Manovrat për dhëndrin, që rrezikojnë t'i "hanë kokën" Berishës

23 Tetor 2023, 17:48Politika TEMA
Manovrat për dhëndrin, që rrezikojnë t'i

Sali Berisha mund ta përfundojë karrierën e tij të gjatë politike në burg, nëse do të gjendet fajtor për korrupsion në lidhje me një privatizim të dyshimtë.

Më 18 qershor 2008, qeveria e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, i drejtuar në atë kohë nga Sali Berisha, propozoi një ndryshim në Ligjin për Sportin.

Ndryshimi lejoi privatizimin e ambienteve sportive nga familjet e ish-pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunist, dekada më parë. Në relacionin shpjegues për ligjin thuhej se ndryshimi do të ndihmonte sportin në vend të zhvillohet në nivelin më të lartë.

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, prokurorët pretendojnë se ky ishte një nga disa ndryshime ligjore të ndërmarra nga qeveria e Berishës për të lehtësuar zhvillimin e një biznesi, në të cilin ai dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, kishin një interes financiar.

Prokurorët pretendojnë se ata së bashku siguruan rreth 5.4 milionë euro ryshfete nga marrëveshja.

Berisha u akuzua për “korrupsion pasiv” së bashku me Malltezin të shtunën nga Struktura e Posaçme e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Akuzat tronditën skenën politike në Shqipëri. Malltezi u arrestua ndërsa Berishës, 79 vjeç, iu urdhërua të paraqitej në polici dhe iu ndalua udhëtimi jashtë vendit.

Berisha, një figurë dominuese në politikën shqiptare që nga viti 1992, i hodhi poshtë akuzat si të motivuara politikisht, duke pretenduar se prokurorët ishin nën kontrollin e kryeministrit socialist Edi Rama.

Ai tha se veprimet e SPAK ishin rezultat i planeve të liga të Ramës për ta shkatërruar përfundimisht opozitën e qendrës së djathtë dhe për të sunduar pa konkurrencë.

“Edi Rama mendon se duke ushtruar përndjekjen e tij kundër meje dhe duke arrestuar anëtarët e familjes sime… në një moment kur opozita duket më e vendosur se kurrë në betejën… për të rivendosur pluralitetin politik… dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga ky narkoregjim… se ai mund të parandalojë veprimin e opozitës,” tha Berisha në një konferencë për shtyp, ndërsa përfaqësues të Byrosë Kombëtare të Hetimit po vinin tek ai për t'i komunikuar urdhrin e gjykatës.

Prokurorët thonë konkretisht se Berisha ndryshoi ligjet për të lehtësuar zhvillimin e rreth 17 pallateve shumëkatëshe dhe, nëpërmjet dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, përfitoi 5.4 milionë euro nga ndërtimi.

Berisha akuzohet se ka ndryshuar akte ligjore dhe nënligjore dhe se ka ushtruar presion ndaj zyrtarëve të ndryshëm. Si pasojë e këtyre veprimeve, Malltezi u bë bashkëpronar i kompanisë së ndërtimit ‘Homeplan' – e cila ndërtoi në ish-kompleksin sportiv ‘Partizani' në Tiranë, pa investuar asnjë kapital në të, theksojnë prokurorët.

Vendimi i gjykatës prej 256 faqesh, të cilin BIRN e ka parë, detajon procesin e supozuar.

Berisha i ka kundërshtuar akuzat duke pretenduar se procesi i privatizimit të tokës është nisur nga qeveria paraardhëse e ish-kryesministrit Fatos Nano dhe se disa vendime kyçe janë marrë nga Bashkia e Tiranës, kur vetë kryeministri aktual, Edi Rama ishte kryebashkiak.

Ai pohoi gjithashtu se dhëndri i tij po përndiqej vetëm pasi kishte denoncuar një tjetër skandal korrupsioni dhe se akuzat ishin një akt hakmarrjeje nga Rama.

Rama nuk e ka komentuar rastin deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi.

Toka në fjalë ishte në pronësi të disa familjeve, të shpronësuara nën regjimin komunist pas Luftës së Dytë Botërore.

Në vitet 1970, Ministria e Mbrojtjes kishte ndërtuar objekte sportive në këtë tokë për ekipin e saj të futbollit, Partizani.

Pas rënies së regjimit, në vitin 1994 ish-pronarët kërkuan kthimin e tokës. Megjithatë, kjo nuk lejohej, pasi konsiderohej e shfrytëzuar për qëllime publike.

Ligji i miratuar nga parlamenti, në atë kohë i drejtuar nga Partia Demokratike, lejonte kthimin e pronës vetëm kur ajo ishte e lirë dhe ndërkohë ofronte një proces kompensimi, i cili nuk ndodhi kurrë.

Pronarët vazhduan të luftonin gjatë viteve për ta rimarrë tokën, pavarësisht nga një mori vështirësish, ku përfshihej fakti se duke qenë se i përkiste ekipit sportiv të Ministrisë së Mbrojtjes, konsiderohej një pasuri ushtarake.

Vështirësitë tejkalohen

Pengesat e jashtëzakonshme me të cilat u përballën ish-pronarët e kompleksit sportiv ‘Partizani' – shumica e tyre të persekutuar nën regjimin komunist, gjatë tre dekadave të fundit për t'u kthyer ose kompensuar pronat e tyre, u kapërcyen në një periudhë mjaft të shkurtër kohore midis viteve 2006 dhe 2008.

Kjo pasi ata zgjodhën Jamarbër Malltezin si përfaqësues të tyre dhe i akorduan atij një tarifë kompensimi 3-5 për qind të pronës për shpenzimet e mundshme të bëra në procesin e marrjes së pronës.

Prokurorët vënë në dukje se agjencia shtetërore që trajtonte kërkesat e pronarëve të shpronësuar, e cila ishte e njohur për vonesat e saj, tani veproi me shpejtësi brenda disa muajsh për t'iu përgjigjur kërkesave, gjoja duke vepruar nën ndikimin e Malltezit.

Pronarëve më në fund iu rikthyen ambientet sportive dhe ky veprim u mundësua nga të paktën dy ndryshime ligjore të e propozuara nga qeveria e Berishës.

Kjo hapi rrugën për zhvillimin e tokës.

Pronarët e tokës arritën një marrëveshje zhvillimi me Homeplan Shpk, një kompani e themeluar në vitin 2008 nga Fatmir Bektashi, i cili gjithashtu zotëronte një pjesë të tokës si trashëgimtar. Kompania mori leje ndërtimi në vitet në vijim, me Bektashin të listuar ligjërisht si pronar i vetëm.

Megjithatë, në vitin 2018, kompania depozitoi një kontratë në Regjistrin Kombëtar të Bizneseve, të nënshkruar në vitin 2014, në të cilën Bektashi i shiste Malltezit 35 për qind të aksioneve për një vlerë nominale prej 35 mijë lekësh ose rreth 300 euro.

Prokurorët besojnë se ky transaksion ishte një mënyrë për t'i transferuar fitimet Malltezit dhe në mënyrë të tërthortë Berishës, si “pagesë” për ndryshimet e bëra në ligje, që kishin mundësuar kthimin dhe zhvillimin e pronës.

“Shtetasi J. M. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. B., ka konsumuar veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar,”, thuhet në njoftimin për shtyp të SPAK.

Në këtë mënyrë, shtohet më tej, Malltezi fshehu origjinën duke “marrë përfitimin monetar në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, (përfitim i paligjshëm) duke e paraqitur si e ardhur e ligjshme e siguruar nga investimi në veprimtari në ekonomike”.

Ankth për demokracinë në Shqipëri

Berisha u përfshi në politikë gjatë tranzicionit të Shqipërisë nga një regjim komunist në një demokraci shumëpartiake dhe në vitin 1992 dhe u zgjodh president. Ai u rizgjodh në 1996, por u desh të jepte dorëheqjen në vitin 1997, pasi Shqipëria u zhyt në kaos pas rënies së një sërë skemash piramidale mashtruese.

Megjithatë, Partia Demokratike e qendrës së djathtë e udhëhequr prej tij fitoi zgjedhjet në vitin 2005, me një fushatë kundër korrupsionit me premtimin për ‘duar të pastra', pas së cilës Berisha u bë kryeministër deri në vitin 2013. Pas humbjes së zgjedhjeve në 2013-tën Berisha dha dorëheqjen si kreu i Partisë Demokratike, por në prapaskenë ai i mbajti frenat e partisë.

