Flutura Açka: Basha, ende anëtar i Grupit Parlamentar të Berishës! Ndaj Ramës mund të fitojmë vetëm me persona me integritet

16 Shtator 2024, 14:41Politika TEMA
Flutura Açka: Basha, ende anëtar i Grupit Parlamentar të

Deputetja Flutura Açka, e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli në lidhje me situatën politike në vend dhe zhvillimet e fundit.

Në lidhje me grupin e deputetëve të krijuar, ajo tha se është një nukël që nesër mund të jetë në Kuvend, por për këtë duhet punë.

Açka ka renditur pikat që i ndan dhe bashkon me pjesën tjetër të opozitës.

Me Bashën na ndan çështja e ndarjes së tij, sepse pjesë e projektit që çoi në ndarjen e PD, ai ishte i përfshirë.

Sot Basha është ende anëtar i Grupit të PD që është praktikisht grupi i Berishës.

“Ende nuk jemi formacion i ri. Ajo iniciativë e atij grupi deputetësh që nesër mund të jenë më shumë, është një grup që kërkon të sjellë në vëmendje, për fat të keq ndarjen brenda opozitës që bazohet në parimet për të cilat km folur.

Çështja është që na bashkon lufta ndaj mazhorancës që në 2025 jo vetëm për hir të rrotacionit të vonuar, duhet ta largonim nga pushteti, por disa qëndrime të një pjese të opozitës, disa qëndrime që na ndajnë thellësisht, kemi dashur t’i evidentojmë me këtë grup parlamentar.


Jemi bashkuar për të mbështetur drejtësinë shqiptare, sjellja ndaj ndërkombëtarëve me të cilët PD ka qenë që në gjenezë në aleancë, dhe e treta është Kodi Zgjedhor, Ndaj Ramës mund të fitojmë vetëm duke sjellë persona me integritet.

Kjo nukël më vonë mund të ishte më vonë një koalicion dinjitoz. Ai mund të hynte në Parlament.
Sot Basha është ende anëtar i Grupit të PD që është praktikisht grupi i Berishës”, deklaroi Açka.

3 Komente

  1. M
    Mos u lodh kot Flutura

    Flutura lodhet kot, nuk mund te fitoje vota as per karriken e saj ne Kuvend.

    Përgjigjjuni
    1. ,
      ,

      Kare ngele gjuthe jeten o flutura pa kracka

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironci

        Flutura dhe disa te tjere si puna e Alibeaj e kuptuan me vonese qe Basha ishte hafije Saliut I cili luajti roling kryesor I mbeshtetur nga Rama pas dyerve qe non grata ta merrte prape halene e quajtur PD. I vetmi qe e kuptoi lojen ishte me sa duket Salianji por dhe disa te tjere si homoseksuali Bradh, Paloqja etj. Basha do te paguaje shume shtrenjte per kete. Hakmarrja e amerikes eshte e jashtezakonshme. Do ta shini.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje