
Sekretari i Pergjithshem i PS, Damian Gjiknuri ka mbeshtetur publikisht kandidaturen e Fatos Malaj ne zgjedhjet e se dieles ne Athine.
"Ditën e diel në Greqi do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Në garën për përfaqësimin në Parlamentin grek kandidon me subjektin e “PASOK” edhe Fatos Malaj, një zë i kahershëm i emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj.
I uroj suksese Fatosit dhe jam i bindur që qytetarët shqiptarë do të shprehin mbështetjen e tyre me votë në mënyrë që Fatosi të jetë një zë i shtuar duke i përfaqësuar ata denjësisht edhe në Parlament.
Lini një Përgjigje