Bardhi u zgjodh në krye të grupit, Gjekmarkaj: Nuk kishin pse të nxitonin për të caktuar postet e reja. PD nuk duhet drejtuar as nga Berisha dhe as nga Basha

19 Maj 2023, 14:59Politika TEMA

Bardhi u zgjodh në krye të grupit, Gjekmarkaj: Nuk kishin pse të

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar vendimin e disa deputetëve të PD për të zgjedhur Gazment Bardhin në krye të grupit parlamentar.

Ai shpjegoi për Panorama TV arsyet pse nuk ka qenë pjesë e mbledhjes së sotme ndërsa tha se partia e konsideruar si fraksioni i “Vulës” nuk kishte ngut që të caktonte menjëherë sot postet e reja.


Gjekmarkaj u shpreh se PD duhet të ketë mbështetjen edhe të Sali Berishës dhe të Lulzim Bashës por të mos drejtohet nga asnjëri prej tyre.

“Në fakt nuk isha në këtë mbledhje për arsye objektive dhe subjektive. Jam duke udhëtuar jashtë Tirane. Ka të bëjë me perceptimet që ka të bëjë me ngjarjen. Kam respekt për Bardhin por besoj se nuk kishte aq ngut ajo që konsiderohet partia e vulës, për të caktuar postet e reja kur mendoj se i duhej dhënë kohë edhe palës tjetër që të reflektonte. Njeriu duhet t’i krijojë vetes shpresë që të gjenden ura komunikimi që PD të mos shkojë drejt një rruge vrastare.

Nuk dua ta cenoj emrin tim me funeralin e Partisë Demokratike. Të jemi i distancuar qoftë nga Foltorja, qoftë nga Vula. Bashkëbisedimi mes palëve është i domosdoshëm. Po ta kisha një recetë e çoja. Sadopak shpresoj të dëgjohem ndonëse në këtë rast kam bindjen që nuk do të dëgjohem.

Vendi ka nevojë për një opozitë të re të konceptuar ndryshe. Bashkimi është një kusht i domosdoshëm por i pamjaftueshëm. Ka nevojë të përcaktojë cilat janë horizontet e saj. Si kjo parti duhet të plotësohet për t’u bërë alternativë qeverisëse. Duhet të ketë mbështetjen edhe të Sali Berishës.

Edhe të Lulzim Bashës por të mos drejtohet as nga Sali Berisha dhe as nga Lulzim Basha. Shqipërisë dhe Partisë Demokratike nuk i mungojnë burrat dhe gratë. Atë do e përcaktonte gara. Asnjëri prej tyre nuk do duhej të ishte. Druaj që Berisha do mbetet në pozicionet e veta po kaq druaj që Lulzim Basha do të kthehet. Kjo do të çojë përfundimisht në ndarje dhe do të jetë e pafalshme”, deklaroi ai.

6 Komente

  1. P
    Pilo Lala

    Gjekmarkaj ka disa pikpamje ekstremiste, por ne kete rast gjykon drejt. Jepi shansin grupimi te Saliut te beje reflektimin nga zgjedhjet. Deri tani kane folur ujqerit qe ka ndersyer Saliu, Flamur Noken me shoke, dhe Ilir Meta. Mendoj qe fjala e Belind Kellicit do jete shume e rendesishme, tashme ai ka profilin e vet. Te dy anet e PD mund ta pranojne si kandidature per kryetar i PD.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gri

      Eshte nongrata aresyeja! Nese nongrata antiperendimore mbahet ne PD automatikishte PD kthehet ne organizational non grata. Kurse Luli eshte gje tjere por Jo nongrat. Pra nuk jane njelloj. Mire ka bere PD qe ka zgjedhur Bardhin. Pd eshte alive!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muzaka i Ri

        Po qe se shpresoni akoma te Berisha e Basha e menderoset PDnë, dhe beni duá tek prifti dhe Hoxha qe te mos formoj parti Adriatik Lapaj se as PD dhe as PS nuk fiton dot.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Besnik

          Na rrofsh per vere! Idiot

          Përgjigjjuni
          1. N
            Noci

            GjekMarkaj eshte i djathte i lindur dhe eshte me fytyre nga perendimi prandaj mban pozicion me asnjeren nga partiçkat qe quhen PD .Kjo eshte me burrerore se ajo te tjereve qe nuk kane moralin te shprehen drejtesisht per te ardhmen e PD

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ilir

              Cdo te thote nuk duhet?! Forma urdherore nuk eshte kompatibel me demokracine.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje