Pse i kërcënojnë prokurorët e SPAK?

23 Tetor 2023, 18:40Politika TEMA
Pse i kërcënojnë prokurorët e SPAK?

Nga Ylli Pata

Dosja e privatizimit të Klubit “Partizani” nuk është e vetmja që është në SPAK prej kohësh në ngarkim të Sali Berishës. Duke parë, mënyrën e operimit të Prokurorisë Speciale tashmë, ishte e qartë se dosjet nuk mbyllen më si dikur. Ata shqyrtohen dhe mbi to janë kryer veprime hetimore prej kohësh. Ku ka pasur një numër shumë të madh ndjekjesh penale, arrestrimesh apo edhe sekuestrimesh.

Prokurorët e SPAK, të cilët kanë tagrin ligjor për të hetuar çojnë përfundimet e tyre në Gjykatë, ku palët mund të bëjnë betejë të hapur e të detajuar për faktet, argumentet dosjet. Siç ka ndodhur edhe në rastet e tjera.

Sali Berisha, i ka të gjitha mundësitë, qoftë edhe për reflektorët që janë ndezur ndaj tij, që të mbrojë veten e familjen, përpara një dosje, e cila duke qenë e para, mund të japë edhe përparësi për të, nëse ja del të kundërshtojë akuzën. Në fund të fundit, nuk ka asnjë mundësi tjetër në një rast të tillë. Sali Berisa nuk është as i pari e as i fundit shtetar i nivelit të lartë që janë përballur me akuza penale. Rasti më i freskët është njeriu më i fuqishëm në botë për 4 vjet, Donald Trump që ka qenë President i SHBA. Por lista është shumë e gjatë me Zhak Shirak, Francoise Miterrant, Giulio Andreoti, Nicolas Sarkozy etj etj.

Dikush ka dalë fare i pafajshëm, dikush pjesërisht i pafajshëm, dikush është edhe dënuar. Përgjithësisht në Perëndim, njerëzit e fuqishëm janë gjithmonë në lupën e drejtësisë për çështje fondesh.

Në shumë nga këto raste, të akuzuarit VIP, kanë akuzuar prokurorët që kanë nisur çështjen se po e bëjnë politikisht dhe me tendencë. Por në fund, të gjithë i janë përveshur punës së bashku me avokatët për ta provuar në gjykatë bindjen e tyre.

Kurse në rastin “Berisha”, si vetë personi nën hetim, por edhe mbështetësit e tij mediatikë, kanë nisur një fushatë kërcënimi ndaj prokurorëve të çështjes. Të cilët, përveçse akuzohen, shantazhohet herë se mund të sulmohen fizikisht, e herë se do t’i gjejë një e keqe “ligjore”.

Për çdo njeri që kupton nga këto punë, e di se të gjitha këto gjëra që thonë mund të ndikojnë negativisht në pozitën e personave nën hetim. Ngase ligjërisht mund të shtohet edhe ndonjë akuzë për pengim hetimesh apo për kërcënim në krye të detyrës, që është shpesh edhe rëndim më i madh i situatës së të pandehurve.

Po pse atëherë kërcënohen prokurorët? Nuk se është një taktikë e panjohur. E kanë përdorur përgjithësisht bosët e mafia-s në Itali, të cilët edhe kanë vrarë e hedhur në erë prokurorë nga më të guximshëm. Në procesin ndaj Toto Riinas, i cili vdiq në burg pasi u dënua me disa vendime të përjetshme, doli se ai kishte urdhëruar vrasjet e Giovani Falcones dhe Paolo Borselinos, që të çonte direkt një mesazh ndaj gjyqtarëve të Kasacionit, të cilët kishin në dorë të konfirmonin vendimin e Maxiproceso-s për Cosa Nostra-n e dhënë në Palermo, ose ta rrëzonin atë. 

Në vendimin për Riina-n, ku u lexuan verbale të pafundme përgjimesh theksohej se kreu i mafias siçiliane mbronte idenë e atentateve, duke i mëshuar idenë se gjykatësit e Kasacionit janë njerëz, kanë familje. Duke parë se sa të tmerrshëm jemi ne, do të tërhiqen. 

Bernardo Provenzano, shoku dhe partneri i Riinas ishte kundër idesë së atentatve, pasi mbronte konceptin se ky është një logjikë vetëvrasëse pa një mundësi shpëtimi. E në këtë rast Riina ja ktheu : Po si mund të mbroj unë familjen time nëse jam i izoluar në një vrimë miu? Do na i marrim të gjitha ç’kemi ; shtëpi e katandi. Kush e ha presionin, e ha, rrugë tjetër skemi!

6 Komente

  1. F
    Familja kriminale Berrisha

    Eshte ceshtje private e familjes kriminale Berrisha eshte ceshtje e nje deputeti askujt nuk i interesone hyri dhendri apo doli dhendri Berrishes nga burgu neser do hyje vajza djali vete Berrisha nuk duhet harxhuar koha duke i dhene hapsire nje krimineli Shqiperia ka shume halle , halli Berrishes eshte i Berrishes nuk eshte imo joti i atij i asaje nje mini lajme do te mjaftonte dhe kaq meruni me qenet e rruges qe po tmerojne turistet meruni me trotuaret parqet lulishtet meruni me autobuzet me fshataret qe shesin ne cepa rrugesh shishe platike me qumesht pa analiza . Meruni me te semuret psiqike qe qendrojne rruges eeeeee keni kaq shume sa nuk keni kohe te mereni me Berrishen . Berrisha te shkoje te beje burgun bashke me Babalen dhe Bardhen qe defiguroje victimen e vrare ne trotuare bashke me kameramanin a ju kujtohet si e drejtonte gishtin Bardha drejt kufomes i shtrire pertok ? Meruni me punet qe ju interesojne familja kriminale Berrisha e di shume mire fundin e saj

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anatoli

      Nuk shkruhet: nuk se eshte, por shkruhet: nuk eshte se.Mos e " hani" shqipen

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cinema time

        I hengshi koken njeri tjetrit Berisha-Rama.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Ka shume pune tek Gjiri i Lalzit ky prokurori i Spakut.Pas kesaj vile te filloi me dosjen e viles se Arben Krajes,te prokurorit qe po tregohet i rrepte me te tjeret por per vehte……. Ky e ka vilen jo shume larg nga kjo vile qe po thone se u sekuestrua. Ky ne fakt e ka kaluar vetingun por gojet e liga thon qe kalimin e ka bere me Pamela Qirkon te moren e zv te kryehajnit te ripjelljes. Ky po paguan haracin e ketij kalimi te vetingut duke u perdorur si kamikaz

          Përgjigjjuni
          1. F
            Foto,

            I ka vajtur frika ne palc palacove kti the cunit pazarit ri kercenimet e ketyre komunizmi komunizmi 32 vjet nuk pi me uje do ishte mir perfundimi cauceskut per keta gjak prishur por koha Ben te veten,

            Përgjigjjuni
            1. k
              k

              Ku janë gjithë ato shkerdhatat e komentuesve qe shine dhe japin gjykime per njerëzit e thjeshte , kurse per kryeshpellarin non grata të super korruptuar nuk pipẽtijnẽ ? More ndyresira dhe qelbesira balte fshati ku kanë dhier derrat dhe gomeret.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje