Nga Ylli Pata
Përmendja, apo sulmi i Sali Berishës ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, në mitingun që më 19 mars në Pallatin e Sportit të Shkodrës, mund të quhen normale.
Pasi ishte hapja e fushatës, kur është rasti për të karikuar bazën dhe për t’i dhënë një impuls debatit polemik, e për të qenë në një farë mënyre në vëmendje.
Ndërkaq, rihapja e këtij argumenti, në rastin e homazhit për të nderuar dëshmorët e 2 prillit 1991, është më së paku çudi, e normalisht një absurditet politik.
Nëse shikohet kronika e dhënë nga televizionet si qendrore dhe lokale të vizitës së Berishës në Shkodër më 2 prill, vihet re se ai flet vetëm kundër Benet Becit, e jo për rastin që kishte shkuar. Ku në një farë mënyrë duhej që të tregonte respekt për viktimat dhe familjarët e tyre.
Por edhe pse provokoi, sërish nuk pati asnjë efekt në qytet, dhe vetëm sot kryebashkiaku Benet Beci i është përgjigjur me spondë.
Në fakt, arsyeja e provokimit të Berishës është më shumë një siklet taktik, sesa një zhvillim në debatin politik të Shkodrës. Është një siklet taktik, pasi në sheshin pranë përmendores së 2 prillit, nuk ishin më shumë se 50 vetë, çka përbën një zhvillim alla OJF. Një zhvillim që është kthyer në rutinë edhe për PD-në si dhe vetë Berishën. I cili si drejtues liste ka dërguar Luçiano Boçin, i cili nuk ka lidhje as me qytetin as me qarkun, ndërkohë që mitingun e 19 marsit e zgjodhi, si një Pit Stop për të mbërritur në Podgoricë. Ku u zhvillua samiti i Partive Popullore Europiane, që është një rast shumë i rëndësishëm për doktorin që të largojë sadopak izolimin ndërkombëtar që i kanë shkaktuar Non Grata-t e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.
Panorama e Shkodrës sot është një realitet i frikshëm për partinë që e ka mbajtur pushtetin atje për 34 vjet. Pasi është kthyer në një superkantier gjigand, si dhe një gjallëri ekonomike si pasojë e fluksit të rritur të vizitorëve në çdo muaj.
Në këtë panoramë, çdo qëndrim politik do të ishte besdisës për njerzëzit, të cilët duket e kanë harruar kapitullin e tifozllëkut të vjetër.
Edhe dalja e Benet Becit sot, për t’ju përgjigjur Berishës, nuk ishte një replikë klasike. Ishte një shkas për të qenë prezent në PR e punëve publike në Shkodër.
E cila ka për të qenë apo është një nga qarqet më interesante të zgjedhjeve të 11 majit. Kjo jo vetëm si shkak i votës së diasporës, e cila është regjistruar jo pak për të sjellë votën me postë, por edhe nga nj konkurrencë e rëndësishme politike.
Majtas ka një garë reale mes Partisë Socialiste dhe Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit, kryesisht në zonën e Nënshkodrës, Vaut të Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrës.
Ndërkaq, djathtas, edhe pse nuk shikohet mirë në sondazhet, që bëhen kryesisht kombëtare e jo në një nivel territorial lokal, ka një garë të fortë ndërmjet PD-së së Sali Berishës dhe grupit të Lulzim Bashës. i cili të paktën sa i përket listave, ka personazhe shumë më konkurrues sësa PD e Berishës.
E cila sipas të gjitha gjasave po shikon një suprizë shumë të hidhur në Shkodër, ndoshta më e hidhur se ajo e 14 majit 2023.
Duket qarte cehrja e vampirit te vicidolit ku eshte vizatuar humbja apokaliptike qe e pret me 11 majte 2025, bile me e madhe se ajo apokaliptike e 14 majit 2023 qe tashme ka hyre ne librin Gines si humbja me e madhe qe peson nje ish force politike ne pushtet ne 300 vjet zgjedhje politike ne planet . E pra kjo duket qarte dhe ne takimet qe ben vicidoli ne fshat apo ne qytet, braktisje totale se a shohin te gjithe dhe trushplaret e tij se koha e tij ka mbaruar dhe po i mban me tulla te nxehta trushplaret me shpresen se bajlozi i detit do vije nga matane oqeanit dhe do permbyse boten , me perrallat per rritje pensionesh apo rrogash qe do ti kishte zili dhe Zvicra. Por populli eshte mesuar me perrallat e tij me mbret, me kercenimet e tij , me shpifjet e tij 24/ 7 dhe me helmin qe nxjerr cdo dite tek mjekercjapicimpordhaqenefinazitv nga neonazistet e rinj Blendi koka, Cim pordha, Flavio, Besmut xhafderr mjekrroshi, nga Floriana me kryqet e thyera e braktisur nga demokratet durrsake ne primare me 32 vota, nga laraska e zhulalit me turinjte si te kalit e me radhe deri tek Strazo kokhelmeta me patllake se fundmi. Humbja dhe frika lexohet qarte tek gjithe vicidolasit nga pjesmarrja shume e ulet ne takime dhe nga sondazhet Piepoli qe e nxjerrin Edi Ramen me 51% mbeshtetje dhe vampirin me 26% pra pune e mbaruar dhe 11maji 2025 konfirmon Edi Ramen me mandat te 4t.
Cfar interesi ka per publikun ky artikull?
Yildis Gallata ( Pata) ben pornogallate -ai eshte Ymeri I maskuar si Kurvmbaro
Sala fashist duhej te ishte ne biruc