Në vitin 2021, SHBA e sanksionoi atë si ‘non grata', duke e përcaltuar si një politikan të përfshirë në korrupsion. Një vendim i ngjashëm u mor më vonë nga Mbretëria e Bashkuar. Berisha i mohoi akuzat e ndërkombëtarëve.

Aktualisht ai është ‘de facto' lider i opozitës ndaj qeverisë së majtë të udhëhequr nga Edi Rama, megjithëse koalicioni i tij humbi rëndë në zgjedhjet e fundit vendore.

Nëse shpallet fajtor për korrupsion pasiv, ai rrezikon të burgoset nga katër deri në 12 vjet. Ndërkohë, qeveria e Edi Ramës, e cila është e zhytur në skandalet e veta korruptive, duket se nuk përballet me asnjë opozitë të besueshme – duke shtuar ankthin për shëndetin e demokracisë në Shqipëri.

BIRN

14 Komente

  1. T
    Taulant, ish foltorist i zhgenjyer.

    Po me portin e Durresit qe u shit per dy leke tek Arabet do behet gje ?

    Përgjigjjuni
    1. U
      U shofshin zagaret e Lexhendes

      Tao. ..... Je njesh. Bisha qe ti je adheres I tij shkaterroj gjithçka te mire.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hajduti i Surrelit

        Autori i shkrimit e kalon perciptas dhe nuke e permend fare faktin kyc q ei hapi rugen privatizmit qe eshte se , ndryshimin e objektit nga , Objekt sporti ne objekt civil e beri Rama Hajduti . Kjo eshte gjithe kyci i komplet aferes . Se Rama hajduti ka menduar qe ta privatizoje vete , ndaj e beri ate pune, kur e pa qe aty iishte dhenderri i Berishes , u cmend dhe i bente pengesa her pas here pronarit te ligjshem qe ishte Malltezi

        Përgjigjjuni
      2. p
        pilo Lala

        Trim djale Taulant Balla, e nisi akuzen, dhe ja doli mbane, hajdutet ne burg. Rradha eshte e gjate, vajza e Saliut, Shkelzen Berisha, deri tek Liri Berisha me aferat e mafiozit Rezart Tacit.

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Shpellaret duhen akuzuar si armiq te popullit shqiptar dhe denuar .

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shpellari zbriti në qytet dhe ngeli shpellar

          I lini këto pordhë,por i tregoni krimet që ka bërë që i pranon edhe vetë,mos e bëni si Al Capone që kishte bërë me dhjetra vrasje dhe e dënuan për invasion fiskal,nuk jeni aq të aftë ju,por thojani troç kriminelit

          Përgjigjjuni
          1. a
            alphazeta

            Nuk quhet "invazion" fiskal, por "evazion" fiskal, or tej. Sa për Taulantin e zhgënjyer dua të them që të gëzohet. Se pas Berishës që e mbushi këtë vend me varre, qê shkatërroi Atdheun tonë me themel, do tu vijë rradha edhe të tjerëve. Kërko vetëm që ai ta tërheqê kêmbën zvarrë. Shqipëria u shit dhe u shkatërrua që Shkêlzeni, Argita dhe kompani të bëheshin multimilionerë. Të gjithë në burg. Duke filluar nga Kastrati, Taçi etj etj. Ndërsa shqiptarët marrin rrugën e mërgimit me trastën në kurriz, këta të fundit janë bêrë supermilionerë veçse për lidhjet që vendosën me politikën. Më në fund po shihet dritë në fund të tunelit.

            Përgjigjjuni
          2. V
            Vranakonti

            Po ne kohen e kujt u prish kompleksi Partizani? U prish ne kohen e Sali Berishes dhe nga Sali Berisha,pavaresisht se na paska patur mendime qe ne kohen e Fatos Nanos apo te Edi Rames. Ata nuk prishen gje.Ata nuk ndertuan kulla,kullat i ndertoi Jamaber Malltesi me kompanit e tij. Pse qenka fajtor Nano dhe Rama dhe Berisha jo? Kesaj i thone te qafsha moj vjerre pse bere kulaçin te shtrember. Saliu familjarisht ne burg te vuaj gjynahet qe i ka bere ketij populli. I ka mare shpirtin.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

              U shops in Zagaret e Vampirit te Viçidolit !

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nexhmije Hoxha

                Pee te qeshur eshte se ky palo maskara beri te njejten gje me Nexhmijen,e futi ne burg se kishte harxhuar kafe turke....nderkohe vjen nje dite qe,paguhen dhe mekatet e te shkuares

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Like Mutaj

                  Ky gjuq qe fillon neser eshte per nje nga shume krime te Sali kriminelit dhe jo mund po do perfundoje ne burg e i denuar ne maksimumin e mundshem qe mund te denohet nje kriminel gjak ftohte dhe i pacipe , pa ler c’fare thote krimineli ma beri Rama .

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    ENTSOE

                    Edhe ky I Birnit, gjysem krimineli duket, e mbron me kujdes lanetin SB.

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      tirana e vjeter

                      Lexoj kete artikull dhe them me vete: "Kujt t'i besoj? Te dhenave te ketij artikulli, deponimit te F" Bektashit ne SPAK (te dhenat e te cilit perputhen me ato qe shkruan Birn dhe i boton TEMA ketu, apo deshmise prej nje... qe jep Isa Tare dhe qe e transmetojne pothuajse te gjitha kanalet televizive shqiptare, pa bere asnje lloj verifikimi te thjeshte. Keshtu Isa Tare deshmon qe ai ka qene drejtues i klubit Partizani ne periudhen ndermjet viteve 1995-2005. Dhe ne kete periudhe nje pjestar i familjeve qe kishin ne pronesi kete terren i kishte ofruar nje apartament me kusht qe ai te jepte viston (?!) per kthimin e kesaj prone, por qe "fatkeqesisht" Isai i a kishte "harruar" emrin. Por Isai nuk mund ta dinte se pronat qenkan kthyer ne periudhen 2006-2008 (shih BIRN dhe deshmine e F. Bektashit) dhe se pronaret kane bere marreveshjen per ndertimet me F. Bektashin ne vitin 2008. Pra Isait i eshte propozuar nje apartament 3 vjet para se te merreshin pronat dhe para se te fillonin ndertimet. Gjithashtu, nuk ma merr mendja se duhej patjeter firma e nje te punesuari pa lidhja si Isa Tare ne proçesin e kthimit te pronave. Sali Berisha eshte nje kundershtar teper i rrezikshem dhe aspak budalla. Me keto lloj deshmish ai mund te rrezikoje edhe proçesin. Pra shtypi dhe TV, para se te japin te perseritura keto lloj deshmish eshte mire qe t'i verifikojne. Po keshtu eshte edhe paraqitja e emrit te F. Bektashi ne F Bekteshi (ne menyre te perseritur) nga shume spikere te ketyre kanaleve. Isa Tare ka qene i njohur per veprime foshnjarake qe ne moshe me te re. Pyeteni se si ka qene ngjarja e ndodhur me te ne fillim te viteve '70 kur ishte antar i ekipit kombetar te atletikes dhe ky ekip po kthehej ne Shqiperi. Çfare i ndodhi ne avionin e flotes ajrore sovietike ( linja Pekin Moske) kur ndaloi ne Irkutsk? Shoket e tij te ekipit e kishin bere si anekdote kur Isai ngrinte duarte para rojeve sovietike te kufirit, te cilet e kontrolluan, sepse u njoftuan nga diplomatet ruse qe udhetonin me kete avion qe ai kishte folur vetem budallalleqe, kur kishte hyre ne klasen e pare, ndersa shoket e tij po qeraseshin me vodka etj. po nga keta diplomate. Isai "e dinte" gjithashtu qe Italia fashiste i kishte "demshperblyer" dy vellezerit Xhemal e Mahmut Begeja per kete truall, kur deri me sot nuk eshte paraqitur asnje dokument per transaksionin perfundimtar. Por per kete mund te pyetet me mire Parua, sepse ai i paska "gjetur" keto dokumenta ne Firenze, ne muzeun e arteve, "te fshehura" ne skulpturen e Davidit te Mikelanxhelos

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        O Sula

                        Bravo patriotit tim Taulant nga kamajer ne BOS SHUM I ZOTI

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje