Korrupsioni në Shqipëri, zyrtarja e DASH: Të tejkalohet me ndihmën e SPAK! Vendet e BP-së duhet të integrohen fillimisht si rajon, pastaj të aspirojnë tregun evropian

16 Shtator 2024, 11:30Politika TEMA
Korrupsioni në Shqipëri, zyrtarja e DASH: Të tejkalohet me

Në Shqipëri po zhvillon punimet Konferenca Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, ndërsa mbajtën fjalën figura të ndryshme të politikës amerikane dhe jo vetëm.

Drejtuesja për Evropën Jugore e Qendrore në DASH, Colleen Hyland, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor fillimisht duhet të unifikohen si një treg mes tyre dhe më pas të mund të bëhen pjesë  e një tregu më të gjerë, siç është ai i Bashkimit Evropian.

Ajo tha se SHBA do të jetë aty për të ndihmuar shtetet për ta çuar përpara iniciativën e tyre ekonomike.

Zyrtarja e DASH shtoi se vendet përkatëse duhet të bëjnë më shumë për të luftuar korrupsioni pasi integrimi në BE nuk është vetëm çështje dëshire, por një shpërblim që bazohet tek arritjet e secilit prej vendeve që aspirojnë familjen dhe vlerat perëndimore.

“Elementi tregtar është një nga tiparet e e zhvillimit të Ballkanin Perëndimor, jo vetëm si rajon, në fillim duhet të integrohen si rajon dhe më pas mund të bëhen pjesë integrale e tregut të Evropë.  Ju duhet ta bëni punën për të arritur aty.

Ne si SHBA do t’ju ndihmojnë për të arritur atje. 

Korrupsioni është një çështje e madhe jo vetëm në Shqipëri apo Ballkan. Ky problem duhet tejkaluar me ndihmën e SPAK. Nëse vendi mund korrupsioni do të integrohej në Bashkimin Europian dhe do të thithte investime. Duhet të mbani ne kontroll korrupsioni dhe ndryshmet ligjore që bëni duhet të jenë përputhje me BE. Në si SHBA do ju mbështesim.

Jemi partner të Shqipërisë, në nxisim vendin të marrë në konsideratë investimet që duhet të përthithur. Duhet të menaxhohen më mirë edhe tenderat. Duhet të merrni ofertuesit më të mirë, jo vetëm në bazë të çmimit. Pra lidhet me sigurinë kombëtare, të ketë mekanizma edhe për shtete që ju bëjnë ofertën”, tha ajo.

 

3 Komente

  1. a
    arti

    Pra, plani amerikan: fillimsht Ballkan i Hapur, pastaj BP si nje bllok i vetem, ne BE.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rama, Vucic, RFGj dhe USA pro Ballkanit te hapur

      Ashtu, Ballkani i hapur ne fillim. Me kete qasje eshte bashkuar edhe Gjermania tani. Mbetet te bjere dakord me Ballkanin e hapur edhe i madherishmi i dardaneve, derdimeni Kurti.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Makiaveli

        Duke qenë se SPAK -u është shpresa e vetme për Shqipërinë, qeveria i vendosi një komision antikorrupsion të ashtuquajtur Xhafaj. Besoj se vëllain Gonin do t'a pyes për konsulencë juridike duke qenë se ka experience si trafikant

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje