Arjan Ndoja: Unë dhe të tjerët ikëm, por drejtësia sot është më e keqe se me ne

21 Tetor 2025, 10:51Politika TEMA
Arjan Ndoja: Unë dhe të tjerët ikëm, por drejtësia sot

Arjan Ndoja në një intervistë për televizionin e familjes Berisha, ka thënë se reforma në drejtësi ka dështuar, pavarësisht largimit të tij dhe shumë prokurorëve e gjyqtarëve të tjerë.

"Në atë Komision ai (Xhafa) merr pjesë, është një ndër kryetarët e një Komisioni të ri që u shpik me rregulloren e re, ‘Nisma Qytetare’, ku edhe nga vetë emri i përket një retorike të vitit të kaluar.

E vërteta është që zoti Xhafa ka një qëndrim korrekt në atë komision dhe nëse i keni ndjekur ato postimet që unë bëj, i kam konstatuar me keqardhje se 4 nga anëtarët e dy komisioneve të përbashkëta e kanë votuar reformën në drejtësi të gjithë së bashku, e sot e pranojnë të gjithë bashkë se kjo reformë në drejtësi ka dështuar në aspektin e sjelljes së shërbimit ndaj qytetarëve nga afër.

E nisa pak më parë dhe thashë që u përqendrua te kulti i individit, u hoqën disa njerëz, dakord, e kishin problem njerëzit. Fillova unë i pari edhe shumë të tjerë, ne ikëm, por çfarë ndodhi me shërbimin ndaj qytetarëve?

Problemi tjetër është që konsiderohet arritje që nga viti 2023–2024, KLGJ e konsideron arritje shkurtimin e procesit gjyqësor me 16 ditë.

Pra nga 9 vite që ka shkuar mesatarja (ju e dini mirë se ka edhe 12 edhe 16), tashmë në Apel ka shkuar në 7 vite procesi, për shkak të ngarkesës edhe të burimeve njerëzore.

Atëherë, çfarë ndodh?

9 vite pa 16 ditë, pra quhet arritje shkurtimi me 16 ditë i afatit 9-vjeçar, që është tej çdo limiti të arsyeshëm kohor.

Pra duhet ta dinë shqiptarët se kush është sistemi, kush është feedback-u ose produkti që solli reforma.

Dua të shtoj edhe diçka këtu, qëndrim personal, edhe politik.

Të gjithë ata që ndjekin veprimtarinë time parlamentare, duhet të them se kjo reformë në drejtësi nuk u bë për individët që ishin brenda në system, kjo u bë për të goditur politikanët.

Një pushtet i cili do t’i kalojë përmasat e veta abuzive e të realizojë qëllimet e veta, e vetmja gjë për t’i arritur këto është që duhet të ketë një sistem gjyqësor të dobët.

Përse të dobët? Sepse janë të vetmet hallka (prokuroria dhe gjykata) që mund t’i thonë "ndal" abuzimeve të pushtetit", tha ai.

2 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Natyrisht me e keqe o Arian se ju prene tentakulat e krimit qe ty nuk te denoj qe bashkepunoje me kriminelet , nuk kane me leket nen dore per te mbyllur dosjet , dhe ti shet dengla bashke me kriminelin e Shqiperise sali berisha qe te beri deputet dhe drejtesia nuk veproi por mbylli syte dhe veshet . Ju jeni plerat , kanceri I Shqiperise dhe shqiptareve.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kasem gahinji

      Nuk KE shume qe je larguar nga prokuroria. Dhe arsye e dime te gjithe:-bashkepunim me group kriminale per grabitje e tjetersim pronash Ne Gjiun E Lalesit. Jo me kot u be atentati ne makin e tende, me Rrumi ne krah dhe me dosje e gjiut te lalesit ne bagazh. Ku shkojne me keto element e Ne makin? Dosje duhet te ishin ne zyren, ne sekretarit, jo krah Rrumit.Pra,nuk TE takon ty te analizosh vehten tende, prokurorin, sepse ti je pjese e atyre qe degjeneruan prokurorin e, drejtesine. Si eshte e mundur qe kuvendI nuk reagon ndaj prezences tende. Komisionin I mandate e dhe etikes prandaj eshte. Ti duhet te ishe ne hetim parlamentare Tani, jo te ndysh me goje tende Fatmir Xhafen.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje