
Analisti Frrok Çupi, në një intervistë për “News Line “ në ABC News e cilësoi dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt nga posti i kryetarit të komanduar të PD-së si një akt pozitiv. Analisti tha se PD-së i duhet një ‘lavazh’ i tërë duke shtuar se lidershipi i vjetër të zëvendësohet me një brez më të ri.
“Dorëheqja është një akt pozitiv që duhet kryer. Madje edhe PD ka nevojë për një lavazh të madh gjë që vjen përmes dorëheqjeve, lëvizjeve dhe kthimit tek vlerat. Por që të jetë një dorëheqje, duhet të shkojë deri në fund sepse dorëheqja e njërit apo tjetrit nuk është se zgjidh një problem të madh.
Problemi nuk është i rastësishëm. Problemi në PD është 30 vjeçar dhe është shumë i thellë. Kështu që pas kësaj dorëheqjeje, PD nëse do të gjejë një forcë, duhet të mund të bëjë lavazhin e të tërës në mënyrë që të kemi një brez të ri në PD që t’i ketë harruar këta.”, u shpreh analisti.
I pyetur për një emër të mundshëm në krye të PD-së pas dorëheqjes së Alibeajt, analisti tha se demokratët duhet të pranojnë rikthimin e Lulzim Bashës.
“PD duhet të pranojë kthimin e Lulzim Bashës në krye të saj deri në një moment të dytë kur të jenë pjekur situatat për të mbledhur institucionin. Basha është ligjërisht në krye të PD por një pjesë e mirë e deputetëve dhe disa nga liderët kryesorë që të mund ta thërrasin, ta grishin, në kuptimin që të mund të krijojë situatë për një ide pro perëndimore në PD dhe për një dobi.
PD ka rastin që të bëhet e dobishme. Nëse do të ekzistojë ai grupin si parti legale, rruga më e drejtë me tërë defektet, mes njerëzve të gabuar, është Basha. Është njëri prej tyre por që ka një besim të konsoliduar prej Perëndimit,dhe ka kryer disa vepra poltiike që këta nuk i kanë kryer. Ka zgjedhje të humbura shumë por nëse do të bëjmë krahasime dhe të fillojmë të themi se ky njeri është më i mirë se tjetri, çështja nuk zgjidhet.”, tha analisti.
O Froķ , mô jep mënd se ßtihan as qent.
Eshtë i pari rast në historinë 32 vjeçare të kësaj partie që Berishës po i dilet ballas, hapur dhe në mënyrë të vërtetë, këtë e bënë gjatë këtij muaj zgjedhor Alibeaj dhe Bejko, si kundërshtarë të vërtetë të filozofisë së tij politike. Kanë qënë Ceka, Imami, Pollo, Shehu, Ruli e të tjerë si Ilir Metaj, që kanë zhvilluar seanca stërvitore "kundër" Berishës, por opozita e tyre kundër tij ka qënë e udhëhequr nën kujdesin atëror të vetë Berishës. Këtë mënyrë të bëri politikë, Berisha e mori të gatshme nga Shoku Ramiz, ai i krijoj PD dhe PS dhe i porositi t'a shajnë PPSH dhe sidomos atë vetë, për t'i hedhur hi syve popullit. Është ky shkaku që Berisha flaku sot realisht Alibeaj nga partia. Dhe për t'u hedhur hi syve demokratëve, tha me këtë rast se flakte edhe Bashën. Këtë e bënë me të vetmen arsye, që pjesa kundërshtuese të zgjedh Bashën përsëri kryetar, pra si një ndihmë ndaj tij. Kjo është mënyra e vetme sesi Berisha bënë politikë. Ata që Berisha nuk i ka parë dhe nuk i shikon dotë me sy janë të djathtët e vërtetë.
Frrok, nëse i lexon komentet për shkrimet e tua, lexoje me vëmendje këtë komentin e @Evisës. Me propozimin tënd, që të rikthehet Basha, më lë përshtypjen se të ka shteruar intelekti. Gjynah!
Kush te pyet ty o felliqesire mirdite qe te pallohej gruaja si lope dhe goca po ashtu
O Pork hallet dhe drejtimin e PD e oercakton anetaresia e saj dhe jo Frok ÇUPI, KY IDIOT QE LEH SAPO LALI ERI I HEDH NDONJE KOQE FIKU.
Cuperia eshte me Bashen...njeriu qe bashke me Berishen shkaterruan PD se Cupi eshte mesuar me monizem e ndihet mire...