“Berisha dhe Basha e përçanë PD-në”, Açka: Ka 5-6 grupime në parti, deputetët që janë distancuar nga Berisha nuk do ia falim Ramës

17 Shtator 2024, 10:26Politika TEMA
“Berisha dhe Basha e përçanë PD-në”,

Flutura Açka i dha përgjigje disa pyetjeve mbi lëvizjen me të cilën ajo dhe deputetët Enkelejd Alibeajt, Dashamir Shehi dhe Arbër Agalliu do të hyjnë në zgjedhjet e 2025.

Açka akuzoi Sali Berishën dhe Lulzim Bashën se kanë copëzuar Partinë Demokratike, çka çoi sipas saj edhe në faktin që një pjesë e opozitës të konvertohej në zgjatim të qeverisë.

“Mua ndonjëherë më duket në momente të caktuara në Parlamentin shqiptar sikur opozita, një pjesë e saj jo e gjitha, sikur në momente të caktuara, fragmente të caktuara, për ligje të caktuara, sidomos për Kodin Zgjedhor u bë një zgjatim i mazhorancës.

Që do të thotë nuk e ka bërë detyrën siç duhet. Në këto kushte, kjo iniciativë është shumë e pafajshme. Mbi të gjitha ne mëtojmë të rrisim vëmendjen mbi çështjet që përmendi zoti Shehaj dhe janë shumë të rëndësishme. Në një klub ku shahet SPAK-u, ku shahet ambasada amerikane, ku shahen ndërkombëtarët, do të jetë e vështirë të jemi të gjithë përfaqësues në atë klub.

Kjo është ajo ndarja që ka ndodhur në opozitë dhe nuk ka ardhur për faj të kësaj pesësesh, por për një çështje më të gjerë. Ky grup i vogël nuk mund të ndryshojë gjë në atë parlament të kalcifikuaar, por synon të rrisë ndjeshmërinë publike për faktin që opozita nuk i ka bërë mirë detyrat e saj dhe po shkon në 2025 e përçarë.

Një përçarje që erdhi nga lidershipi i saj, nga të dy. Sikur të kishte vazhduar ajo çarje në dy, që të dyja pjesët të forcoheshin si të pavarura dhe në prag të zgjedhjeve ndoshta të bashkoheshin në një koalicion, do të ishte më mirë”, tha Açka në emisionin “Debati” në A2 CNN.

E pyetur nëse lëvizja e krijuar rishtazi prej tyre është anti-Berishiste, Açka u përgjigj duke thënë se alternativa e re do të jetë “shtëpi” për të ç’berishuarit që nuk e gjejnë veten në PD e sotme dhe njëherësh refuzojnë të votojnë për PS.

“Janë 5-6 grupime brenda Partisë Demokratike. Unë them që alternativa është përbashkuese. Ata që kanë mbetur dhe që janë ç’berishuar, që nuk mendojmë më se duhet të vazhdojnë me Berishën, atëherë kjo pjesë duhet të organizohet apo do t’ia falim socialistëve?

Lëvizja është e qartë se çfarë ka thënë. Edhe zërat që këta tani po bëjnë një ndarje të re, është shumë e gabuar dhe anatemuese dhe kërkojnë fajtorin aty ku nuk është. Fajtorin duhet ta kërkojnë në datën 26 korrik me atë çfarë ka ndodhur me Kodin Zgjedhor, me të cilin ia dhanë minimumi 12 mandate Edi Ramës”, shtoi Açka.

7 Komente

  1. s
    shqiperi moj, qe te kane dhjere

    Jeni te tere funderrina, qe vazhdoni, ne ate parti, qe mban nje emer te nderruar, por qe u persendyt dhe u shkaterrua, qysh ne fillimit e saj, dhe ne vazhdim, nga ai qe e kishte uzurpuar ate, islamisti-komunist berisha. Partia nuk eshte prone e askujt, pra qe ju qe vazhdoni te rrini si deputet, nen siglen e nderuar , por e dhjere dhe e perdhunuar keq, nga ju, tregon qe jeni qenie pa moral dhe te paskrupultt qe i gezoheni vec rroges se madhe, dhe perfitimeve dhe favoreve te tjera, mbi dore dhe nen dore, te cilat komunista-socialistet, qe sundojne ketu mbi dy dekada, nuk e kane per gje qe t ja u afrojne, pasi se pari ato i paguan kopeja popull dhe se dyti, ju si pa din dhe iman dhe te cartallosur. qe jeni i duhen atyre, te bllokut te ri te ediut, per tja zgjatur sundimin pa fund.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dardani i Ri

      Açka, PD është komplet një klikë berishiste. Asgjë më shumë. Ju jeni të gjithë të berishizuar, aq sa nuk mund të çliroheni kurrë nga ky berishizim. Që të krijohet një opozitë e mençur, e ditur, patriotike, ju duhet të zhdukeni të gjithë, pa përjashtim, nga jeta politike e vendit tonë. Ndryshe nuk bëhet. Ju jeni jetëgjatësia e pafund e Edi Ramës në pushtet.

      Përgjigjjuni
      1. I
        I Flutura ik nga syte kembet

        Turp per ty Flutura, je njesoj si grate e Foltores, kot e ke se nuk na genjen dot.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cen Dymi

          Respekte per zonjen Acka ! Po moj zonje Trinomi eshte Berisha - Argita - Basha , por nga Trinom kthehet ne Binom pasi kur themi Argita kemi thene Basha dhe e kunderta kur themi Basha kemi thene Argita ...........!

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cen Dymi

            Respekte per zonjen Acka ! Po moj zonje Trinomi eshte Berisha - Argita - Basha , por nga Trinom kthehet ne Binom pasi kur themi Argita kemi thene Basha dhe e kunderta kur themi Basha kemi thene Argita ...........!

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cen Dymi

              Respekte per zonjen Acka ! Po moj zonje Trinomi eshte Berisha - Argita - Basha , por nga Trinom kthehet ne Binom pasi kur themi Argita kemi thene Basha dhe e kunderta kur themi Basha kemi thene Argita ...........!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Llogaritari sondazheve

                Kesaj Açkes po ti shtosh nje Ll , behet Llaçke . Po Ramen nuk e mundi dot PD kur ishin bashke Sala me Lulin dhe Liken , e jo ta munde tani Llaçka me Dashin , ne nje kohe qe PD eshte bere kashte e koqe . Llacka me Dashin e Alibeun nuk jane ne gjendje qe te behe llogarira te thjeshta per zgjedhjet e jo me , te mundin Ramen.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje