Astrit Patozi tregon kush mund ta çojë PD drejt fitores

19 Maj 2023, 22:19Politika TEMA

Astrit Patozi tregon kush mund ta çojë PD drejt fitores

Duke komentuar për humbjen e pashembullt të opozitës, Astrit Patozi i mëshoi deklaratave të tij tek mbajtja e përgjegjësisë dhe reflektimi dhe jo tek justifikimet e palëve. 

Në një nntervistën me Merita Haklajn ai tha se askush nuk është ngatërruar tek fleta e votimit, por justifikimet për humbjen sipas tij bëhen për të ruajtur status-quo-në.

“Unë nuk besoj se dikush është ngatërruar kur ka votuar, këto janë elementë të pakëndshëm që kanë dobësuar fuqinë elektorale, por jo argumentat që të përligjin rezultatin shkatërrues. Njerëzit e kanë pasur mundësinë të shprehin vullnetin e tyre, pro këto akrobacitë e truqet elektorale mund të shërbenin si motivim i elektoratit për t’u hakmarrë ndaj padrejtësive që u behën. 

Të dielën the që po shkojmë drejt fitores dhe tani të thuash nuk kishe vulën. Këto deklarata bëhen për të ruajtur status-quo. Nëse i pret koha dhe i kanë jetët tepër këta njerëz; se dy rrugë ka; ose ikën njeriu që i prin njerëzve ose njerëzit prej njeriut. Nëse nuk ikën njeriu që merr përgjegjësi do të kalojmë te skenari i dytë”, tha ai.

Për largimin e Berishës, ai thotë se kjo gjë i takon Foltores:  

“Është një problem që i takon Foltores, është në të drejtën e vet se kë do të ketë udhëheqës. Nëse janë të kënaqur me këtë rezultat le të vazhdojnë, madje ne të tjerët më shumë e dëmtojmë reflektimin që mund të ndodhë brenda PD e Foltores se jemi të jashtëm. 

Pavarësisht ndjesive tona për PD e dikurshme, ne nuk jemi ftuar t’i këshillojmë ata. Edhe ata 500 mijë veta që kanë votuar për kandidatë e opozitës e shohin si interpretohet kjo humbje dërrmuese e pashembullt që kalon përmasat e 2015 që ishte rezultati më i keq dhe shumë mbrapa rezultatit të 2021”.

Edhe brenda PD-së zyrtare, asaj të vulës, Patozi shikon përçarje për të marrë e drejtimit, ndërsa grupi parlamentar demokrat sipas tij është pasqyra që tregon partinë:

“Procese të këqija do të ndodhin edhe brenda PD së vulës se edhe aty ka luftë për të marrë skeptrine udhëheqësit pavarësisht rezultatit të ulët. Edhe aty ka dy rryma për të marrë drejtimin e partisë zyrtare, po kam përshtypje që do të jetë pjesa që mbajti barrën e fushatës dhe jo pjesa që u fsheh gjatë ditëve të zgjedhjeve. Fakti që edhe ata po zihen nuk është sinjal pozitiv. Grupi parlamentar është i ndarë në copa, është një lloj pasqyre i asaj që ka tepruar nga PD. Grupi parlamentar e tregon më së miri, shiko atë dhe shikon gjendjen e PD në tërësi”.

I pyetur se kush mund ta çojë PD-në drejt fitores Patozi përjashton të gjithë ata që janë përfshirë në zhvillimet e deritanishme të sherreve dhe bërrylave:

“Unë them që duhet ta marrin njerëz që nuk kanë asnjë ngarkesë me zhvillimet e deritanishme që nuk janë përzierë në luftën e bërrylave, nuk kanë blinduar partinë dhe nuk e kanë sulmuar me hunj e tulla. Ata duhet të mblidhen dhe mbase ia dalin njerëz që nuk janë sharë e rrahur me njëri tjetrin. Unë kam shumë njerëz në mendje që ne nuk i njohim fare, njerëz intelektualë dhe të shkolluar që kanë dhënë kontribut për PD në një cep e hije dhe mund të jenë më të dobishëm se këta që janë tani”.

20 Komente

  1. S
    Shqiptari i Ilirisë

    MAJLINDA BREGU.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli

      PD-në nuk e shpëton asnjë PD. Sepse të gjithë janë bashkëpjesmarrës në krim: vranë popullin me armet e ushtrisë me 1997, vranë popullin me armët e Gardës më 11 Janar 2011, vranë parlamentarizmin më 2019 kur si parti dogjën mandatet e deputetit mu në mes të legjislaturës. Shqipërisë i duhet një e djathtë tjetër, e DJATHTA NATYRALE, jo e djathtë komunisto-kriminale!

      Përgjigjjuni
      1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

        Është shumë e thjesht, Berisha duhet të largohet realisht nga drejtimi i PD. Mbas kësaj do krijohet mundësia për të ofruar kandidatët potencial, të pandikuar. Berisha është faktori frenues dhe humbës. Në të kundërt shkatërrimi do thellohet,do mërziteni duke dëgjuar, fajin e ka Rama.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gaz

          Patoz, PD nuk behet me. Qe ne formim ka qene nje parti e mbushur me servila, dhe te pa afte. Ajo kohe ka mbaruar dhe tani ato kane humbur orientimin . Ne zgjedhje e tjera nuk marrin me shume se 5 deputete.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dajti

            Na jep nj e emer o burrre, pse tregohesh kaq kurnac. Pd. ska qene asnjehere parti Shqipetare , apo demokratike.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Elbasanlliu i tirones

              Patoko je tu fol per Godolen? Ndoshta ajo ka me shume bole se ju me ua plas ne fytyre berishisteve e minjve aktual te vules. Levizni se ju mori lumi!

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bujar Kanapari

                Partia Demokratike, harron se jemi ne kapitalizem dhe zgjedhjet nuk fitohen me proletariat, por me kandidat qe s'kane ku ti cojne parate. Shikoni se ke kandidon PD per kryetar bashkie dhe deputet dhe ke kandidon PS, qe me status eshte parti e qendres se majte. Para nje viti u bene zgjedhjet lokale ne Shkoder dhe kandidati socialist humbi. Pas nje viti fitojne socialistet me 12 000 vota me shume. Une nuk them te marrim gjithe horrat me leke dhe ti cojme ne parlament apo ne bashki. Ne e kishim Benet Becin, njeri i respektuar, pse nuk e beme deputet, por vjen e na e merr Rama. Nuk mund te vish ne pushtet me te njejtet emra, pa afruar te rinj, se partia rudhet, vjen duke u zvogeluar ne elektorat. Qe PD te vije ne pushtet, duhet te plotesohen dy kushte: Te marrim elektoratin francez te rrezoje Ramen qe drejton nje parti te majte me reforma te djathta. Te marrim Edi Ramen nga PS dhe ta bejme kryetar te PD, vetem ai eshte makineri votash me metodat e tij!!!!!!! Per momentin, PD nuk ka asnje nga te rinjte te beje liderin; e pame dhe Alibeaj qe mendonte se do vinte ne pushtet, duke mohuar cdo gje nga periudha komuniste; harronte kontributin e tjereve ne diktature, e nuk kuptonte se vetem me kete filozofi, i hiqte PD me mijera vota, nderkohe Rama thote hajde te punojme e drejtojme te gjithe bashkerisht. Largimi i Berishes ne kete moment, do te copezoje partine, dhe jo bashkoje, sic mendojne disa. Por Berisha duhet te bindet se nuk mund te vish ne pushtet me kandidat nga ''proletariati''. Rasti i Kavajes ben perjashtim.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Noci

                  Nje analize e drejte dhe jo inatçore pse e larguan padrejtesisht nga PD.Kete ide kane shumica e atyre qe marrin vesh çfarë po ndodh ne PD.Po nuk u larguan te gjithe ata qe kane qene ne pushtet ne 2013 aq me shume ku shumica e tyre sot nuk mund te hyjne ne SHBA si bashkepuntoret te non grates se jane paralajmeruar ,PD shkon drejt veteshkaterrimit si shume parti ne Europe qe mbyllin ciklin

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqiptar

                    PD nuk ka qene dhe nuk do te jete kurrë parti politike,ka qenë dhe eshte nje band cubash qe ka vjedh dhe vrare shqiptaret. I mbyti zullumi dhe fundi i tyre është i merituar,skan shoëtim!

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      shqiptar

                      Pirth o Tito pirth ju te gjithe pdistat jeni njelloj.Per karriere e pare shisni nen e babe

                      Përgjigjjuni
                      1. r
                        raul

                        Per mendimin tim njeriu qe mund te marre drejtimin e foltores pas largimit te perbindeshit te vucudolit eshte Klevis krrici i faro pace pilafit me kollaro me dy gishta lart hipur mbi furgonin e policise duke bere garipin para shpellareve te Astirit .. Aman o Mero te kam rixha ma nxirr dhe nje here ate foton e Krricit te faros mbi furgonin e policise se eshte epike , frymezuese , ngjan si Gjergj Elez Alia hipur mbi kale duke shkuar ne beteje. Po si nuk kane dhene dorheqje asnjeri nga sekretaret e foltores , te paret qe duhej te jepnin dorheqjen pas kesaj humbje apokaliptike te foltores duhej te ishin Muli i naziskineve te Mamurrasit dhe Krrici i faros dy sekretaret me te paafte qe ka patur ndonjehere pdja qe jane me te urryerit ne publikun shqiptar pas perbindeshit te vucidolit dhe spiunit Agush askush kokeducja me hanxhar ne dore dhe cfurkun ne doren tjeter.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          PD

                          ????????

                          Përgjigjjuni
                        2. s
                          spata

                          Ideja e Patozit ,qe te vije Pd ne pushtet ,mund te realizohet mbas 15 vjeteve .

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sula

                            Une kam nje sygjerim per demokratet. Aktualisht ata luajne "lojen" më te lehte; flasin vetem per kundershtarin dhe jane ne gare kush te shaje me shume. Në se e nderpresin kete "loje" dhe fillojne te flasin per vehten e tyre, pa dyshim qe futen ne rrugen e gjate dhe te veshtire te marjes se pushtetit. Ta harrojne se pushteti merret sot se ashtu dua une !

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Ethem Lalaj MallaKASTRIOTI

                              OK.Ikja e Saliut në FERR..është domosdoshmëri absolute. -Me ikjen e Non gratës qetësohet gjëndja.Por Ai nuk ikën pa u arrestuar..! Më pas..: -Të kandidojnë M.Bregu,B.Topi,Zef Brozi,etj..mbi 7 personazhe të papërlyer..berishist.

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Rrnofte LEXHENDA !dhe Astriti

                                Titke ! Te gjithe anetaret e PeDe - s jane te infektuar nga Virusi BERISHIAN. Ju rroni sa.te jete BISHA gjalle. Ne te kundert shkriheni bashke me ty qe krijove Parti por mendjen e keni tek BABA VAMPIR.

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret dhe Titka

                                  Edhe njehere TITKE. Kush ka punuar me Perbideshin e VIÇIDOLIT JANE te infektuar kundra SHQIPE RISE. . RROFSHIN ZAGARET

                                  Përgjigjjuni
                                2. M
                                  MARSEL.

                                  Or Patoz.Fakti qe ju dhe te gjith figurat e partis demokratike nuk pranoni krimet qe keni bere ketij vendi nen drejtimin e Saliut,si dhe as kush nga ju nuk ja numeron Saliut krimet e tije hapur we ti narre vesh ky popull,per mua eshte fati zi i ketij vendi dge per nenat tuaja qe u han lindur juve.Qysh nga ty ajo parti duhet spastruar spasttuar dge spastryar.Aty jane mbledhur njerzit me negative dhe me kriminel.Kini parasysh se ne gjirin e asaj partie jane mbledhur vrastaret.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    DEMOKRATI

                                    BAMIR TOPI eshte njeriu i duhur per te bashkuar demokratet.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Memorja

                                      Po perse mendoni se shqiptaret mund te dalin nga kjo gjendje duke rikthyer te njejtet emera !!!! Shqiperia ka shume te persekutuar , nga e kaluara e sistemit komunist , emera te degjuar te shkolluar e me intelekt, perse u lane dhe vazhdojne te lihen ne harrese ?? Ndofta, keta persona mund te kishin sjelle , e sjellin ndryshimin e duhur per vendin dhe per shqipetaret.....................

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje