"Berishës i dhamë mbështetjen dhe e shiti Foltoren", Kokalari nis Lëvizjen Konservatore: Jam e zonja të ndërtoj të djathtën në Shqipëri, do mbledh shumë demokratë dhe do i çoj në fitore

19 Maj 2023, 09:24Politika TEMA

"Berishës i dhamë mbështetjen dhe e shiti Foltoren",

Aktivistja Evi Kokalari ka njoftuar nisjes e lëvizjes konservatore në Shqipëri.

Përmes një postimi në “Facebook”,  Kokalari ka bërë me dije se Lëvizja Konservatore zyrtarisht do fillojë në qershor kur ajo të jetë në Shqipëri, por shton se orgaqnizatorët janë në terren.

Më tej ajo bën me dije se fokusi është krijimi i strukturave në Tiranë, Durrës dhe disa rrethe të tjera.

Kokalari shkruan se qëllimi i saj është të organmuzojë siç duhet të djathtën shqitpare, pa përfshirë elentë të “LSI” dhe të mbledhë persona të cilët janë seriozë dhe duan ndryshim dhe jo të mendojnë për karrigen.

Postimi i plotë:

Në 15 Qershor jam në Tiranë.

Lëvizja Konservatore zyrtarisht do filloj kur të jem aty, por organizatorët janë në terren tashti, kështu që më kontaktoni nëse doni të aktivizoheni.

Momentalisht fokusi është krijimi i strukturave në Tiranë, Durrës dhe disa rrethe të tjera.

Qëllimi im është të organizoj siç duhet të dhathtën Shqiptare, pa elementët e LSI, dhe të mbledhë individë që si unë s’kanë nevojë për një karrike, por janë seriozë dhe duan ndryshime serioze, që nga ndalimi i korrupsionin dhe deri tek shkatërrimi i kupolës 32 vjeçare.

Nëse mundem, do mbledhë shumë demokratë bashkë, dhe do t’ju jap atë që gjithmon ju ka munguar – meritokracinë.

E ndjej veten mëse të zonjën të ndërtoj të djathtën Shqiptare dhe ta çoj atë në fitore, dhe kjo mund të ndodhë dhe me PDnë, se di, por me të apo pa të, do të ndodhë!!

PDja mund të rrij aty ku është ose ti bashkohet çfarë po bëjmë ne. Ky është vendim individual i secilit nga ju. Berisha vetë, derën hapur do e ketë për sa kohë kupton që nuk mund të na çoj në fitore, sepse mbështetjen e duhur ja dhamë, dhe e shiti Foltoren, kështu që duhet në mënyrë absolute të lërë gjeneratën e re, me frymë të re ti jap oksigjen partisë, pa LSI dhe elementët e majtë. Por, duke ditur egon e tij, e shikoj të jetë qëndrestarë deri fund, dhe do refuzojë të ndryshoj se si funksionon PDja, dhe në këtë rast, përgjigja më e mirë do jetë izolimi politik, që ka filluar tashmë, me braktisjen e protestave, dhe zgjedhjeve. Mos bëni asnjë gabim, Berishës po i ikën baza bashkë me militantët.

Di t’ju them dhe një gjë – seriozisht nuk jam njëri i karrikeve, prandaj ka një shans që të ndërtoj një te djathtë të fortë, dhe mos jem vetë kryetare, ama midis forcave të bashkuara në Shqipëri dhe jashtë saj, ju premtoj që regjimi post-komunist në Shqipëri do të marrë fund dhe mënyra e të bërit politikë në Shqipëri do të ndryshoj.

Kam aq besim tek vetja dhe tek ata që këto tre-katër muajtë e fundit kanë qënë gjithë kohën me mua. Shumë që më kanë kontaktuar këto kohë, janë figurave intelektuale dhe njerëz të bisnesit të vogël, që ju ka ardhur në majë të hundës, dhe këta janë ata që së bashku me diasporën, do sjellin ndryshimin. 

Shihemi së shpejti.

13 Komente

  1. L
    Luciano

    Me ver mua kryetar e ti rri sekretare...

    1. I
      Ilir Metaj Spiun i grekut

      Ti nuk bën dot asgjë. E para u martove me lobin Grek, e dyta mbështete Trumpin dhe e treta mbështete Saliun. Këto janë mjaftueshëm të mos të mbështese njëri ty. Kush të futi ty në politikë? E pse e do t'i Shqipërinë më shumë se të tjerët?

      1. V
        Valentina

        Fiks/fare

      2. J
        Juliano

        Respekte z. Kokalsri. Vetëm ju ja keni thënë të vërtetën në sy berishës. Ai nuk largohet nga froni, vetëm se ka përreth disa frikacakë dhe militantë qorra dhe horra, duke mos ja bërë të ditur neverinë që po mer çdo ditë nga antarët dhe simpatizantët, që se kuptojnë qëndrimin e berishës në krye të partis dhe në fundin e politikës. Ai nuk e ka për turp se çfar akuzash ka për Metën, dhe bën kualicion me të, ai nuk e ka për turp që tradhton idealin dhe meritat demokratike të partisë, duke bërë kualicion me partinë gati të ndaluar si partia komuniste. Çfar duan më këta antarë apo simpatizantë, ku vetëm këto dy fakte e bëjnë të pabesueshëm këtë njeri. Njerëz që vërtet duan ta bëjnë partin deokratike, na duhen plot, ku do gjeni mbështetjen e një mase të madhe simpatizantësh. Respekte.

        1. A
          AI

          Kjo thjesht krijon pershtjellim e per ate pune eshte. E ben mire. Nga USA cdo beje kjo? Nese kjo mbledh ne nje salle me shume se 30 vete....

          1. s
            sopiqoti

            Kjo zonja Kokalari po na del ne sipefaqe te "llumit" si shpetimtare per te bere cudira qe si rezultat do e sjellin ne udheheqje te DJATHTEn qqe deri me sot e udheheq nje komunist i thekur nje fshatar nga Vicitoli.I urojme "suksese".

            1. H
              Himarioti

              Kjo, Kokalari, më ngjanë me një laraskë që endrron të bëhet shqiponjë.

              1. T
                Turpin me buke e han kjo !

                Zonje ngeleshe e nderuar nese nuk tenton ti Mashtroshe nje apo dy Qytetare te thjeshte . Shiko si mundesi te Jetoshe me ndere ,duke gjetur ndonje vend Pune si Pastruese,se sa per Politike je fundi i kazanit.

                1. T
                  Turpin me buke e han kjo !

                  Zonje ngeleshe e nderuar nese nuk tenton ti Mashtroshe nje apo dy Qytetare te thjeshte . Shiko si mundesi te Jetoshe me ndere ,duke gjetur ndonje vend Pune si Pastruese,se sa per Politike je fundi i kazanit.

                  1. s
                    shqip

                    Kjo është e sëmurë . Tani që ngeli pa Tra(m)pin dhe pa Saliun , vështirë e ka të kçk, kap ça t'kapësh. Kur përmend fjalën konservatore, e djathta me demek, aty e dhj*t fare . Këtu ka vetëm ca opingarë që u kthyen në hileqarë. Në vend të çorapeve të grisura veshën kravata e papion. Fakti që janë grumbulluar si grerezat në Shqup, vetëm sa e përforcon mendimin, në Shqipëri nuk ka të djathtë, aq më tepër konservatorë. Të "djathtën që filozofon kjo tra la la, nga 91 e këtej e kanë zaptuar spiunë dhe komunistë nga më të ndyrët. Nga Arbnori te Saliu, nga Topalli te Pashko, Nga Alizoti, te Paloka, e kështu me radhë. Një qelbesirllëk i pa parë . Nuk ja vlen të përmendet Mediu apo Ndoka, se të vjen të vjellët në fyt po ti quash konservatorë. Pasardhësit e të ashtuquajtura familje të mëdha, sot janë hibritizuar. Plus që bota e sotme nuk njeh më ideale. Për paratë këta martohen edhe me "jevgun".

                    1. B
                      Brockulla Evi !

                      S'je nga ato Pajdhra ti .

                      1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                        Le ta provoj një herë, mbase ja del në krye. Për entuziazmin që ka, vështirë se gjeni mashkull demokrat tja kaloi. Më duket më e aftë se Basha, Alibeaj, më e vendosur se Berisha. Mund ti duhen volutë por nuk është e korruptuar. Nuk humbisni gjë, le t'a provoj. Unë e uroj suksese, në rrugën e ëndrrave....

                        1. k
                          kot

                          Vetem mos e merr piçken me vete se nuk ta do njeri, lere ta hane zezaket e Amerikes.

                          Lini një Përgjigje