Lëreni mënjanë refrenin "na vodhën dhe na blenë votat”, keni dalë më keq se në ’97-n

18 Maj 2023, 17:23Politika TEMA

Lëreni mënjanë refrenin "na vodhën dhe na blenë

Nga Endri Tafani

Është hera e 6 rresht që opozita po humb përplasjen elektorale me PS duke u tkurrur në vota e perfaqsim politik.

Në këto zgjedhje opozita nuk ka asnjë Bashki të fituar me shumicë të këshilltarëve. Asnjë. Të gjithë këshillat bashkiakë zotërohen nga PS+PSD.  

Ne këto zgjedhje opozita kam marrë numrin minimal historik të votave, shumë më pak vota edhe sesa zgjedhjet skandaloze të 1997.

Lërini mënjanë refrenin shumëvjeçar  "na vodhën apo na blenë votat". E kuptoni qe është rezultati shumë më skandaloz sesa 1997 ku nga urrejtja për ngjarjet e 1997 realisht  komisioneret e PD nuk lejoheshin të merrnin pjesë në gjysmat e komisioneve në Shqipëri apo masakroheshin nëpër qendra votimi dhe policia mbushte kutitë për PS. Nuk ka të krahasuar me atë masakër.

E pra në numra në 2023 opozita është shumë më keq se atëherë.

A do e adresojë njeri si problem apo jo? Deri tani duket sikur jo.

Në fakt në Shqipëri ka patur e do ketë gjithmonë njerëz që janë rreshtuar në opozitë, por jashtë partive politike dhe u bënë vite që këta njerëz shohin probleme tek opozita dhe e kanë shprehur hapur.

Kjo kritikë në shumicën e kohës nuk ishte personale dhe as për ambicje pushteti pasi këta njerëz nuk synonin pushtet, por ishte thjesht një shqetësim pasi po shikohej si po rreshqisnin gjërat.

Po kjo kritike nuk u ka interesuar drejtuesve të opozitës, sepse i binte që të ndryshonin gjërat brenda saj duke humbur pushtet persona, pasi ne atë mënyrë ishin mësuar të drejtonin partite e të ruanin karrigen e tyre.

Në të njëjtën kohë kjo kritike nuk u pëlqente militantëve të opozitës të mësuar më idenë totalitare që Lideri ynë ka gjithmonë të drejtë e kush flet kundër është armik, agjent, i shitur etj.

E nga ky kombinim alla shqiptarçe lider-militant doli shprehja "Mos i bëni opozitë opozitës".

Në vend të kuptohej që ekzistonin probleme dhe dikush po ta vinte në dukje që ta përmirësoje, zgjidhej që të sulmoheshin ata që i tregonin këto probleme.

Për fat të keq jemi akoma në atë fazë. Nuk duket të ketë shpresë që drejtuesit e opozitës te adresojnë problemet. Ka më shumë mundësi që të jene militantët e lodhur tashmë ata që do hapin sytë të parët e të kuptojnë mashtrimin që u është bërë nga liderët e opozitës gjithë këto vite duke shpërdoruar e përdhunuar mirëbesimin e tyre.

Të shohim.

8 Komente

  1. "
    "Socialdemokracia" e KoDosheve

    Natyrisht sepse ne 1997 rraca e Tom Dosheve kullosnin dhi e nuk blenin vota...as nuk drejtonin parti Socialdemokrate!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Gazetaret qe shkruajne ketu tek tema, jane te gjithe nejri me hajvan se tjetri. Ky Tafani ju thote " keni dale me keq se ne 1997" !!?? hahahahha Hajde hajvan hajde ! Po normal qe do dilnin se ne 1997 -en, PD-ja kishte komisionere ne disa zona , ndaj nuk ja mernin do te gjitha votat. Ndersa kesaj radhe PD-nuk kishte asnje komisioner ne numerimet e Votave , keshtu qe normal qe do dlite keq fare, se ato vota i numeronin "patronazhistet" e Rama hajdutit . Keshtu qe vota do vidhej , ajo nuk diskutohej . Nuk e kupton dot kaq gje te thjehste o hajvan Tafan, apo nuk ta pelqen mideja te verteten ? Krijese e shpifur .

      Përgjigjjuni
    2. E
      Evisa

      Eshtë i pari rast në historinë 32 vjeçare të kësaj partie që Berishës po i dilet ballas, hapur dhe në mënyrë të vërtetë, këtë e bënë gjatë këtij muaj zgjedhor Alibeaj dhe Bejko, si kundërshtarë të vërtetë të filozofisë së tij politike. Kanë qënë Ceka, Imami, Pollo, Shehu, Ruli e të tjerë si Ilir Metaj, që kanë zhvilluar seanca stërvitore "kundër" Berishës, por opozita e tyre kundër tij ka qënë e udhëhequr nën kujdesin atëror të vetë Berishës. Këtë mënyrë të bëri politikë, Berisha e mori të gatshme nga Shoku Ramiz, ai i krijoj PD dhe PS dhe i porositi t'a shajnë PPSH dhe sidomos atë vetë, për t'i hedhur hi syve popullit. Është ky shkaku që Berisha flaku sot realisht Alibeaj nga partia. Dhe për t'u hedhur hi syve demokratëve, tha me këtë rast se flakte edhe Bashën. Këtë e bënë me të vetmen arsye, që pjesa kundërshtuese të zgjedh Bashën përsëri kryetar, pra si një ndihmë ndaj tij. Kjo është mënyra e vetme sesi Berisha bënë politikë. Ata që Berisha nuk i ka parë dhe nuk i shikon ditë me sy janë të djathtët e vërtetë.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tanguli

        Nuk eshte Refren Eshte e vertete,por nuk eshte ky problemi se dihet shume mire qe u hodhen thaset me €,problemi qendron se ska me shprese per njerzit biznesin Po shuhet gjithcka Eshte ngritur me munde keto 30 vite.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dani USA

          Grupi i qylaxhinjve me ne krye fatkeqsin e Kombit Sali vucici nuk kane fituar as nje here pervec se ne 1992 dhe mbas 92 populli ja vuri qeleshen si e meritonin po cti besh konjukturave politike qe ua dhane pushtetin me 2005 dhe ai coi amanetin deri ne funde te vucicit.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Turp e faqja e zezë o fundërrinë autor i shkrimit, kriminel dhe debil. Pse nuk e krahason me maj 1996 por gjen tamam 97 kur nuk kishte shtet se e shkatëërroi saliu yt dhe as që ka ndodhur siç thua ti. Kë gënjen ti more plehrë a thua se është larg 96 dhe nuk e mbajmë mend ne??!! Po çdo shqiptar mbi 45 vjeç sot ka qenë dëshmitar okular i vjedhjeve të kutive. Ju ra damllaja kur humbët referendumin dhe shpikët vjedhjen dhe grabitjen. 14 maji 2023 ishte hakmarrje e popullit kundër llumit pisanjos të këtij vendi. Ulëriti populli KURRË MË PRAPA, VETËM PËRPARA

            Përgjigjjuni
            1. P
              Piperi

              O zoti "dakord" vizitohu te ndonje doktor se do marresh ne qafe familjen.

              Përgjigjjuni
            2. a
              alphazeta

              Po të mos ankohen se i "vodhën" duhet të largohen nga politika! Gjë kjo e paimagjinueshme. Më mirë vrasin veten se të largohen nga privilegjet, lluksi dhe mbi të gjitha nga mundësia që mund tu vihen prangat nëse nuk janë më kërkushi!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje