Pse destabilizoi Sali Berishën dorëheqja e Alibeajt?!

18 Maj 2023, 19:10Politika TEMA

Pse destabilizoi Sali Berishën dorëheqja e Alibeajt?!

Nga Ylli Pata

Folën vetëm pak persona pas disfatës më të madhe politike që ndonjë politikan ka pësuar në këto 33 vjet në këtë 14 maj. Por nuk është se pati ndonjë valangë reagimesh për Sali Berishën. Larg qoftë për Ilir Metën, i cili duket si nje mish i huaj në konfiguracionin politik, pavarësisht se ka korrur këshilltarë me okë.

Zërat nga oborri berishjan për largimin e tij u trashën, më shumë si një argument për të mbytur atë që ka ndodhur realisht më 14 maj e që është ulëritëse; një zhvillim tredimensional politik. Në numër bashkish, në vota kombëtare e natyrisht në humbjen e bastioneve-kështjella.

Por akti më i rëndësishëm politik që ka trazuar ujërat në opozitë është dorëheqja e Enkelejd Alibeajt. Njeriut që mbajti fort për 2 vjet një strukturë politike nën breshëri, e cila e dërrmuar, me vetëm strukturat e saj ka marrë 100 mijë vota më 14 maj. Nëse do të nxirrte kandidatët e saj, këto vota do të shumëzoheshin me 10 për të paktën numrin e kandidatëve. Po tjetër mesele.

Largimi i Enkelejd Alibeajt, ka zhvendosur qendrën e gravitetit politik në opozitë, si nga foltorja, si nga PL-ja. Të gjithë tani i janë turrur “Partisë së Vulës”. E do Gazmend Bardhi, i cili kërkon të bëjë komandimin e të komanduarit, duke tentuar një puç të përmasave skandaloze. Madje thonë se ka projektuar Ervin Saljanin si kryetar të grupit parlamentar të PD-së.

Ndërkohë që ky i fundit, ka qenë një zyrtar politik i “Bashkimit për Fitore” më 14 maj, e vetë Gazmend Bardhi ka thyer hapur etikën e vijën e PD-së, duke bërë fushatë për Zef Hilën e BF-së në bashkinë Vau i Dejës, kur PD kishte kandidaten e saj.

Nëse ka njeri që duhet larguar me ceremony nga Partia Demokratike, është Gazmend Bardhi, por edhe të gjithë kolegët e koleget e tij që ndaluan PD-në që të garojë më 14 maj, për të mbështetur kandidatët e Sali Berishës e Ilir Metës. PD-ja, aq vota sa i mori, i mori pa Gaz Bardhin, pa Jorida Tabakun, pa Dhurata Çupin, e natyrisht pa Ervin Saljanjin që e kishte kundërshtar.

Por këto janë thjesht lëvizje të dëshpëruara, pasi të gjithë këto emra e dinë që janë jashtë PD-së prej kohësh. PD-në e ka në dorë dhe e ka ruajtur një trupë politikanësh territor siç janë kolegji i kryetarëve. Të cilëve ju ndalua nga partia e tyre që të kandidojnë në vendet ku ata operonin politikisht. Një absurd. Por në thelb ata rezistuan. Morën 100 mijë vota. Aq sa mori Ilir Meta me LSI-në e tij kur ishte president dhe pretendonte se kishte me vete “popullin e 2 marsit”.

Pas 14 majit, peshën e humbjes nuk e ka PD-ja zyrtare, sepse Bardhi, Salianji, Çupi e Tabaku me shokë, menduan që kështu do të ndihmonin për të ashtuquajturin “bashkim”. Natyrisht e kishin fjalën për “Bashkimin për Fitore”, i cili pësoi fjaskon olimpike. E sotnë vend që BF-ja të hynte në process katharsisi politik, këtë po e bën PD-ja, që në fakt e kishte paralajmëruar një manovër e tillë.

Duke u kthyer në një qendër nevralgjike e energjisë politike opozitare. Këtu pastaj luhet gjithçka sepse do të ketë patjetër një proces ku mund të hyjnë hijena e çakej, por gjithsesi aty Sali Berisha nuk hyn dot. E ndaj po tenton të bëhet factor me zor, alla shabanqose, kur askush nuk ja kërkon një gjë të tillë.

Sali Berisha prej majit 2021 nuk është relevant në opinionin ndërkombëtar, ka humbur më pas edhe legalitetin politik duke u endur prej dy vjetësh në kërkim të një vule, që ja ka dhënë me qira Ilir Meta, e sot ai nuk mundet dot që të kyçet në proceset politike reale. Natyrisht mund të dalë në konferenca, emisione e panele, të nxisë ankora televizive ta mbajnë me gajret, por në realitet nuk hyn dot në asnjë process qoftë parlamentar, qoftë ndërkombëtar.

Pas 14 majit, Sali Berisha nuk e ka këtë shans as duke u fshehur pas vulës së një kryetari bashkie, e as këshilltarësh bashkiakë, pasi ata i ka në dorë Ilir Meta. Berisha është sot, askushi politik në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Nuk e ka mundësinë të shtyjë një process. Ndaj është tmerruar nga dorëheqja e Alibeajt, pasi PD-ja do të kthehet në një qendër potenciale e një galvanizimit opozitar. A do t’ja dalë apo jo do ta vërtetojë koha, por ajo ka letrat e duhura dhe është nën monitorimin ndërkombëtar për ta bërë këtë. Berishës nuk ja vërshellen as Laçi e Mamurrasi. Votuan për Partinë Socialiste…

15 Komente

  1. T
    The truth

    Jo mor ylli partise jo, te ka destabilizuar ty doreheqja e Alibythes, prandaj ke marre penen dhe shkruan. Berisha dhe mbeshtetesit e tij e dinin qe Alibasha kaq e kishte misionin. Keshtu mos harxho kohen me alibeun po pyet Ramiun kush do te jete alibasha tjeter.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Non grata ,eshte kafshë idiote ,dhe i hapin rrugë të gjithë.Këto janë fatqesi që godasin popujt e prapambetur.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodrani

        Truth koqe!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrati vjetër

          Truth jo thjesht koqe , po koqe gomari !

          Përgjigjjuni
      2. R
        Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

        Fjalia e fundit thote shume.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fush Kuqe

          Per gjaline e fundit pyet njehere ate Prengen!

          Përgjigjjuni
        2. P
          Pilo Lala

          Levizja taktike e Alibeajt ishte levizje shah mat. PDja tani thote ne duam te bashkohemi, por para se te bashkohemi le te gjejme fajtoret per humbjen e zgjedhjeve. Ne e gjetem tonin,ishte Alibeaj, dhe e hoqem. Tani pala tjeterte gjej fajtorin, ta ndjeki, vetem ne kete menyre mund te ulemi. Keto i kupton Sali Berisha, prandaj eshte bere ujk, nuk e priste kete levizje me te ngecur te PD. Ne kete moment me shume se kushdo, e ka fjalen Media, ata duhet rte thone qarte fjalen, te bojkotojne Sali Berishen, ti kerkojne ne cdo moment dorheqjen, te iki nga politika. Them qe Media mund te detyroj Saliun, sepse baza e PD ka mbaruar, nuk ka fuqi te heqi as shoferin e Saliut. Do e beje Media kete gje?

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ilirjan

            Kanceri eshte shume i veshtire te pastrohet, por duhet durim dhe vendosmeri.Alibeaj hapi rrugen... Bravo! Tani, te tjeret qe mblodhen ato 100 mije vota, te qendrojne fort dhe mbi te gjitha, te mbajne larg tentakulat e kancerit si salianjet tabaket e bardhet e zinj, gjithe PLEHRAT qe do te perpiqen te marin ne dore pjesen e shendoshe te mbetur te PD. Shqiperia ka nevoje per nje opozite te shendetshme, Demokracia po pastrohet nga keto PLEHRA, qe qellim te vetem kane vetem interesat MESKINE antikombetare.

            Përgjigjjuni
            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

              PD humbi vulën, tani e ka rradhën të largohet kryetari pa vulë . Ai nuk largohet,ndjen se rreth vetes ka "besnikët" që japin dhe jetën për të. E djathta e re nuk krijohet nga njerëz të cilët kanë dështuar. PD nuk ka kurajon të zbatojë as rrugën e krijuesit të saj,Ramis Alisë. Dorëheqja e R.Alisë solli në skenë Fatos Nano,i cili i hapi rrugën Edi Ramës, por ata që dhanë dorëheqjen nuk bënë sikur e dhanë. Demokrati Berisha e shikon PD si Titanikun, por kokëfortësia e tij do përfundojë në gomone. Në qoftë se dëshiron të forcojë PD, duhet të largohet, mësimet e tij nuk kanë vlerë.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arbër

                E pati dhënë dorëheqjen edhe Basha, por saliqenit as ia ndjeu. Edhe sikur të dorëhiqen të gjithë, Bashë pas Bashe, ai nuk lëviz. E para, se edhe për 2013-ën është penduar që e dha. E dyta, nuk eshte ne stilin e tij të zbresë nga kali, siç ka thënë Namik Hoti. E treta, nuk ka çfarë të humbasë më shumë edhe sikurse të rrijë. E katërta, edhe ashtu siç është- në krye të një batalioni të shpartalluar foltoristësh, prapëseprapë e sheh veten më të mbrojtur nga pasojat e statusit "non-grata". Kjo është analiza, Ylli.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Buda

                  Legjendari Sali Berisha eshte perfaqesues i popullit shqiptar ne Kuvendin e Shqiperise. Me nje votim 3/4 e deputeteve ia heqin mandatin e deputetit, por Perbindeshi i Vicidolit i duhet Edi Ramsit per te larguar shpirterat e keqinj nga froni i Mbretit te Albanistanit.  

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    astrit

                    Kot harxhoni kohen me Berishen, ai eshte i vdekur politikisht, lereni te lengoje ne shtratin e tij mes turpit e katastrofes elektorale

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Trimi

                      Berisha dhe meta po tallin bythen me popullin shqiptar për të mbrojtur bythen dhe familjet e tyre.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Moli

                        Gaz Bardhi eshte si nje here e nje kohe Tritan Shehu ,po pa preshin ne goje se akom nuk i ka ardhur momenti!Te dy jane e njejta specje qe verteton se te gjithe PD-istat jane rrypa por jo te gjithe jane ne PD se ka edhe tek BF.Kjo partiçke e lindur me vrasjet e 2 Prillit duhej ta kishte mbyllur ciklin qysh ne 21 Janar 2011 por fale "fabrikes qe e prodhoi" vazhdon e zhgaravitet ende rrugeve te demokracise si prostitute qe kerkon klientin e radhes.Ja pra perse Gaz Badhi kerkon Elvis Salinjanin nje "shko q...u tjeter!

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Patoku

                          Gjithmone bythmbrapsht e sheh realitetin moj Pate! Ai Alibea destabilizoi vetem Edi Ramen qe u perpoq aq fort ta mbante ashtu me Vule PD ne qafe deri ne keto zgjedhje, Kaq,...shko tani e rrefejua eshte shoqeve.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje