu siç beri banda e kreminelit Sali qe dogji pasurine 50 vjeçare te popullit qe e kishte vene me shume vuajtje dhe sakrifica.Historia duhet te perseritet me pa tjeter,ne te kundert punet do shkojne keq e me keq per kete popull.Ketu nuk ka pune demokracia ,sistemi,diktatura etj.... jo jo haka duhet te veje tek i zoti se asell asll Shqiperine time e dogji vetem Sali Ram Berisha me kreminelin Azem Hajdari kelyshet e tjere leri menjane se jane qenje qe merrnin vetem nje cope buke gruri qe nuk e njifnin fare. Shqipetare ka ardhur koha jo vetem drejtesia drejtesia por edhe zgjuaresia dhe aftesia e vete popullit duhet ti vere me shpatulla per muri te gjithe si meshkujt dhe femrat e ketyre mastrave,qe edhe dasmat i bejne duke armatosur te gjitha grate mer evole neper çanta. Dime shume per keta por ka ardhe koha per tu zberthyere.
Keto shifra jane prej tranfertave bankare, ato me zarfa dorazi ...sikur te gjendeshin dhene prej ndonje te penduari?
Në atë dosje prej 500 faqesh a kishte diçka edhe për koncesionet e dhëna të kromit të Bulqizë,hekurana e Elbasanit?
Papapapa sa i keq Saliu! Po pse duhet ti lere gje mangut Edi duke dhene majtas e djathtas nen petkun e investimeve strategjike gjithe asetet e vendit. Qershia mbi torte ishte hedhja e nja 14 firmave brenda dites per inceneratoret, para qe vazhdojne te paguhen edhe pse tashme eshte pare qarte qe eshte vjedhje. Ndryshe nga sa deklaronte Shalsi keta te rilindjes po e bejne Saliun te duket diletant ne vjedhje. Tashme kemi nje qeveri e nje shtet qe punon vec per te vjedhur e per te mos lene me asgje pa plackitur.
Kta dihe po pritni dhe pak se darlla e ka bishtin mrapa. Ktijt i dalt shpirti per gazep dhe krejt Familie se tij Miljonera kta u ban tu punu
E kuptoni o popull? Kjo familje bastarde komuniste,qe hiqet demokrat " na piu gjakun...fuck serbomalazezit Sali krimi....non grata ne kombin Shqiptar..
Kjo eshte vetem maja e ajbergut te korrupsionit familjar te birit dhe dhenderrit te Serbise, kreut te agjnture serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekriminelit dhe kryehajdutit sali Sheqere Vuk Berishes. Shikoni Gerdecin 2008 dhe 21 janarin 2011.
Gjithe familja nongrata pa perjashtim do perfundoje ne burg! Ndryshe sistemi i drejtesise do vdese para se te ngrihet.
O popull kaq sa kemi degjuar eshte vetem maja e ajzbergut . Coudia eshte me sa vrull e pasion e mbroje disa mender qelbanike deputete te pd dhjertores dhe shume horra qe i ndjekin prapa e i bien gjoksit se jane gati ti vene zjarrin vendit per te mbrojtur krimineli Sali . Cudia tjeter qe sapo ka fillur te behen publke bemat e kriminelit e gjithcka e kalojne tek Edi Rama , po Rama sa ka vjedhur , po prisni more qafire se sapo ka nisur te hapet puseta pa do tu vije radha te gjithve . Keta besniket e mutit Sali te bejne per te qeshur kur thone te shkojme te protesojne ne Bruksel se na kane arrestuar liderin se valle a e din Brukseli qe nje mut me pak ne politike eshte gje e mire per popullin .
O popull kaq sa kemi degjuar eshte vetem maja e ajzbergut . Coudia eshte me sa vrull e pasion e mbroje disa mender qelbanike deputete te pd dhjertores dhe shume horra qe i ndjekin prapa e i bien gjoksit se jane gati ti vene zjarrin vendit per te mbrojtur krimineli Sali . Cudia tjeter qe sapo ka fillur te behen publke bemat e kriminelit e gjithcka e kalojne tek Edi Rama , po Rama sa ka vjedhur , po prisni more qafire se sapo ka nisur te hapet puseta pa do tu vije radha te gjithve . Keta besniket e mutit Sali te bejne per te qeshur kur thone te shkojme te protesojne ne Bruksel se na kane arrestuar liderin se valle a e din Brukseli qe nje mut me pak ne politike eshte gje e mire per popullin .
O popull kaq sa kemi degjuar eshte vetem maja e ajzbergut . Coudia eshte me sa vrull e pasion e mbroje disa mender qelbanike deputete te pd dhjertores dhe shume horra qe i ndjekin prapa e i bien gjoksit se jane gati ti vene zjarrin vendit per te mbrojtur krimineli Sali . Cudia tjeter qe sapo ka fillur te behen publke bemat e kriminelit e gjithcka e kalojne tek Edi Rama , po Rama sa ka vjedhur , po prisni more qafire se sapo ka nisur te hapet puseta pa do tu vije radha te gjithve . Keta besniket e mutit Sali te bejne per te qeshur kur thone te shkojme te protesojne ne Bruksel se na kane arrestuar liderin se valle a e din Brukseli qe nje mut me pak ne politike eshte gje e mire per popullin .
Zoti marte hak ????
Pse Zoti? Ja ku jane keta zoterinjte e prokurorise!
Te gjithe keta persona qe kane depozituar para per koke zbathurin Malltez duhen arrestuar dhe pastaj te kthehen ne bashkpunetore te drejtesises qe te tregojne ne detale korrupsionin e non grates.
Ja kete kane bere pushtetaret shqipetare qe ne kohen e perandorise osmane ,dhe kur dolem te pavarur,duke plaçkitur shtetin. Dhe pastaj del kriminel Enver Hoxha qe vendosi drejtesine ne vend,që gjithsesi u be me vone kriminel.
Kah je o Latif Dreqi? Pse hesht ne nuk bzan? Kush ta ka hor gjuhen?