
Indrit Sefa, sekretari ligjor në PD tha se sot paradite ka pasur takim mes Gazmend Bardhit e Jorida Tabakut si nënkryetare e PD dhe kjo e fundit do të mbajë detyrën e nënkryetares së komanduar deri në zgjedhjet e reja që do të bëhen në PD, të cilat sipas Sefës do të zhvillohen shumë shpejt.
“Shumë shpejt do të kemi një mbledhje kryesie dhe do të vendosim që të mblidhet struktura për zgjedhjen e kryetarit të ri. Nuk kemi asnjë minutë kohë për të humbur” tha Sefa.
Ai bëri një thirrje publike për të gjithë ata që u bashkuan me koalicionin Bashkë Fitojmë dhe dolën në zgjedhje me emrin e Ilir Metës.
“Duhet të kthehen, nuk kanë asnjë arsye të mos vijnë në Partinë e tyre. Eshtë detyra jonë të bëjmë një proces të rregullt të pakontestuar. Çfarë e pengon Igli Carën apo Belind Këllicin të vijnë tek partia e tyre dhe të kandidojnë për postin e kryetarit me një proces të rregullt votimi brenda shtëpisë sonë.
Duhet ta bëjmë patjetër. Të gjithë të garojnë. Kushti i vetëm është që kandidati për kryetar të mos jetë i dizenjuar nga SHBA e BE si nongrata” tha Sefa duke lënë të kuptohet se nuk do të pranohet asnjëhere kandidimi i Berishës për kryetar.
E ndërkaq, ndërsa pyetet për rikthimin e Lulzim Bashës, Sefa tha se edhe Basha nëse e sheh të udhës mund të kandidojë për kryetar të PD e do të duhet të hyjë në votim.
“Bashkimi bëhet përmes zgjedhjeve. Nëse ka një njeri konsensual dhe të gjithë të mirëproitur nga palët secili të fitojë dhe të kandidojë. Nuk do presim asnjë minutë, do ketë shumë shpejt një mbledhje kryesie. Kontaktet e demokratëve që u strehuan te Ilir Meta jo për faj të tyre dhe do të marrim hapa konkrete për ti ftuar ata për një proces zgjedhor” tha Sefa.
Nuk na bëni të qartë, si mund të kthehen në PD Paloka, Noka, e kompani, këpucëfshirsit e Berishës? Akoma nuk e ditkeni ju se Berisha, ashtu si Enver Hoxha dikur, ka ndërtuar një rrjet agjenturor të fshehtë në gjithë Shqipërinë (qytetarët dixhital)? Pse vërtetë ju gënjen mëndja se me veprime të tilla prej mballomaxhinjësh do rindërtoni PD? Apo ju gënjen mëndja se do ju shqitet Berisha me afijet e tij? Ka vetëm një rrugë që PD të ringrihet, ajo mund të vijë vetëm mbi bazën e qëndrimeve si ato të Alibeajt dhe Roland Bejkos, çdo rrugë tjetër ka për t'ju çuar vetëm në këtë rezultat që korrët në këto zgjedhje.
Ju lutem shume, po shume ama, ju kam rixha, aman ore se mos harroni ti thoni dhe atij Edi Palokes. Po ai eshte strategu, ai eshte.... une nuk e di cfar eshte ai. Dhe ate Blushin, e pastaj, pastaj e keni fitoren ne xhep.
Zoti Sefa, Sa të paguan ambasada e Izraelit
Ky Sefa sa rob i trashe ti thuash gomar e ofendon kete te fundit si kafshe pune qe u sherben njerezve, eshte koplet koqe kandari, sipas tij shumica duhet t'i neshtrohet dhe bashkohet pakices. Partia e skulptures prej dylli e Bejkos koke-Duces qe doli i katerti ne Tirane.