Përfaqësuesi i BE në Tiranë: Puna e kryebashkiakëve të rinj e rëndësishme për integrimin e Shqipërisë

19 Maj 2023, 12:17Politika TEMA

Përfaqësuesi i BE në Tiranë: Puna e kryebashkiakëve

Shef i sektorit politik i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Alexis Hupin në një prononcim për mediat ka komentuar zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj.

Zyrtari evropian në fjalën e tij është shprehur se tashmë opinionin në lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor e ka dhënë BE dhe ajo që është e rëndësishme është bashkëpunimi që do të kenë autoritetet e zgjedhura lokale me ne.

Sipas tij puna e tyre është e rëndësishme pasi 70% e legjislacionit Evropian do të vihet në zbatim nga ato.

“Nuk dëshiroj që të bëj një koment për procesin e zgjedhjeve kjo për arsye se OSBE-ODIHR është shprehur në lidhje me procesin zgjedhor.

Ajo që unë pres është bashkëpunimi me autoritetet vendore një punë kjo që do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.

E vetmja gjë që unë them është se ne presim bashkëpunim me autoritetet e zgjedhura dhe se 70% e legjislacionit të BE do të vihet në zbatim nga autoritetet vendore, ndaj do të jetë e rëndësishme puna e tyre për integrimin në BE”, ka thënë ai. 

1 Komente

  1. L
    Loro

    Po çte rinj thu o trap, ketu 90 % jane te rizgjedh me vazhdu nmmandatet. Ka dhe babghysha me 6,7 mandate rradh duket qe kta te hujt qi vin tek ne jane te pjerdh nga menja

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje