“As 200 vite jetë nuk do t’i mjaftonin për të qëndruar në burgje”, Çupi: Berisha, ‘peshk ndërkombëtar’! Përdori gjithçka për t’i bërë keq vendit

23 Tetor 2023, 21:30Politika TEMA
“As 200 vite jetë nuk do t’i mjaftonin për të

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion, ndërsa pritet që nesër të dalë para gjykatës. Në një intervistë në “Edicioni Qendror” në ABC, analisti Frrok Çupi u shpreh se ish-kryeministri është tashmë një ‘peshk ndërkombëtar’.

“Ajo parti është ndërtuar pak nga pak siç ndërtoi pushtetin e tij përmes dhunës, vrasjes dhe vjedhjes. Ai u ka prishur karrierën, jetën, i ka çuar në vrasje të gjithë. Pak nga pak në PD, nuk kishte më nga ata njerëz për të cilën kishte aspirata. Por u ndërtua me servilë e huliganë. 

Në PD nuk mbetën njerëzit, normale, nuk ka pasur asnjëherë një fatkeqësi kaq të madhe sa kur vendi është djegur dhe kanë votuar atë që e ka djegur vendin. Berisha ka shumë beteja sa edhe po të kishte 200 vjet jetë nuk do t’i mjaftonin për të qëndruar në burgje, pasi ka dhunën, vrasjen, Gërdecin etj. Nëse kemi thënë se SPAK duhet të kapë peshkun e madh, Sali Berisha është peshk ndërkombëtar. Të mos harrojmë që fuqitë e mëdha, kërkojnë patjetër shpagim për të këqijat që ka bërë”, tha ndër të tjera Çupi.

Çupi pohoi se ky është fundi i ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai tha se Berisha nuk mund të merrte dot fund pa ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ju i thoni mit me të drejtë dhe ju e dini se mitet e rreme bien përnjëherë. Ajo që krijoi ky njeri për fytyrën e vendin tonë, ishte një për bashkim e kanunit tonë me ligjet e mafies. Ky u bazua mbi nderin, moral dhe mbi burrninë, dhe praktikoi dhunën represioni, dhe shtypjen që ndodhin në vendet e Afrikës.  

Kam përshtypjen se do të hyjë në histori si dita e fillimit të lirisë, është ditë e jashtëzakonshme për lirinë e individit e shtetit. Sa për atë që se si mund të vazhdojë dhe si do shkojë, ky ishte fundi i Sali Berishës, për fat të mirë. Ishte një monstër, që pa ndihmën e SHBA nuk do kishte kurrë fund. Përdori gjithçka për t’i bërë keq vendit”, tha ai në ABC News.

Sipas Çupit, Sali Berisha përdori dy faza të ndryshe kohore për t’i bërë keq Shqipërisë.

“Praktikoi dy faza për ti bërë keq vendit. Në fazën e parë, në 1992, erdhi me strategjinë që duke ushtruar dhunë të mbante pushtetin dhe ndërkohë të fitonte, në 2005 erdhi me të njërën strategji, por duke ndërruar vendin e tyre . Erdhi me strategjinë për të fituar para, pasuri për të mbajtur pushtetin, por kushdo që I dilte para do ta vriste, Sali Berisha është i dhunshëm dhe hajdut”, tha ai.

7 Komente

  1. P
    Prostituta Kombetare Sali

    Pas çdo burri te sukseshem, qendron nje grua e forte. Daktorri , si gjallese e famshme, kujt ja kushton suksesin, Sllobodankes?!?!? Dhendri ne burg! Djali e vajza me shume mundesi! Cili eshte roli i shtriges ne kete sukses berthamor?!?!?

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gostivari

      KRYEKRIMINELI i hajdutësisë materiale në historinë shqiptare e ka emrin EDINA RAIMONDA RAMILDA, e dashura e të dashurit.

      Përgjigjjuni
    2. t
      tpc

      Sali Berisha eshte vrasës.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jimi

        Ke plotesisht te drejt frrok ! Shkojme me shpresen se se paku kete here drejtesia nuk do t'na zhgenjeje.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Malo

          Sakte fare.As nje pressed nuk mund ti heqesh.Ate qe I ka bere shqiperise I degjeneruari I viçidolit nuk ia ka bere as turqia ,zogu,pushtimi italo gjerman dhe enveri te marre se bashki.Vetem pavaresine territoriale nuk e humber dhe per kete I qofshim fale Amerikes.Po kjo Amerike po na e heq nga kurrizi kte letyre.Ca me vonese por me mire vone se kurre.

          Përgjigjjuni
          1. a
            adi

            Mbaj mend kur ne vitin 1992-93 Sali Viçidolli kishte dergu njerzit e vet me kerku ndihma me ja ble makinen sepse si kryeminister apo president qka ishte skishta as makin zyrtarr tani thot i kan bo me pun pedagogu 20 milion vetem dhenderri e sa ka Xeni sy peshku!!!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shmili i Zallit

              CUPI, gjithë kohën ke bërë punën e prokurorit kundër Berishës, mu si prokurorët e "mushkimanizmit" haram, haram në trevat shqiptare në Shqipërinë ETNIKE Lindore, nga Kumanova - Tetova - Gostivari e deri në perimetrin shqiptar lindor të Manastirit.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje