Padia për shpifje/ Veliaj dhe Berisha refuzojnë pajtimin, ja kur mbahet seanca e radhës

19 Maj 2023, 10:58Politika TEMA

Padia për shpifje/ Veliaj dhe Berisha refuzojnë pajtimin, ja kur

Është mbajtur këtë të premte në GJKKO seanca e gjyqit mes kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Veliaj dhe Berisha kanë qenë të përfaqësuar në seancë me avokatët e tyre, ndërkohë që asnjeri prej tyre nuk ka pranuar pajtimin.

GJKKO deklaroi në seancën e sotme deklaratat e palëve. Seanca e radhës u caktua të mbahet më 2 qershor në orën 13:30.

Veliaj e ka kallëzuar Berishën për shpifje në lidhje me akuzat që ky i fundit ka bërë ndaj tij për lidhjet me Iranin.

Sali Berisha e akuzoi Erion Veliajn se ka bërë udhëtime të dyshimta në Iran, duke shkuar fshehurazi në vitet 2007-2008.

Berisha publikoi gjatë një emisioni televiziv dhe një foto ku pretendonte se ishte Erion Veliaj i cili kishte shkuar në Iran i maskuar e me paruke. Por në të vërtetë personi që kishte publikuar Berisha në foto ishte Joe Walsh, një kitarist i njohur amerikan.

 

1 Komente

  1. D
    Dardani i Ri

    Bravo Veliaj! Asnjë pajtim me kryekriminelin e kombit tonë, Sal Shpellar Berisha.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje