Dështimi i opozitës më 14 maj, Ylli Manjani: Duhen marrë përgjegjësi dhe jo gjetur fajtorë

18 Maj 2023, 11:37Politika TEMA

Dështimi i opozitës më 14 maj, Ylli Manjani: Duhen marrë

Ylli Manjani ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve më 14 maj, ku opozita ka pësuar humbje të thellë.

Me anë të një reagimi në ''Facebook'', Manjani shkruan se duhen marrë përgjegjësi, teksa shton se opozita zyrtare me apo pa vulë, me emër të ri apo të vjetër, ka humbur lidhjen me popullin e vet. 

Shkrimi i Manjanit: 

Kur them se në Shqipëri ka pllakosur komunizmi, nuk përjashtoj aspak opozitën politike nga përgjegjësia.  E përsësis përgjegjësia dhe jo faji.

Prit një minutë, se dua të hap një kllapë të madhe këtu.

(Përshkak të qasjes kritike që kam kur mendoj, jam opozitar me qeverinë. 

Natyrshëm, kam mbështetur dhe mbështes çdo opozitë politike në vend, sepse opozita si individ nuk mjafton.

Kam mbështetur Lulin, megjithëse ai u kujdes më shumë të fshihte se banon në një vilë "oligarkësh" sesa të na bindte që do qeveriste vendin.

Kam mbështetur Ilirin, megjithse ishte presidenti më keqkuotuar në publik. Por hajt më, ngriti disa kauza publike, të cilat fjala vjen Bajram Begaj as që guxon ti mendojë.

Mbështeta edhe Monikën, pavarësisht lojrave pas krahëve apo goditjeve poshtë brezit që u bëri kontribuesve.

Të gjitha këto i kam bërë sepse jam opozitar, jo se opozita ishte më e mira).

Mirëpo e vërteta duhet parë në sy sado e hidhur të jetë. Dhe e vërteta  është se opozita zyrtare, me apo pa vulë, me emër të ri apo të vjetër, ka humbur lidhjen me popullin e vet.

Zaten një opozitë që nuk e di se ku ka votuesit e saj, ska se si të dijë hallet e popullit në tërësi.

Fakt është se që prej 2017-ës populli ka reaguar duke rrëshqitur gjithnjë e më thellë në monizëm dhe nënshtrim ndaj narkoshtetit.

Shihni me vemendje se çfarë del nga komunikimi publik i opozitës me publikun ndër vite:

1. Kush bën bisnes të suksesshëm quhet oligark.

2. Profesionistët dhe shtresa e mesme është e korruptuar.

3. Pronarët janë kulakë.

4. Të përndjekurit bashkëpuntorë të sigurimit.

5. Zyrtarët publike të kriminalizuar.

Me mufka të rënda si këto opozita madje ka sugjeruar hapur që të gjithë të prezumohen mafiozë, deri sa të kalojnë një veting diku.

Tmerr! Komunizëm bolshevik fare.

Tani, a mund të na thotë dikush se me cilin grupim social e ka mirë opozita e këtyre viteve?

Pse një i ri që i dëgjon këto gjëra duhet të ndjekë opozitën?!

Pse një sipërmarrës apo profesionist i lirë duhet të ndjekë e votojë opozitën?!

Po një i varfër pse duhet ta bëjë?!

Pse një punëtor apo zanatçi duhet të votojë opozitën, e cila i kërcënon pronarin me burg?!

Pse një pronar duhet të jetë me opozitën, kur përgojohet përse ka prona?

Përse një qytetar i thjeshtë që banon në vilë apo pallat modern duhet të ndjekë opozitën, i cila vilen e konsideron krim dhe kullën produkt droge?!

Ej, po u bë vite kështu.

Dhe ja ku vijmë tek rezultati:

monizëm absolut.

Unë prap po them se nuk na ndihmon gjetja e fajtorit, por njohja e gjendjes, njohja e Shqipërisë dhe komunikimi i duhur me shqiptarët.

E përsëris, jam për marrje përgjegjësish dhe jo gjetje fajtorësh.  Nëse duam faj e fajtorë nuk dalim dot nga monizmi ku jemi zhytur.

