Artan Hoxha deklaroi se SPAK nuk ka gjasa ta zvarrisë gjatë çështjen e Ilir Metës, për shkak se do të shihej si ndërhyrje në zgjedhje.
"Meta sulmon me emra prokurorët. Madje dëgjova një deputet të Kuvendit, që tha se Dumani do të përfundojë si Koçi Xoxe. Këto lloj mesazhesh, duke cënuar direkt…
Doli prapë dhe tha mos mbaj oppozitën me pengejt që ke. Flet për njerëz të rrethit të tij, që unë i njoh dhe ata kanë sakrifikuar jetën të mbrojnë Metën. Por, mesa duket historia e Metës, sidomos kjo, po të shohim hetimin për Berishën, te rasti i Metës, kjo gjë, ne pamë Fatimen që vajti te dera e SPAK...
Për zotin Meta, prokuroria nuk ka patur shqetësim çështjen e kohës, sepse nuk ka marrë të pandehur, nuk ka të arrestuar, masa sigurie, që të ketë afat.
Jemi në fushatë elektorale, interferencë e këtyre proceseve, dashur pa dashur, duket sikur i jep të drejtë Metës. Është shqetësuese për zotin Meta, sa here del çon një mesazh. SPAK nuk mund ta mbajë pafundësisht këtë dosje.
Nëse keto dosje mbahen gjatë dhe pastaj hapen kur vendi është në një situatë zhvillimi politik, pastaj lind e drejta, të thuhet pse vetëm këtë", tha Hoxha i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV.
Gazetari Hoxha mendoj se ka te drejte. Ilir Meta ka kohe qe i eshte lakuar emeri per korrupsion te mam dhe dhe per ddosjet qe i jane pergatitur nga SPAK. Pra nuk duhet pritur. Meta duhet te arestohet se po vjen koha qe filloi fushata elektoale per 2025 dhe po u arestua ne te kohe do thone se e arestuan politikisht. SPAK,nqs ka ne plan per t'a arestuar,t'a beje para se te filloi fushata elektorale.