Kryebashkiaku i Vorës i përgjigjet akuzave të opozitës për votimin elektronik: Procesi ishte i rregullt, qytetarët votuan për ndryshimin

19 Maj 2023, 14:38Politika TEMA

Kryebashkiaku i Vorës i përgjigjet akuzave të opozitës

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Vorës, Blerim Shera foli lidhur me kontestimet e opozitës për votimin elektronik duke thënë se procesi ishte në rregull.

Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’, Shera tha se qytetarët e Vorës e kishin ndarë mendjen që do të votonin për ndryshimin.


“Qytetarët e Vorës e kishin për herë të dytë votimi elektronik, ky proces ishte i rregullt dhe çdo kush ka të drejtë të ankimojë të bëjë ca të dojë, po qytetarët e Vorës e kishin ndarë mendjen. Sot jemi duke ndjekur punimet për dy rrugë të reja, jemi çdo ditë në terren.

Është një nga proceset më të qeta, sidomos në bashkinë e Vorës. Falënderoj qytetarët e bashkisë Vorë për të gjithë përkrahjen dhe mbështetjen dhe për të vazhduar punët e nisura për të ecur përpara”, tha ai.

Ndonëse kanë marrë shumicën edhe në Këshillin Bashkiak, Shera tha se do t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit përfaqësuesve të të gjitha palëve për të mirën e qytetarëve të Vorës.

“Ne do bashkëpunojmë me këdo, me çdo qytetar e çdo anëtar të këshillit sepse kemi një qëllim për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Pse jo për të mirën e vendit ku ne jetojmë, ku rrisim fëmijët tanë ia shtrijmë dorën e bashkëpunimit kujtdo”, u shpreh ai.


Blerim Shera kandidoi nën siglën e PS dhe fitoi përballë kandidatit të Bashkë Fitojmë Indrit Hoxha. Shera mori 9638 vota, ndërsa Hoxha vetëm 3471 vota. PS fitoi 53 bashki në të gjithë vendin.

2 Komente

  1. E
    Eni

    Hapni kutite.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Ik more budalla se aq din.Te kane vene nje pershesh perpara,ha dhe mos u ndje. Fitove me votim online. Pse u takua kryehajduti me Alex Soros fill pas zgjedhjeve. Kur nuk din gje ma gjate ma mire mos fol .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje