Të ftuar në Edicionin Qendror të lajmeve në ABC News, analistët, Mentor Nazarko dhe Frrok Çupi ndër të tjera u shprehën se, ish-kryeministri Sali Berisha e ka të vështirë të “luftojë” me SHBA dhe Britaninë e Madhe, e po ashtu sipas tyre, SPAK është ndërtuar nga SHBA dhe këta të fundit do të reagojnë në fund.
Për Çupin ku sistem i drejtësisë i implementuar në Shqipëri, shpejt do të implementohet edhe në shtetet që janë rreth e rrotull nesh.
Sipas Nazarkos, tani drejtësia ka një risi dhe po vendos një standard duke hetuar veprimtarinë e qeverisë në kohë.
Nazarko: Është cinike ta themi këtë. Por Ramës do t’i interesonte një opozitë që kryesohej nga Berisha. Ajo që po shohim sot një hakmarrja e SHBA. Unë e kam bindje që ata kanë tentuar t’ia bëjnë të qartë nëpërmjet rrugëve jo publike, që ai të largohet nga jeta aktive politike.
Berisha gaboi në llogaritë e veta, sepse ai duket se nuk i ka miq SHBA. Se duke pasur miq, ndonjëherë në një vend të vogël mund ta ndryshosh rrotën.
Ai tanimë e ka të vështirë të luftojë SHBA dhe Britaninë Madhe, në këtë moshë dhe popullaritet që ka.
Çupi: Besoj se ju keni një pjesë të drejtës edhe për ta lënë, sepse ata e ndërtuan SPAK. Mendoj edhe vendet e Rajonit, pas këtij suksese që ka drejtësia në Shqipëri, pas eksperimenteve në Bullgari apo Rumani, kjo reformë do të implementohet edhe në vendet rreth e rrotull nesh.
Kështu që kjo ishte një gjë shumë e rëndësishme. SHBA nuk janë nxituar kurrë. Për fat të mirë kemi shtete te tilla serioze.
SHBA nuk e kanë mbaruar misionin që do të flasin, kur ta mbarojnë do të flasin.
Nazarko: Në këtë veprimtari të SPAK, në kaq sa kemi tretur, bëhen publike disa pjesë. Ajo që vihet re në narrativën e SPAK është shkuarja apo hetimi te veprimtaria e qeverisë. I cila deri më tani nga organet e ligjzbatuese nuk prekej. Në rastin e kësaj që po i ndodh Berishës, po heton veprimtari të tij si kryeministër. Kjo është një risi dhe një lloj standardi. Kjo do të thotë ai filli i ngatërruar i korrupsionit do të godidet.
Është interesante edhe periudha kohore. Vihet re që SPAK po heton edhe në veprimtari të mëhershme. Do të marrë pak kohë, por ama është tregues që rrota e drejtësisë po funksionon.
O Nazarko O trap. Nuk eshte hakmarrje e SHBA por vullnet i mire per te perkrahur drejtesine e brishte shqiptare. Pse o injorant nuk e dine nderkombetaret sa zarare ka bere Berisha me gjithe perkrahesit e tij nga 91 e ketej. Nuk e ka pasur dhe nuk e ka ndonje problem SHBA ta fshije malokun Berisha me nje vize mbi leter por nuk merret me kete pune. Kete duhet ta bejne vete shqiptaret dhe SHBA ndihmon pa kursim ne ndertimin e shtetit ligjor. Ja dhane te gjitha ne dore malokut me 92 perfshire dhe rezultatin e zgjedhjeve se besuan verberisht por, u zhgenjyen rende.Pane me syte e tyre grushtshtetin e 98. Dhe me e keqja eshte koncepti krye komunist qe ka maloku ne lidhje me rrugen per te marre e mbajtur pushtet.Pjella e Ramiz Alise ka kaq vjet qe i torturon shqiptaret. Prandaj mjaft me keto analiza idiote dhe pa vlere.