Të marrësh përgjegjësi do të thotë bëje dhe ti opozitën tënde. Bëje më të mirë se kjo që është.

 Llogjika që "fajin e ka kjo që është" nuk na çon më askund.

As llogjika ik ti të vijë një tjetër nuk shkon.

Punët e demokracisë bëhen me pjesmarrje dhe jo si spektator.

Sa më takon bëj opozitën time, si gjithmonë. Nuk synoj më të ndryshoj opozitën e askujt.

Kështu e shoh këtë punë.

11 Komente

  1. E
    E verteta

    Opozita fale teknologjise nuk i vjedh me dot votat si ne te shkuaren,asnjehehe nuk ka fituar drejtesisht,e pohuar kjo nga vete komisioneret e tyre ne menyre kofidenciale

    Përgjigjjuni
    1. M
      Murgu

      Më në fund fole mbarë dhe kjo të nderon. "Ja the,po kujt ja the",ata vetëm në një vrimë do i bijen fyellit, "Berisha,s'ka perëndi tjetër,me atë deri në varr".

      Përgjigjjuni
      1. Tuti

        Sot për herë të parë u kënaqa me shkrimin tënd se herë të tjera i bojshe si Qeroska jote

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mendje fasule .

          hahahahhaha edhe ky na ishte mangut ta Lexojme !

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mendje fasule .

            hahahahhaha edhe ky na ishte mangut ta Lexojme !

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nari

              Nuk eshte aspak e vertete qe ti na paske shpirt opozitari !!! Zotrote behesh opozitar vetem vetem atehere kur nuk te ofrohet nje post i larte si minister ose minimumi zv/min ! Po ta tregoj kete me fakte.Ne 2009 kanidove per deputet ne radhet e PS dhe meqenese nuk u bere dot deputet nuk qendrove tek Rama,por kalove tek Meta,i cili u fut ne qeverine e Sales ( 2009-2013 ) dhe zotrote u bere zv/min i ekonomise.Ne qeverine e Rames 2013-2017 ishe zv/min dhe me vone minister i drejtesise dhe u bere opozitar kur te hoqen nga posti

              Përgjigjjuni
              1. 1
                1

                Shum ke shkruar pa nxjer konkluzion.Thelbi eshte:Te largohet Sali Berisha dhe te riformohet PD me njerez te rinj,mendesi te reja,ndryshe dhe ne 2025 keto justifikime do degjojme

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ari

                  Me ne fund, fole si burre i pjekur ????????

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    EMIGRANTI

                    pule fshati me jufka mqs je Dibron, pirdh o majon.

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jimi

                      Po ku je o Ydhi se na mori madhi ! Po shum je vonuar mor djale, po ku jeshe, se tere keto kohe qe na ke munguar, ke pare ti qe nuk na hynte as'gje ne sy, na dukej vatani fare i xbrazur !?

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Noci

                        Nje shkrim i mire qe mund te quhet receta e momentitper te semurin qe ne kete rast nuk eshte nje por nje grup qe nuk desheron te shkrihet por epidemike e tij do qe t'ia leje shume te tjereve .Nuk ka vjedhje votash,blerjet nuk jane ne mase,por jane nga vete opozita,nuk presion mbi njerezit ne votim kemi votuar lirisht,sherret e pakta qe kane ndodhur ne ndonje qender votimi pergjithesisht jane shkaktuar nga opozita se e kane vene re qe heret se nuk po i votojne,numërimi ka kaluar pa incidente.Çfare duhet tjeter per t'u quajtur zgjedhje normale apo duhet t'i rikthehemi te kaluares se ketyre qe sot bertasin kur ne vjedhjen e votave merrte pjesë policia,SHIK u,bandat qe delnin ne rruge e nderronin kutite,rriheshin numëruesit e opozites.Nuk harrohet manipulimi i Metes qe nga fshati Dushk nxori 6 deputete.Sot kujtojnë se njerezit i kane harruar dhe po nuk hapen rruge me keq do shkoje opozita ,Keta me veprimin e tyre po e sjellin monizmin,ç'faj ka Rama,ai eshte ne rregull po merr dhurata

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje