
Ashtu siç ishte parashikuar, pavarësisht se Sali Berisha pësoi një humbje poshtëruese, ai ndihet fitimitar.
Kjo, sepse ka arritur të mundë… Enkelejd Alibeajn.
Kjo bëhet me dije nga një shënim i portalit të familjes Berisha, që shkon deri aty, sa thotë se Sali Berisha duhej ta zhdukte fare nga fjalori Partinë Demokratike.
Fundja ky është qëllimi i tyre, zhdukja e PD-së.
“Rezultati i 14 majit rikonfirmoi edhe njëherë se Partia Demokratike i përket shumicës së anëtarësisë.
Koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha mori mbi 500 mijë vota nga shqiptarët në zgjedhjet lokale, ndërsa PD-ja e ashtuquajtur zyrtare nga regjimi dhe mediat e regjimit nuk mori më shumë se 30 mijë vota në të gjithë Shqipërinë.
Fill pas daljes së rezultateve, më të shqetësuarit për opozitën janë regjimi dhe shërbëtorët e regjimit. Sajuan një dorëheqje fiktive të Enkelejd Alibeajt dhe menjëherë diskursi i tyre kaloi te qëllimi, t’i kërkohet Sali Berishës dorëheqja.
Në njërën anë thonë se Berisha nuk është përfaqësuesi i PD, thonë se PD-në e kanë Alibashët, në anën tjetër i kërkojnë dorëheqje Berishës.
14 maji tregoi se Berisha jo vetëm që përfaqëson anëtarësinë reale të Partisë Demokratike, por kalon përtej saj, votat e marra tregojnë se përfaqëson të gjithë frontin opozitar në vend.
Këto zgjedhje anëtarët e PD kishin të gjithë mundësinë të tregonin se me kë janë, me Alibashët apo me Berishën, dhe ata e treguan qartë këtë në kutinë e votimit.
PD-ja me logo në këto zgjedhje nuk mori as aq vota sa anëtarë mblodhi Berisha në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, ku morën pjesë mbi 44 mijë anëtarë.
Vula mori vetëm 30 mijë vota në gjithë vendin dhe shumica e tyre për inerci dhe për një gabim ‘taktik’ të Berishës gjatë fushatës që përmendte vazhdimisht në komunikimin e tij: “Partia Demokratike”, kjo ka qenë arsyeja kryesore që ka sjellë pështjellim te votuesit, të cilët janë ngatërruar në fletën e votimit.
Nëse nuk do të përmendej fare Partia Demokratike gjatë fushatës nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, partia e vulës mund të ishte shuar përfundimisht në këto zgjedhje.
Një pjesë tjetër e votave të vulës nuk është çudi të jenë shpërblim i pushtetit për pengjet dhe për t’u mbajtur “frymën” gjallë.
Të gjithë e panë që pushteti mori vota të përllogaritura, që kryeministri deklaroi numrin e bashkive një natë para votimit etj, nuk është e vështirë për një regjim të transferojë 10-15-mijë vota në një “kauzë” që do t’i shërbejë edhe për dy vjet sipas llogarive të tyre.
Opozita votat i ka, frymën po ashtu, sa më shpejt të dalë nga ky diskutim publik me vula pa vula aq më mirë do të jetë për të dhe vendin”, thuhet në shënim e botuar nga portali i familjes Berisha.
Ta gëzoni fitoren!
(TemA)
Shpesh, për aventurierë të politikës etj, përdoret metafora e "donkishotizmit". Në rastin e 'donkishotit' Saleh ky epitet për të nuk më duket i gjetur, këtë 'nder' nuk e meriton dhe ndaj tij, s'duhet përdorur. Pse? Sepse fisniku Don Kishot i Mançës, edhe pse u rropat të ndryshonte botën e të vendoste drejtësi, në fund, edhe nën këshillat e ndjeksit të tij besnik, të mirit Sanço Panço, u tërhoq në çifligun e tij dhe i lodhur vendosi të prehej aty. Tani më thoni, a mund të hiqen paralele midis këtij donkishotit grotesk real shqiptar, marëzitë e të cilit në të ardhmen do të bëhen proverbiale, dhe atij personazhit artistik imagjinar spanjoll të krijuar nga gjeniu, Miguel Servantes?
Jo vetëm kaq, i nderuar Bureto, por fisniku i Mançës ishte në çdo cep të shpirtit një fisnik i vërtetë, një qënie që e donte të mirën dhe luftoi për të, por në një mënyrë groteske. Vetëm mënyra e luftës ndaj poshtërsive të kësaj bote ishte tregues i çmëndurisë së tij, për të tjerat, sidomos për këshillat dhe urtësinë e tij ai ishte i paarritshëm. Dhe në prag të vdekjes, kur miqtë e tij më të afërt e nxitën për t'i dhënë kurajo të ngrihej nga shtrati i vdekjes, ai ju kthye atyre me fjalët : Sado! Ti lëmë shakatë zotërinj! Kërkoi t'i sillnin një prift, bëri dhjatën dhe vdiq në paqe të amëshuar. Tregoi se në fund i erdhi mëndja. Por Berisha as ka ditur dhe di se ç'është e mira, është një kalorës i xhindosur, me përpjekjet e tij demagogjike bënë gjithçka për të mbuluar poshtërsitë që bënë në çdo hap që hedh duke e shitur këtë për politikë të zgjuar, është frymëzues dhe nxitës i atij kontigjenti njerëzor që nuk kanë pikën e lidhjes me mirësinë në këtë botë, por janë huliganë dhe shkelës kronik të rregullave dhe ligjeve që rregullojnë mardhëniet në gjirin e shoqërisë. Ata që kanë sunduar dhe sundojnë në Shqipërinë e këtyre 30 vjetëve të fundit janë armiq të betuar të ëndrrës së këtij populli për nder dhe drejtësi në këtë vënd të vuajtur, të cfilitur nga edukata e urrejtjes për njëri tjetrin që ju injektua gjatë 45 vjetve nga barbaria komuniste.
Ka disa shekuj që ju them se nuk bëhet shtet me malokë, kurse ju insistoni.
Keta kete te mire kane sengopen me nje luge supe.Si humben pak,si shume ata i urojnë vetes fitoren
Ta gezoni fitoren. Keshtu fitofshi gjithmone ,deri sa t'ju shuhet fara. Mire ju jeni te rrjedhur nga trute ,po Mero Baze qe merret akoma me ju, ku e ka hallin valle? Apo ndoshta akoma nuk i ka mbaruar kontrata?
Zotërinj të nderuar të Tema, nuk e ka mundur as PD. BF ka 4 parti dhe mori 246.500 vota. PD e vetme mori 103.000 vota. Sikurse askush nuk e di sa vota ka secila parti e koalicionit të qelbësirave atëhere secila nga qelbësirat ka mesatarisht 61.000 vota.
PD "e Vules" doli e 5-ta ne Tirane (pas Arlind Qorrit") Arriti te nxirrte vetem 14 kandidate nga 61 Bashki. Ne fleten e votimit kishte si Kryetar emer mbiemer Enkelejd Alibeaj, as te zgjedhur e as te votuar i tille, por....i lene me testament nga i dorehequri Kryetar para 2 vitesh (!) Kesaj ngrehine pra nuk ke c'ti rrenosh me tutje. Ka rrenuar vehten duke mbajtur shprese se ne zgjedhje do mblidhte vota duke tundur foto me ate zv. Sek. Shtetit Escobar, si dhe duke bere opoziten e opozites. Gje qe i siguroi Harakirin.
Kalimi i Alibeaj u bë me autorizimin e Bashës,por dorëheqja e tij pa dhënë autorizim,se kush do t'a drejtoi PD zyrtare, duhet të kalojë nëpërmjet vendime gjyqësore. Me sa duket kjo e ka alarmuar Berishën, zyrtarisht nuk merr drejtimin e PD.
Gezuar fitoren Salih Keshtu fitofshi gjithmone hahahahahahahaha
Gazetare te kazanit ,opionista funderina ,akoma dilni ne krah te kriminelit Non Grata , thoni qe Non Grata mori mbi 500000 vota ,gjeni sa ka mare vetem si parti e jo kualicion ,PD e vules mori 105000 vota ,e jo sa thoni ju 30000 ,keto 30000 i mori me 14 kanditatet , por ju qener ,muter ,byth lepiresa , keni ngrene e do hani ( mut ) me kova ,e me thene te drejten ju uroj tju behet ( gjak e dhjame )