Analisti Denis Dyrnjaja komentoi dosjen Berisha në SPAK dhe të ardhmen e opozitës tashmë me kryetarin e saj si të pandehur.
Dyrnjaja referuar dosjes 500 faqe të Berishës shprehet se nuk ka asnjë surprizë dhe tashmë vetëm pritet vendimi i gjykatës.
''Nuk kisha surprizë. Asgjë për tu befasuar. Lajmi do jetë vendimi i gjykatës. Duke rendur pas skupeve, pas interesit të zgjojmë etjen për informacion, rendim tek dyert e SPAK.
Është një prej instrumenteve që formon pazëllin e drejtësisë. Besoj se do ishte e nxituar të bëjmë interpretimin e çështjes. Të presim atë që do thotë gjykata dhe drejtësia.
Besoj se do jetë proces i gjatë. Nga krahu tjetër do jetë kosto për Berishën si politikan pasi janë zgjedhjet 2025. Do ketë ngërç për prezencën e Berishës dhe do jetë pengesë për PD, opozitën, që mendon se do fitojë zgjedhjet e 2025 me kryetarin në akuzë'', tha Dyrnjaja në ‘Sot Live në Shqipëri’ .
Sa i përket një vendimi të mundshëm të Berishës lidhur me karrierën e tij politike, Dyrnjaja thekson se Berisha me veten e ti do fundosi edhe PD-në.
''Nuk mendoj se do kishte marrë një vendim sot, kjo gjë do kishte ndodhur më parë. Nëse e do PD, duhet të kishte ndërmarrë hapa të tjerë. PD do ketë fatin e Berishës dhe atë që i ka shkruar Berisha në historinë e fatit të saj. Nëse Berisha gropos veten do gropos dhe PD-në. Disa janë rreshtuar në krah të Berishës a thua se i tha dikush tjetër ato fjalë. Përpiqen të imitojnë qenien politike që ka Berisha. Përpiqen ti pëlqejë Berisha.''
Më tej, Dyrnjaja vuri në dukje se në Shqipëri vetëm përpiqen që ti pëlqejnë kryetarit dhe nuk ka një mentalitet të rij politik.
''Ata kanë hyrë në një rrugë, edhe pse ka një fund të parashkruar sipas meje. Berisha e ka mbyllur ciklin e vetë politikë. Marrja peng e PD, por është pjesë e madhe e opozitës elektorati. Vendi nuk ka alternativë e fortë për të rivalizuar Ramën.
Ajo vajza e re, që Rama i tha se do jesh kryetare, ajo tha Rama ka harruar veten dhe po punon për vendin. Duan të gjithë ti bien në sy kryetarit. Po ndodhin thagma, po na zgjohet Enveri. Kulti i individit nuk ka vdekur kurrë në Shqipëri.
Është edhe te një drejtor zyre, kudo, te një parti politike e madhe. Nuk po shpëtojmë dot nga kulti i individit. Edhe brezi i ri është mëkuar me këtë formë. Rrugëtimi është me rrul. Ka nevojë për evolucion. Mental politik. Duhet hapur mendja.''
Denis mileti po bën konkurrencë plenc Vangjelit kush lepin me shume
Realiteti ka folur me kohë dhe ka treguar, që PëDë nuk ka më. Kjo mundësi nuk erdhi vetëm nga abaSaliu, që injektoi tek të gjithë shegertët e tij virusin e tij, vesin e "më të mençurit", më "të diturit", më "të zotit" etj. Të gjithë e mbajnë mend deklaratën e këtij mortit, kur me zë të lartë: -Jam sali berisha unë, o budallenj! Pas tij na vjen një më i ri, por më idiot se saliu, likeMona i thonë. Edhe ky, që nuk gjen qetësi, por bredh hu më hu dhe gardh mbi gardh, e pasuroi thënien e saliut, duke u shprehur: -Jam ilir metaj unë, o superbudallenj! Këto deklarime janë vetvrasje dhe ja rezultati: çmenduria, shpifja, brutaliteti, banaliteti, arroganca i kanë pushtuar këta birbo, që erdhën nga fshati si zorraxhinj dhe u kthyen në të babëzitur, të pangopur me pasuri, të pangopur me para dhe me orgji. Lakmia të çon në vdekje! - është një mësim biblik i përjetshëm. Pëdë s'ka më, por nuk ka as lësëi, as pëlë! Vendi mbetet përsëri në dorën e Ramës. Rama nuk ka faj. Hajdutët e tij i ka lënë të lirë të marrin arratinë ose të futen në burg. Saliu mbronte liken dhe të dy mbrobin njëritjetrin. Kështu bëjnë banditët!